Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Kur më se dhjetë vjet më parë skena politike dominohej nga dy partitë e mëdha, gjithë shoqëria civile, mediat dhe besohet.,,,? edhe ndërkombëtarët, kërkonin lindjen e një partie e cila do të rrëzonte monopolin e zotërueseve të skenës politike shqiptare, PD dhe PS. Jo se mungonin tentativat, por asnjëra prej tyre nuk kishte rrezikuar direkt pushtetin, dhe të gjitha përfundonin në satelite të partive të mëdha. Kur Ilir Meta preu urat me Fatos Nanon dhe ky e përjashtoi nga gjithë forumet, pakkush besonte në një ndërmarrje të ngjashme të Metës. Por edhe nëse do të ndërmerrej ndonjë aksion, ngjante e pamundur se do realizohej një finale me sukses. Sheshi i politikës ishte i mbushur me skelete partish. Me siguri edhe Ilir Meta do ketë pasur dilema të mëdha. Ndoshta më shumë inati se besimi e ka shtyrë në aksionin e tij, kur hodhi hapin që kishin hedhur shumë të tjerë.
Në vitin e fundit të qeverisjes së Fatos Nanos, lësëistët ishin gjahu i preferuar i mazhorancës së atëhershme. Në zgjedhjet e 2005-ës, pak për fat, pak për inerci të imazhit të tij si njeri i fortë, pak për shkak të kualiteteve të kandidatëve dhe të sistemit zgjedhor të kohës, ia doli të fuste një grusht deputetësh. Por pa mundur të bëhet lojtar kyç i sistemit. Prania e grupit të tij në radhët e deputetëve, më shumë ishte një kolorit shtesë i parlamentit, se faktor vendimtar. Greva e urisë e tij, që lidhej me ndryshimet kushtetuese dhe Kodin e ri Zgjedhor që paralajmëronte me shumë gjasa zhdukjen e forcës së tij nga skena, kaluan nën vështrimin e pandjenjë të demokratëve dhe socialistëve. Me siguri, ditën që doli nga greva e urisë, të gjithë shikonin një figurë të vdekur politike që ecte drejt derës së daljes nga parlamenti. Pak aktivistë të pavarur, shoqëri civile, njerëz mediatikë që kishin aspiruar një pol të tretë si kundërpeshë e arrogancës së dy partive të mëdha e qanë, më pak e përkrahën dhe pak, fare pak, një grusht besnikësh i shkuan mbrapa. Fati ishte treguar sa dorëlëshuar aq edhe i pamëshirshëm me të. Ish-fëmija i përkëdhelur i të majtëve, kryeministri në moshën më të re në historinë e vendit, sapo kishte dalë nga rryma, e kishin shkelur me këmbë. Foshnja e sapolindur, partia e tij, në vend se të gjente mirëkuptim, e hodhën në lumë, ku fati e kishte nxjerrë në breg, dhe po përpiqeshin t?i ndërsenin egërsirat ta shqyenin.
Ilir Meta asokohe nuk njihej për person sensibël dhe as si naiv në politikë. Por me siguri, ajo ditë kur doli nga salla e parlamentit do t?i ketë zhdukur iluzionin e fundit se me idealizëm mund të mbijetosh në një xhungël pa rregulla si politika shqiptare, se idealistët, media dhe shoqëria civile ishin një treg shumë i vogël dhe i korruptuar që të shisnin pa dhimbje.
Hyrja në zgjedhjet e 2009-ës, me një Kod që e penalizonte rëndë, ka qenë vetëm për forcë të inercisë. Pavarësisht mobilizimit të ndjekësve të tij dhe motivimit të tyre, mungesa e numëruesve dhe armiqësia e të dyja palëve, e bënte utopi fitoren qoftë edhe të një mandati nga ana e tij. Deri në momentin kur fati e deshi që me katër mandatet që partia e tij i kishte fituar për shkaqe më shumë rastësore se thelbësore, të bëhej balanca e pushtetit. Moment që as vetë Edi Rama nuk mendonte se do të vinte dhe shikonte se thikat që kishte mprehur për kurbane politike, do t?i mbeteshin në dorë për t?i përdorur që të mbante veten në krye të PS-së. Papritmas pa se Ilir Meta nuk vendosi të vetëvritej politikisht, por të ndërmerrte hapin që do ta ringjallte edhe njëherë, duke bërë koalicion me Berishën. Duke bërë me këtë hap një shpëtim të vetin nga zhdukja politike, por edhe përvijuar përfundimisht profilin e vet si subjekt i pavarur politik dhe jo djali plëngprishës i së majtës.
Që nga viti 2005 dhe deri më sot, socialistët po vonojnë të kuptojnë se LSI-ja tashmë është një formacion më vete. Nga lindja e saj, kanë bërë të pamundurën ta mbysin, dhe kur nuk ia kanë dalë, janë tërbuar që ajo nuk sillet si satelit i bindur i tyre. Kjo u ndodhi në 2005-ën dhe 2009-ën, pavarësisht se ishin përpjekur ta asgjësonin dhe tallur në 2007-ën kur e ftuan në koalicion pastaj e përzunë. Në gjithë historinë politike janë përpjekur të gjejnë korruptimin dhe pabesinë e saj, dhe ta kthejnë këtë në një legjendë popullore, të ndihmuar edhe nga media, e cila dikur mezi priste polin e tretë. Por Ilir Meta dhe partia e tij nuk kanë bërë asgjë më shumë sesa kanë mbijetuar, nuk kanë bërë asgjë më shumë sesa çdo parti tjetër e spektrit shqiptar. Nëse kanë bërë trafik influence, punësime klienteliste votuesish, ndjekje të interesave të veta para atyre të kundërshtarëve, nuk kanë bërë asgjë më shumë se partitë e mëdha, dhe ndoshta me pak më shumë të drejtë morale se ato, pasi ishte nevoja e mbijetesës. Janë përpjekur të mbijetojnë dhe ia kanë dalë. Dhe këtë nuk ia dinë për nder as PS-së, as PD-së dhe as shoqërisë civile dhe medias, të cilat, për shkak të një urrejtjeje të pashpjeguar e të pashuar, përpiqen ta varrosin sapo iu vjen rasti dhe fërkohen për aleanca kur nuk ia dalin. Kush i akuzon për lojëra të ulëta, ka ardhur koha të bëhet esëll: lësëistët nuk janë as më të mirë dhe as më të këqij se ne. Janë ne.
Forca të shumta policie kanë mbërritur pranë ‘Lulishtes 1 Ma...
Një person ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Korçë, pas...
Drejtuesi i emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu ka deklaruar ...
Policia ka bërë me dije se në ngjarjen e rëndë ndodhur këtë ...
Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho ka de...
Të shtënat me armë zjarri i kanë marrë jetën dy personave mb...
Kastriot Ismailaj, administrator i kompanisë DIA, është tran...
Prokurorët në Austri dyshojnë se Dietmar Aluta-Oltyan, figur...
Djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar lidhur me...
1. I dashur abi (vëlla) Edi! Kur do të ikja nga Tirana më kë...
Një ditë pas publikimit të fotove të marra nga një video int...
Klodian TOMORRIInteresi i përbërë- tha dikur Albert Ajnshtaj...
Prokuroria e Tiranës, ka dërguar në Gjykatë, ish Ministrin e...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar doganat që reali...
Avokati i Popullit, Igli Totozani në një konferencë për medi...
Një debat banal ka ndodhur në seancën e sotme plenare mes ...
Policia e Tiranë ka nisur një aksion kundër taksive të palic...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur sërisht për cështjen...
Koalicioni PS-LSI përcahet në Këshillin Bashkiak të Prrenj...
Kreu i LRI, Endrit Braimllari ka folur në lidhje me akuzat e...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...