Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë që pagat e sektorit publik u rritën në terma realë me vetëm 0.1 për qind, gjë që ndodh për herë të parë në më shumë se 15 vjet.
Paga mesatare bruto e sektorit publik u rrit me 1.7 për qind në terma nominale dhe vetëm 0.1 për qind në terma reale për shkak të inflacionit në masën 1.6 për qind, bëhet e ditur nga Instituti i Statistikave. Kjo është hera e parë që nga viti 1999, kur paga reale për sektorin publik qëndron në vendnumëro. Sipas INSTAT, paga mesatare bruto në shtet për vitin 2014 qe 53,025 lekë ndërsa në vitin 2013 qe 52,150 lekë.
Qeveria e Shqipërisë ka rënë dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar për mosrritjen e pagave në sektorin publik për disa vite për shkak të disbalancave të krijuara që nga koha e krizës së vitit 2008, kur Shqipëria i rriti pagat me ritëm shumë më të shpejtë se sa rritja e të ardhurave buxhetore, gjë që do të thotë se kjo rritje pagash u pagua me borxh publik. Në vitin 2008, paga mesatare në sektorin publik qe 36,537 lekë në muaj dhe u rrit me afërsisht 7.8 për qind në vit deri në vitin 2012 ndërkohë që rritja ekonomike e vendit qe 2-4 për qind.
Mes profesioneve të të punësuarve në shtet, ligjvënësit, nëpunësit e lartë dhe drejtuesit patën gjatë vitit 2014 pagë mesatare mujore prej 82,417 lekësh ndërsa specialistët e patën pagën 60,998 lekë. Nëpunësit e thjeshtë e patën pagën 41,120 lekë ndërsa paga mesatare për punëtorët qe 37,050 lekë.
Instituti i Statistikave i publikon të dhënat mbi pagat në sektorin publik bruto, d.m.th në këto shifra përfshihen kontributet personale për sigurime shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimi mbi të ardhurat, nëse ka.
Hera e fundit që Shqipëria ka qenë në një situatë të tillë qe viti 1998, kur qeveria nuk i rriti pagat pavarësisht inflacionit të lartë me synimin e zvogëlimit të deficitit buxhetor.
Gjatë takimit, është diskutuar për modalitetet e ndërtimit t...
Aksionet kineze kanë vazhduar të dobësohen për të tretën dit...
“Crown Agents”, kompania britanike e akuzuar nga opozita për...
Nga Mitro ÇelaVapa e gushtit i dha më shumë “zjarrllëk” dil...
Qeveria shqiptare është duke mbajtur skenarë rezervë financi...
Ndër produktet më të importuara janë derivatet e naftës, duh...
Rënia e aksioneve në bursa që nga Evropa, në Azi e në kontin...
Shqetësimet për pakësimin e rritjes ekonomike të Kinës vazhd...
Tregjet europiane u tronditën këtë të hënë nga rritja e frik...
Këtë e ka bërë të ditur sekretari i Ministrisë së Infrastruk...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj deklaroi se rr...
Në janar 2016, pritet të nis nga zbatimi sistemi i ri i sigu...
Shoqatat e biznesit mbështesin në bllok aksionin e paralajmë...
Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) u bën thirrje biznesev...
Javet e fundit duket se ka nisur nje debat per situaten ekon...
Shqipëria dhe Ukraina ishin të vetmet vende që kishin rritje...
Qeveria ruse nuk ka ndalur furnizimin e Shqipërisë me grurë,...
Sipas projektligjit të ri të falimentit i cili tashmë është ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...