Vendimi i qeverisë/ Shqipëria hap ambasadë në këtë vend të BE-së
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Nga Enkel Demi
Doktor Berisha, e, ma merr mendja, bashkë me të dhe shumica dërrmuese e demokratëve, e pranon humbjen e zgjedhjeve vendore të qershorit. I vetmi që nuk e ka pranuar ende këtë humbje është kryetari i partisë, Lulëzim Basha, por atij duhet t?i njihen merita të tjera, me vlerë shumë më të madhe në jetën e brendshme të kësaj force politike, siç është liberalizimi i fraksioneve.
Në këtë moment të zhvillimit të jetës politike, për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar është lejuar ngjizja e plot tre fraksioneve brenda së njëjtës forcë politike, të kërkuar më parë, por kurrë të zhvilluar e të pranuar.
Fraksioni i parë, i cili gjendet me doza më të larta idealizmi, është ai që kërkon me ngulm aleancë me socialistët, ish-komunistët, e Edi Ramës. Ky fraksion e ka të zhvilluar idealin, sepse e kupton që duhet të kalojë ylberin për të bërë realitet një ëndërr deri dje tabu: aleancën e dy forcave më të mëdha politike në vend. Ky fraksion duhet të ngjizë një pajtim të madh mes shumë vështirësish praktike, por të udhëhequr vetëm nga parimi i lartë i paqes sociale në vend dhe rikthimi me çdo kusht, qoftë edhe me arrnë, i PD-së në pushtet. Në pikëpamjen ideologjike, ky fraksion duhet të kalojë vështirësitë që krijon teoria konspirative e ?Katovicës?, apo dasia e dhjetorit ?90, por që shkollat verore të opozitës po i zhvlerësojnë me mjaft sukses pas çdo konference shtypi apo analize të demokratit Kastriot Islami, ose të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit, që kanë bërë mea culpa.
Fraksioni i dytë, i cili gjendet me doza më të larta pragmatizmi, mëkon aleancën tradicionale me LSI-në e Ilir Metës. Ideologët e kësaj rruge janë nostalgjikë më të rinj, dhe u ngjajnë më së shumti radiove me muzikë gold. Ata revokojnë katërvjeçarin e bashkëqeverisjes me Ilir Metën, ku pushteti ndahej me 20 për qind. Baza e partisë do ta ketë më të lehtë ta pranojë aleancën në këtë rast, sepse ditët e lumtura të dikurshme, të rrënuara nga 1 prilli 2013, mund të rikthehen pa shumë mund. Një bashkim mekanik numrash rrëzon qeverinë. Puna mbetet tek ndarja e përqindjes, pasi ka gjasa që 20 përqindshi t?u takojë demokratëve; ama rëndësi ka që të bjerë klika Rama-Meta, sepse vetë Meta është bindur ta rrëzojë këtë monstër. Në ndihmë të këtij fraksioni vjen vetë kryetari i partisë, i cili nuk e përmend më me ashpërsi dyshen Rama-Meta, dyshe që me shpresë të Zotit mjaft shpejt do shndërrohet në teke!
Fraksioni i tretë është ai revolucionar, i cili shihet më action. Ky fraksion kërkon përmbysjen demokratike, me revolucion, të pushtetit. Ai karakterizohet nga optimizmi që fal qeverisja e keqe, varfërimi masiv i shqiptarëve, kriminalizimi i pushtetit, ndaj po harton platformën e revolucionit, i cili gjithmonë ka qenë karakteristikë e së djathtës perëndimore. Kudo në historinë politike njihen revolucionet e organizuara nga konservatorët, neokonservatorët, nga e djathta dhe qendra e djathtë. Po kështu, duke i parë një nga një të gjitha figurat që e drejtojnë sot Partinë Demokratike, bindesh që revolucioni ka se ku gjen shkëndijën dhe heroizmin që i duhet një ngjarjeje kaq historike.
Mbi të gjitha këto qëndron kryetari, Lulëzim Basha, i cili i ka dhënë frymëmarrjen dhe oksigjenin e duhur partisë, pas një procesi model të brendshëm zgjedhor, organizuar me zotësi nga zoti Xhuti, që nuk anëtarësoi asnjë rishtar pas ngrirjes së anëtarësisë, e nuk preku asnjë dyshkë nga kuotat. Tash, zoti Basha u jep lirinë e fraksioneve, duke i krijuar vetes përmasën e duhur të një udhëheqësi modern, idealist, pragmatist dhe revolucionar! /tesheshi.com/
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas publi...
Fëmijët e klasës së gjashtë rrezikojnë të mbeten në vend num...
Masakra ne pyjet shqiptare nuk ndalet, povaresisht premtimev...
Në kuadër të implementimit të një strategjie për uljen e inf...
Ndonëse në 3 muajt e fundit, çmimi i naftës ka rënë në bursë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shtruar dy pyetje pas publi...
Genc Pollo ish-Ministri i Arsimit që kioskëzoi universitetet...
Grupi më i madh publik kërkimor në Spanjë, CSIC (Consejo Sup...
Pas rrahjes së djeshme të turistit francez në Dhërmi, një tj...
U deshën diçka më shumë se dy vite që ekstaza robinhudiane e...
Një debat më së shumti mediatik është përhapur pas 21 qersho...
Pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykata ka ...
Ekipet për Mbrojtje dhe Shpëtim aktualisht janë duke kërkuar...
Jeta deri në marrjen e azilit për emigrantët shpesh është rr...
Të afërmit e 32-vjeçares që ndërroi jetë në aksident disa di...
Në stuhinë e fuqishme të ndjekur nga shiu i madh, era dhe sh...
Policia e Shtetit nofton se ne datën 04.08.2015, u krye ek...
Monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë, vetëm tre vjet pas p...
Banorët dhe pushuesit e zonave të Golemit, Plazhit, Spitallë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...