Hetimi ndërkombëtar për ‘CEZ’/ Ja loja që bëri Meta sot në Parlament
Deputeti demokrat Kastriot Islami, ka hedhur ‘dritë’ lidhur ...
Në Shtetet e Bashkuara po zhvillon këtë javë punimet vjetore Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në sesionin e saj të 70-të, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga vende të ndryshme të botës. Në këtë kuadër, në Nju Jork janë duke u mbajtur një sërë konferencash dhe takimesh, ku udhëheqësit botërorë kanë rastin të flasin publikisht apo të bisedojnë me njëri tjetrin për çështjet më shqetësuese me të cilat përballet bota dhe vendet në veçanti. Me delegacionin e Shqipërisë, i cili kryesohet nga kryeministri i vendit, zoti Edi Rama, është edhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili dha një intervistë nga Nju Jorku për programin ?Ditarin?.
Zëri i Amerikës: Zoti Ministër mbrëmë ju morët pjesë në darkën zyrtare që Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry shtroi për homologët e vendeve anëtare të Natos. Cilat ishin tema kryesore që u trajtuan gjatë mbrëmjes, cilat janë sfidat që shqetësojne sot Aleancën?
Ditmir Bushati: Darka transatlantike e shturuar nga Sekretari i shtetit është një traditë e përvitshme dhe një mundësi e shkëlqyer për të këmbyer pikëpamje rreth zhvillimeve më të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë. Natyrisht, darka e mbrëmshme ka qenë më tepër e fokusuar tek çështjet që kanë të bëjnë me ekstremizmin e dhunshëm, me pasojat që po sjell për situatën jo thjesht në Mesdheun e Jugut dhe Lindjen e Mesme, por edhe me valët e refugjatëve në Mesdhe, mbi konceptin e lëkundur të sigurisë përsa i përket kontinentit europian dhe mbi përgjigjen që duhet të vijë në mënyrë prioritare nga të gjithë aleatët e familjes transatlantike. Natyrisht, në dallim me vjet, kur të gjitha vendet tona ishin të fokusuar tek lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizimit të dhunshëm dhe përpjekjet në terren, shohim që ka një eksportim të presionit nga vetë grupet terroriste nga brenda Lindjes së Mesme, për në Mesdhe dhe për në Europë, dhe frika për një infiltrim të mundshëm të elementeve terroriste përmes valëve migratore. Nga njëra anë nevojitet një përgjigje solidare, koherente dhe e fortë përsa i përket valëve migratore dhe nga ana tjetër, do të duhet që të vazhdojë lufta për përballimin e ekstremizmit të dhunshëm, sikundër të intesifikohen edhe programet e karakterit edukativ dhe kulturor që promovojnë një bashkëjetesë më të mirë fetare, në mënyrë më harmonike dhe një ballafaqim dhe dialog ndërmjet civilizimeve të ndryshme
Zëri i Amerikës: Zoti Bushati, ju përmendët se një nga temat që diskutuat mbrëmë në takimin transatlantik, çështje shqetësuese sot në Europë, ishte kriza e emigrantëve që vijnë nga zonat e konflikteve. Shqipëria nuk ka qenë një territor i shfrytëzuar për kalimin e emigrantëve, por nuk përjashtohet mundësia që ajo të përfshihet, sidomos me afrimin e dimrit, që do ta vështirësonte kalimin nga rrugët që po ndjekin sot emigrantët drejt Europës Perëndimore. Sa është i përgatitur vendi për një skenar të tillë të mundshëm?
Ditmir Bushati: Natyrisht, ne jemi një vend me kapacitete të kufizuara, por jemi përgatitur për të gjitha skenaret, në bashkëpunim edhe me organizata ndërkombëtare të specializuara në këtë fushë, sepse siç e thatë ju me të drejtë, mund të ekzistojë një propabilitet, që me afrimin e dimrit, të kemi një ndryshim të kanaleve, apo të rrugëve migratore. Javën e ardhshme ne do të mblidhemi: vendet e BE-së dhe vendet kandidate në nivel minstrash të jashtëm dhe të punëve të brendshme, për të diskutuar në Luksemburg dhe për të patur një përqasje edhe më të qartë ndaj këtij fenomeni, për mënyrën se si do të bashkëpunojnë vendet me njëri tjetrin në këtë drejtim; siç shihet, kjo do të jetë një krizë afatgjatë, përsa kohë që rrënjët e kësaj krize nuk janë adresuar ende plotësisht dhe përsa kohë ka zhvillime të përditshme në terren, siç ishte edhe ndërhyrja e papritur e Rusisë në Siri.
Zëri i Amerikës: Zoti Ministër, ju keni patur takime të shumta dypalëshe. A ka qenë kjo një mundësi që Shqipëria të lobojë për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Unesco, duke qenë se ajo e ka paraqitur zyrtraisht kërkesën. Serbia e ka kundërshtuar këtë kërkesë. A jeni ju optimist për një rezultat pozitiv në këtë aspekt?
Ditmir Bushati: Po, gjeografia e takimeve të mija politike këtu, e takimeve të kryeministrit këtu, ka qenë në përputhje me këtë prioritet që ne i kemi vendosur vetes, në bashkëpunim të ngushtë me palën kosovare dhe në një harmoni të plotë me partnerët tanë kryesorë ndërkombëtarë. Ne jemi besimplotë që prova e parë në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s do të kalohet me sukses, për ta transferuar më pas betejën në Asamblenë e Përgjithshme, që do të kenë një vendim në nëntor në lidhje me aplikimin që ka bërë Shqipëria për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizëm. Është një mesazh i rëndësishëm anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, edhe në përputhje me prioritetet e politikës sonë të jashtme, por edhe në përputhje me prioritetet që Aleanca e vendeve që janë pjesë e familjes transatlantike ka këtë kohë, për promovimin e vlerave të bashkëjetesës fetare dhe për promovimin e vlerave që kanë të bëjnë me një njohje më të mirë të kulturave të vendeve dhe të kombeve të ndryshme; anëtarësimi i Kosovës në UNESCO pikërisht do të merrte një vlerë pozitive në këtë drejtim. Nuk është një betejë e lehtë, do të themi, por besojmë, se do të jetë një betejë që do të mund ta fitojmë.
Zëri i Amerikës: Zoti Bushati, kryeministri Edi Rama pati këto ditë në New York, një takim me kryeministrin grek Tsipras. Takimi i parë mes tyre. Si do t?i karakterizonit marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë, duke patur parasysh një sërë çështjesh që kanë mbetur pezull mes të dy vendeve, si marrëveshja për kufijtë detarë, apo ekzistenca e ligjit të luftës nga ana e Greqisë, për heqjen e të cilit Tirana këmbëngul prej vitesh?
Ditmir Bushati: Në radhë të parë duhet të them se ishte një takim i frytshëm, një takim njohës dhe u zhvillua në frymën e mirëkuptimit dhe besojmë që shtron mundësinë për një kontakt edhe më të thelluar në nivelin e dy kryeministrave, që është mjaft i domosdoshëm për të adresuar njërën prej çështjeve që ju sapo renditët. Marrëdhëniet mes Shqopërisë dhe Greqisë do t?i konsideroja të mira, por jo aty ku ne do të dëshironim që këto marrëdhënie të ishin. Besoj që është edhe një shqetësim i palës greke për të identifikuar rrugët që do të përmirësonin edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona. Janë këto çështje që ju përmendët, por ka patur edhe zhvillime pozitive gjatë kësaj periudhe, siç ishte adresimi i çështjes së toponimeve, riaktivizimi i komiteteve të përbashkëta; le të mos harrojmë, që gjatë presidencës greke të BE-së Shqipëria mori statusin e vendit kandidat. Ne e dimë shumë mirë, që me Traktatin e Lisbonës roli i presidencave është kufizuar, por gjithmonë e kemi thënë që kishte një vlerë simbolike në rastin e Shqipërisë dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në këtë drejtim.
Zëri i Amerikës: Zoti Bushati, faleminderit për intervistën.
Deputeti demokrat Kastriot Islami, ka hedhur ‘dritë’ lidhur ...
Një arkeolog që ka kërkuar për një varr të lashtë grek të ko...
Kur më se dhjetë vjet më parë skena politike dominohej nga d...
Forca të shumta policie kanë mbërritur pranë ‘Lulishtes 1 Ma...
Një person ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Korçë, pas...
Drejtuesi i emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu ka deklaruar ...
Policia ka bërë me dije se në ngjarjen e rëndë ndodhur këtë ...
Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho ka de...
Të shtënat me armë zjarri i kanë marrë jetën dy personave mb...
Kastriot Ismailaj, administrator i kompanisë DIA, është tran...
Prokurorët në Austri dyshojnë se Dietmar Aluta-Oltyan, figur...
Djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar lidhur me...
1. I dashur abi (vëlla) Edi! Kur do të ikja nga Tirana më kë...
Një ditë pas publikimit të fotove të marra nga një video int...
Klodian TOMORRIInteresi i përbërë- tha dikur Albert Ajnshtaj...
Prokuroria e Tiranës, ka dërguar në Gjykatë, ish Ministrin e...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar doganat që reali...
Avokati i Popullit, Igli Totozani në një konferencë për medi...
Një debat banal ka ndodhur në seancën e sotme plenare mes ...
Policia e Tiranë ka nisur një aksion kundër taksive të palic...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...