web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mustafa: Do ta përfundojmë autostradën që e lidh Kosovën me Serbinë

27 Gusht 2015, 13:32, Ekonomi CNA

Gjatë takimit, është diskutuar për modalitetet e ndërtimit të pjesës së mbetur të kësaj autostrade, si dhe mundësitë e financimit nga fondi i ndarë nga Bashkimi Evropian për rrjetin bazë të infrastrukturës, si dhe aspekte të tjera që lidhen me rëndësinë e këtij projekti për tre shtetet, raporton lajmi.net.

?Kryeministri Isa Mustafa theksoi gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të punuar në përfundimin e kësaj autostrade, duke e vlerësuar të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe për lëvizjen e qytetarëve të rajonit?, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.

Mustafa tashmë po merr pjesë në sesionet e Samitit të Ballkanit Perëndimor 2015, ku po marrin pjesë edhe kancelarja Federale Gjermane, Angela Merkel, kancelari Federal Austriak Ëerner Faymann, komisionerja Evropiane Federica Mogherini, kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, si dhe përfaqësues të shteteve dhe të mekanizmave të BE-së dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare. Kryeministri Mustafa ka prezantuar një varg projektesh konkrete në funksion të zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës dhe integrim të mëtejmë të rajonit në Bashkimin Evropian





19:17 Ekonomi

Bie rubla ruse

Rënia e aksioneve në bursa që nga Evropa, në Azi e në kontin...

Lajmet e fundit nga