Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave në selinë blu
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Nisi si një lojë konspirative, si një limonadë verore dhe diversion i pabesueshëm, por teza e një koalicioni të mundshëm mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, pritet të shndërrohet në një realitet politik në muajin shtator, që përkon edhe me çeljen e sesionit të ri politik, shkruan ne raportin e saj gazeta SOT.
Njëzetë e tetë muaj pasi Edi Rama dhe Ilir Meta nënshkruan marrëveshjen e famshme në Shkodër, për të përmbysur Sali Berishën nga pushteti dhe për të rikthyer të majtën pas tetë vitesh në pushtet, aleanca PS-LSI po kalon ditë të vështira. I shqetësuar nga rezultati i 21 Qershorit, ku Partia Socialiste humbi 300 mijë vota si dhe duke e parë LSI si rrezik për gjymtimin e PS në zgjedhjet e 2017, kryeministri Edi Rama, po shkon drejt një ekstremiteti politik, duke i shtrirë dorë për bashkëpunim dhe bashkëqeverisje Lulzim Bashës, partia e të cilit sapo është ndëshkuar nga shqiptarët për të qëndruar edhe disa vite në opozitë. Pasi fitoi thellësisht dy palë zgjedhje me Ilir Metën në krah, duke nxjerrë PS nga spiralja e humbjeve radhazi, shefi i mazhorancës ka nisur përgatitjet për përmbysjen e mundshme të aleancës me LSI në muajin shtator, duke tentuar krijimin një qeverie të përbashkët me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.
Negociatat dhe pazaret
Përtej ditëve të nxehta të gushtit dhe relaksit të pushimeve, qarqet klienteliste po punojnë intensivisht, për projektimin e një aleance mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, lëvizje e cila do të çonte automatikisht Ilir Metën në opozitë. Sipas burimeve të gazetës SOT, interlokutorët dhe kumbarët e mëdhenj të kësaj aleance në horizont janë Henri Çili, Fahri Balliu dhe Bamir Topi, personazhe të lidhura nga fijet e interesave si me Ramën ashtu edhe me Bashën. Pas bashkëpunimit të suksesshëm mes Ramës dhe Lulzim Bashën për miratimin e ligjit për arsimin e lartë, ku u jetësuan interesat e UET, Henri Çili synon ta çojë më tej këtë pakt për të provuar një bashkëpunim mes tyre edhe në qeverisje. Gjithçka thotë Lulzim Basha për Edi Ramën në konferenca shtypi nuk janë gjë tjetër veçse një teatër, aktrim dhe lojë, për të mbuluar bashkëpunimin dhe interesat e shumëfishta. Siç dihet, oferta dhe kauza kryesore e opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha, që pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit, është kërkesa për një aleancë me Partinë Socialiste.
Fahri Balliu dhe Bamir Topi
Nëse Genc Pollo dhe deputetë të tjerë pranë Bashës po i fryjnë çdo ditë tezës së aleancës me PS, Fahri Balliu dhe Bamir Topi po punojnë intensivisht, që një tezë të e tillë bëhet realitet. Vetëm dy ditë më parë, Fahri Balliu e ka këshilluar edhe publikisht Bashën të konsiderojë dhe vlerësojë mundësinë për një aleancë me Partinë Socialiste, siç thotë Balliu, për të mirën e atdheut dhe kombit. Gjithnjë pazaret dhe vektori i interesave lidhet me atdheun. Gjithsesi, dalja e Fahri Balliut nuk ishte e rastësishme apo aksidentale. Deklarata e Balliu është reflektim i tratativave të këtyre interlokutorëve për të afruar Edi Ramën me Lulzim Bashën. Në lojë është edhe Bamir Topi, i cili është ura lidhëse e shumë interesave mes Ramës dhe Bashës, interesa të cilat lidhen më së shumti me Bashkinë e Tiranës. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të faktorizojë dhe të fryjë artificialisht Bamir Topin, pas zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit, si presion dhe shantazh ndaj LSI. Rama i dha Topit një nënkryetar bashkie në Tiranë duke e barazuar qëllimisht me Metën dhe Idrizin, ndonëse FRD ka marrë 10 herë më pak vota se LSI dhe dy herë më pak se PDIU. Por, loja duket se është edhe më e thellë. Topi po luan si interlokutori kryesor për të mundësuar aleancën Rama-Basha.
Meta takoi Idrizin, i përgjigjet Ramës
Kreu i Kuvendit Ilir Meta, në fund të javës që kaloi, zhvilloi një takim me Shpëtim Idrizin pas provokimit të Ramës me anë të Bamir Topit. Meta po afron pranë vetes kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizin, i cili përfaqëson forcën politike të katërt më të madhe parlamentare. Kontakti, rrethanat dhe koha në të cilën është zhvilluar ky takim, lexohet si një kundërpërgjigje e hapur e Metës ndaj afrimit të Edi Ramës me Bamir Topin. Aleanca në horizont mes LSI dhe PDIU vjen si një reaksion ndaj flirteve të Edi Ramës me presidentin e Sali Berishës, pas zgjedhjeve të 21 Qershorit, por për llogari të zgjedhjeve të 2017. Takimi merr përmasa të tjera, kur përpos Idrizit, rreth LSI mund të afrohen edhe deputetët e tjerë të PDIU, duke formuar një grup të madh parlamentar gati sa i PD. Nga ana tjetër disa javë pasi i hapi dyert e koalicionit, Edi Rama vendosi të sfidonte Shpëtim Idrizin, duke e dubluar me Valentina Leskajn në postin e nënkryetarit të parë të Kuvendit.
Rama bëri diversion me Topin
Kryeministri Edi Rama, me anë të Bamir Topit, u ka bërë karshillëk dhe vijon të sfidojë Ilir Metën dhe Shpëtim Idrizin, dy aleatët me peshë reale në elektorat dhe që mbajnë në këmbë këtë mazhorancë. Pas zgjedhjeve lokale, ku FRD mori vetëm 30 mijë vota, shefi i qeverisë tentoi të faktorizonte Topin, si presion ndaj Ilir Metës para zgjedhjeve parlamentare të 2017. Madje, Rama i dha Topit edhe nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, duke barazuar peshën e FRD me peshën e LSI dhe PDIU. Në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, LSI ka marrë 54.292 vota ose 18,45 përqind, PDIU 11.708 vota ose 3,98 përqind, ndërsa FRD ka marrë 5.926 vota ose 2,01 përqind. Nga ana tjetër, PS ka marrë 108.290 vota ose 36,80 përqind. Rama ka barazuar LSI me 54.292 vota me FRD e cila ka marrë 10 herë më pak vota. Rama synoi t?i jepte Topit edhe disa administratorë në Tiranës, por nuk pranuan PDIU, LSI dhe Gramoz Ruçi. SOT
Nga shiu i rrëmbyeshëm që kaploi sot pasdite rajonin e Tetov...
Një vrasje në orët e para të këtij mëngjesi nga tronditur Ku...
Shi, breshër dhe stuhi ka prekur vendet e Ballkanit. Filli...
Pesë qytetarë shqiptarë nga Tetova, tre fëmijë dhe dy të mo...
Bashkëpunimi i rradhës në mes Besa Kokëdhima dhe Flori Mumaj...
Paketa nxitëse që maxhoranca miratoi në fund të vitit të kal...
– Zoti Lawson, libri juaj “Armët dhe çunat”, i përkthyer ta...
Ekspertët gjermanë të terrorit prej kohësh kanë pritur për n...
Ministria e Financave nuk ka se cfare t’u beje shifrave pava...
Një zjarr i madh ka rënë sot pasdite në fshatin Markat të Sa...
Policia italiane ka kryer një seri bastisjesh mëngjesin e so...
Policia e Shtetit nepermjet nje njoftimi per mediat sot beri...
Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vazhduar mbikqyrjen e ...
Ish-kryeministri Berisha, duke komentuar 300 ditët e qeveris...
Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në...
Nga KolonjariJanë dy të vërteta të pamohueshme, të qenësishm...
Ka vijuar me intensitet puna e përbashkët e Policisë së Sh...
Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehu ka komentuar pë gazetën “...
Kompania norvegjeze “Frupor” shfaq interes për të ndërtuar n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...