Peleshi me të rinjtë e Diasporës/ Investoni dijet tuaja në Shqipëri
Forumi i Unionit të të Rinjve të Diasporës, që zhvilloi puni...
Pak ditë më parë nisën punimet për zgjerimin dhe modernizimin e portit të Vlorës, sipas një projekti të financuar nga Cooperacioni Italian me një vlerë prej 15 milionë euro.
Ky projekt, synon modernizimin në kompleks të portit dhe zgjerimin e kapacitetit përpunues të tij për të përballuar fluksin në rritje të udhëtarëve dhe të mallrave.
Nga ana tjetër, ky projekt është pjesë e një programi të gjerë të ndërhyrjeve nga Kooperacioni Italian në fushën e transportit dhe infrastrukturës në Shqipëri, me një vlerë të përgjithshme financiare prej më shumë se 100 milionë euro.
Masterplani i zhvillimit të portit të Vlorës, që e shndërron atë në një mjedis portual me aktivitet ankorimin dhe përpunimin e trageteve, do të jetë në përshtatshmëri të plotë me projektin tjetër të ndërtimit të shëtitores (?Lungomares?), në bregdetin e këtij qyteti.
Për këtë qëllim është punuar me palën italiane që ky projekt të ketë të gjithë elementet që garantojnë këtë përshtatshmëri.
Masterplani i këtij porti, një projekt i përbashkët mes qeverive shqiptare dhe italiane, synon transformimin gradual të tij brenda një periudhe 2-3 vjeçare, gjatë të cilës pritet të konkretizohen investimet e parashikuara.
Një studio e njohur në Padova (Itali), ka realizuar azhornimin e projektit në funksion të perspektivës dhe profilit të ri të portit me aktivitet atë të ankorimit dhe përpunimit të trageteve.
Masterplani parashikon rikonceptimin e strukturës aktuale të portit në një mjedis portual me kapacitet ankorues dhe përpunues për tre-katër tragete, nga një që është aktalisht. Nga ana tjetër, do të ndërtohet terminali i ri modern i pasagjerëve, do të zgjerohen sheshet e përpunimit, do të ndërtohen mjediset e reja të doganës, të policisë kufitare e shërbimeve të tjera portuale.
Masterplani i financuar nga Cooperacioni Italian, është investimi më i madh i pritshëm, që është realizuar ndonjëherë në portin e Vlorës dhe konkretizimi i tij do të ridimensionojë rolin dhe funksionin e këtij objekti.
Në bashkëpunim me partnerët italianë dhe përfaqësues të Kooperacionit Italian, janë saktësuar të gjitha detajet dhe është plotësuar dokumentacioni përkatës. Nga ana tjetër, masterplani i portit të Vlorës, me një kosto të përgjithshme prej 31 milionë eurosh, përbën një nga investimet më të rëndësishme në Vlorë.
Është parashikuar që ky masterplan të realizohet në katër faza, tre prej të cilave financohen nga Kooperacioni Italian, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 15 milionë euro. Tre fazat e para përfshijnë rikonceptimin e skemës së portit dhe transformimin e tij, në një objekt bashkëkohor në përshtatje të plotë me shëtitoren përgjatë bregdetit, që tashmë ka nisur.
Projekti, parashikon rikonstruksionin dhe zgjatjen e kalatës perëndimore edhe me disa dhjetra metra të tjera, avancimin në det të brezit që bashkon aktualisht dy kalatat ekzistuese, thellimin e basenit etj.
Përmes masterplanit, do të realizohet një mjedis shumë i sigurtë për mjetet lundruese, të cilat do të ankorohen në hapësirën ujore, duke qenë tërësisht të mbrojtura nga ndryshimet e kushteve të motit dhe ato të lundrimit.
Në një prononcim të tij për këtë investim, Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, zoti Stefano Bergesio, theksoi mes të tjerash se, ?rikonstruksioni dhe zgjerimi i portit, do të përbëjë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e qytetit në të ardhmen dhe jam shumë krenar që kjo vjen falë Italisë?. ATSH
Forumi i Unionit të të Rinjve të Diasporës, që zhvilloi puni...
Nisi si një lojë konspirative, si një limonadë verore dhe di...
Nga shiu i rrëmbyeshëm që kaploi sot pasdite rajonin e Tetov...
Një vrasje në orët e para të këtij mëngjesi nga tronditur Ku...
Shi, breshër dhe stuhi ka prekur vendet e Ballkanit. Filli...
Pesë qytetarë shqiptarë nga Tetova, tre fëmijë dhe dy të mo...
Bashkëpunimi i rradhës në mes Besa Kokëdhima dhe Flori Mumaj...
Paketa nxitëse që maxhoranca miratoi në fund të vitit të kal...
– Zoti Lawson, libri juaj “Armët dhe çunat”, i përkthyer ta...
Ekspertët gjermanë të terrorit prej kohësh kanë pritur për n...
Ministria e Financave nuk ka se cfare t’u beje shifrave pava...
Një zjarr i madh ka rënë sot pasdite në fshatin Markat të Sa...
Policia italiane ka kryer një seri bastisjesh mëngjesin e so...
Policia e Shtetit nepermjet nje njoftimi per mediat sot beri...
Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vazhduar mbikqyrjen e ...
Ish-kryeministri Berisha, duke komentuar 300 ditët e qeveris...
Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në...
Nga KolonjariJanë dy të vërteta të pamohueshme, të qenësishm...
Ka vijuar me intensitet puna e përbashkët e Policisë së Sh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...