Vendimi i qeverisë/ Shqipëria hap ambasadë në këtë vend të BE-së
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
U deshën diçka më shumë se dy vite që ekstaza robinhudiane e taksës progresive të dilte me dhimbje koke të mëdha. Edhe pse që në fillim u tha nga FMN dhe aktorë të tjerë, se taksa progresive lidhet ngushtë me performancën e administratës tatimore, kryeministri aktual dhe canët që e këshillonin vijuan përpara. Ku jemi sot? Sot jemi në kushtet kur qeveria deklaron se mungojnë 134 milionë dollarë si pasojë e mosmbledhjes së të ardhurave dhe për pasojë, do të nisë aksioni i luftës kundër informalitetit. Kryefjala e tij: Burgu. Vlerësohet se çdo vit Shqipëria humbet 680 milionë dollarë për shkak të informalitetit ekonomik që shkon në rreth 34%. Mirëpo shifra e tanishme referohet në lidhje me parashikimin e qeverisë, e cila e njeh këtë realitet. Pra 134 milionë dollarë nuk lidhen dhe aq me informalitetin, i cili nuk lindi sot. Teza e qeverisë se do të nisë aksionin ndaj informalitetit dhe evazionit nuk qëllon në shenjë qoftë edhe duke marrë parasysh se vitin e kaluar as që u fol për të, meqenëse bilanci i të ardhurave ishte më pozitiv. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, që drejtohet nga Briseida Shehaj, një person caktuar aty sipas tekave të kryeministrit, disponon një sistem të brendshëm menaxhimi i-tax, që supozohet se do të duhet të rriste kapacitetet administrative. Mirëpo që nga janari 2015 e mbrapa, DPT-ja ka njoftuar disa herë shtyrjen e afateve në deklarim, duke nxitur dyshime për probleme. Çfarë çalon në këtë kuadër? Janë pyetje që vetëm DPT mund t?u japë përgjigje.
Në kushtet e tanishme, kur deklarohet zyrtarisht se ka dështim në administrimin tatimor, po fiton terren ideja e një ndryshimi në politikën fiskale. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, deklaroi sot se PD-ja sugjeron taksën e sheshtë, 9%, më e ulëta në rajon. ?Ministria e Financave ka pranuar më në fund zyrtarisht dështimin e qeverisë në mbledhjen e të ardhurave. Dështimi në mbledhjen e të ardhurave, dështimi në tatime e dogana, është në fakt dështimi kryesor i një qeverie. Kur një qeveri nuk mbledh të ardhurat, ajo pushon së funksionuari në rolin e saj më kryesor. Partia Demokratike thekson se zgjidhja e vetme është ulja e taksave, administratë e ndershme në tatime e dogana, dhe trajtimi i barabartë para ligjit e detyrimit për të gjithë. Partia Demokratike bën edhe një herë të ditur se sapo shqiptarët të na besojnë drejtimin e vendit, ne do të vendosim taksën e sheshtë 9 përqind, më të ultën në rajon?, tha Spaho.
Që Shqipëria ka taksa të larta kjo u pohua edhe nga drejtori i FMN-së në Tiranë. A do të rishikojë diçka qeveria në këtë drejtim? Me sa duket jo. Në fillim do të provojë represionin dhe burgosjen. Por asnjë përvojë botërore nuk dëshmon se represioni sjell sukses për administrimin fiskal. Është e qartë se kërkohet ndryshim i politikës fiskale, kërkuar sa herë edhe nga biznesi vendas. Por një gjë e tillë do të nxirrte lakuriq Rilindjen e vërtetë, gënjeshtrën dhe paaftësinë, që në një vend normal kërkojnë hapjen e dy proceseve: riformatim të qeverisjes dhe largim të kryeministrit që solli vendin në këtë derexhe. Një kryeministër, për të cilin edhe mund të vijë një ditë kur të thuhet se ?e morën në qafë kalamajtë me të cilët vendosi të qeveriste?. Do të ishte të paktën një alibi e përshtatshme për një rrobaqepës.
respublica.al/s.z
Një debat më së shumti mediatik është përhapur pas 21 qersho...
Pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykata ka ...
Ekipet për Mbrojtje dhe Shpëtim aktualisht janë duke kërkuar...
Jeta deri në marrjen e azilit për emigrantët shpesh është rr...
Të afërmit e 32-vjeçares që ndërroi jetë në aksident disa di...
Në stuhinë e fuqishme të ndjekur nga shiu i madh, era dhe sh...
Policia e Shtetit nofton se ne datën 04.08.2015, u krye ek...
Monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë, vetëm tre vjet pas p...
Banorët dhe pushuesit e zonave të Golemit, Plazhit, Spitallë...
Pak ditë më parë nisën punimet për zgjerimin dhe modernizimi...
Forumi i Unionit të të Rinjve të Diasporës, që zhvilloi puni...
Nisi si një lojë konspirative, si një limonadë verore dhe di...
Nga shiu i rrëmbyeshëm që kaploi sot pasdite rajonin e Tetov...
Një vrasje në orët e para të këtij mëngjesi nga tronditur Ku...
Shi, breshër dhe stuhi ka prekur vendet e Ballkanit. Filli...
Pesë qytetarë shqiptarë nga Tetova, tre fëmijë dhe dy të mo...
Bashkëpunimi i rradhës në mes Besa Kokëdhima dhe Flori Mumaj...
Paketa nxitëse që maxhoranca miratoi në fund të vitit të kal...
– Zoti Lawson, libri juaj “Armët dhe çunat”, i përkthyer ta...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...