web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çiçi i Erit, opozita dhe qeveria

6 Gusht 2015, 15:55, Aktualitet CNA

Burgu dhe prangat janë kryefjala përgjatë cdo aksioni apo pune të kryeministrit dhe ministrave të tij., tani u shtua edhe Erion Veliaj me kërcenimin se ?Kush bën çiçin në ambiente publike ose pranë monumenteve do futet në burg?.

veliaj11Së pari kryebashkiaku i ri duhet ta shikonte ndryshe fenomenin dhe të akuzonte dy përgjegjësit, paraardhësit e tij, Edi Rama për 11 vite dhe Lulzim Basha për 4 vite, që nuk bënë asgjë për të zgjidhur problemin e banjove publike. Mungesa e tyre është shkaktari fillestar, kjo nuk justifikon mungesën e edukatës për të përmjerë ku të mundesh. Ndoshta jo të gjithë kanë lekë me vete të hyjnë në kafe gjoja për të ndenjur pak, dhe pa ardhur ende kafja i gjen me vrap në banjë. Problemi është mungesa e banjove publike dhe kërcënimi i Erit nuk zgjidh asgjë, ato dy banjo publike vendusur pikërisht atë ditë pranë monumentit, janë pak shumë pak, për një park ku ka dhjetra mijë qytetarë cdo ditë.

Opozita

Mjaftoi fjalia e kryebashkakut të ri i cili ende skishte filluar tamam punën dhe ?çiçi i Erit? mori dhene. Mënjëherë për ?çiçin e Erit? foli me vrap Eno (lexo me 2N), i cili tha se nuk ishte kompetencë e Erit, çiçi tek monumenti i pavarësisë, por ishte kompetencë e Ministrisë së Kulturës.

Në fakt së pari Bozdo duhet të kërkonte falje publike që në 4 vite nuk ndërtoi asnjë banjo për qytetarëtenno,  dhe si nën/kryetar ka jo pak përgjegjësi. Por më e mira do ishte mos fliste fare, po fare fare me gjendjen që ishte katandisur ai monument. Për me tepër opozita nuk mund të dalë dhe të flasë nepërmjet Sektetarit Organizativ se ?çiçi i Erit?, nuk ishte kompetencë e tij, por e Ministres Kumbaro. Heshtja në të tilla raste është flori.

Nuk ishte pare dhe dëgjuar më pare që opozita të komentonte dhe kthente ne debat publik nje idiotësi totale dhe te pavlere, sic ishte deklrarata e vetë Erit.

Qytetarët e njohin më mirë se Ennoja problemin, e shohin dhe e konstatojnë përditë. Nuk shkojnë lulishteve dhe në lanë për sport, por nga halli. Hall që askush nuk e foli, por folën për show.

Qeveria

Pasi foli vetë Ennoja për ?çiçin e Erit? dhe kompetencat, reagoi me vrap Ministrja Kumbaro. Ajo tha se ?çiçi? ishte kompetencë e bashkisë të Tiranës dhe opozita ja fuste kot. Pra zonja e nderuar i mbajti iso kryebashkiakut dhe ju përgjigj Ennos. Ministrja e Kulturës thua nuk ka punë tjetër së cfarë të bëjë por të vrapojë dhe të flasë për kompetencat e ?çiçit të Erit?.

mirela kumbaroDy ditë lajme dhe show, e ka kush e ka. Në burg kush bën çiçin edhe kur ka nevojë të plasë fare. Askush nuk merej me thelbin e cështjes, që është prej shumë e shumë vitesh e pazgjidhur si problem, pikërisht ai i  banjove publike. Të gjithë filluan lojën. Eri tregoi burgun, Ennoja i tha se ke për kompetencë, Kumbaro ishte me Erin, thua të gjitha janë zgjidhur dhe skanë me se meren tjeter.

Eri bëri shumë mire që po e restauron atë objekt, por së pari të zbresë nga autobuzi dhe të verë alarmin që mungojnë banjot publike. Ai ska zgjidhje me shkopin e artë,  le të zgjedhje modelin anglez, bashkëpunim me klubet dhe restorantet private, po si pëlqen të gjejë  cfarëdo zgjidhje tjetwr, por duhet vertet shpejt nw rast se nuk do tw shohw njerwz duke bwrw çiçin rrugwve.

Ennoja bën mire të flasë për problemet organizative të PD dhe dështimin e tij total në zgjedhjet lokale.

Zonja e kulturës të meret me problemet pafund që ka ai Institucion dhe jo të bëjë show me vrap sa i thonë.

Të tre bashkë përfshi edhe skenaristët dhe urdhëruesit, mund tju kursenin shqiptarëve ato dy ditë, ku cdo lajm ishte çiçi i Erit dhe se kush ishte me kompetenti. Kanë mjaft halle me punësimin, dritat, varfërinë, nuk mjaftojnë këto por tani duhet të dëgjojnë burgun për çiçin e Erit dhe ?kompetentet? që e komentojnë. Vajmedet që të gjithë bashkë siç jeni në këtë mesele banale.

Elvi FUNDO





Lajmet e fundit nga