Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Fëmijët e klasës së gjashtë rrezikojnë të mbeten në vend numëro për sa i përket mësimit të anglishtes gjatë vitit të ardhshëm shkollor, kjo sepse njëri ndër tekstet e miratuar nga Ministria e Arsimit për këtë vit është pothuajse identik me tekstin e klasës së pestë. Më konkretisht “Spark 1” me autorë Virginia Evans dhe Jenny Dooley që është aprovuar për klasat e gjashta në të gjithë vendin duket se është praktikisht i njëjtë me tekstin “Acces 1” që fëmijët përdorën vitin e shkuar, në klasën e pestë.
Lapsi.al vuri re se dy librat kanë të njëjtët autorë dhe janë të së njëjtës shtëpi botuese. Nuk vërehet ndonjë gabim me tekstet, përveç faktit që ata nuk duhet të ndjekin njëri-tjetrin pasi niveli i gramatikës dhe fjalorit që ofrojnë është i njëjtë.
Të dy librat theksojnë se janë dizenjuar ekskluzivisht për studentët e nivelit fillestar. “Acces 1” është botim i vitit 2007, që nga sa duket është zëvendësuar nga “Spark 1”, botuar në vitin 2010. Në “Spark1” dy autoret kanë ofruar përmirësime dhe përditësime krahasuar me “Acces 1” por problemi mbetet që fëmijët e klasës së gjashtë rrezikojnë që të humbasin 1 vit kohë duke përsëritur të njëjtat tema, module dhe duke mësuar në të njëjtin nivel siç bënë vitin që shkoi.
Duket se autorët kanë pasur për qëllim që “Acces 1” ta zëvendësojnë me “Spark 1”, e jo që librat të ndjekin njëri-tjetrin në vite të ndryshme. Që në faqet e para, krahasimi i përmbajtjeve të të dy librave tregon sesa të ngjashëm janë. Të dy librat e çojnë nxënësin e ri të anglishtes deri në nivelin A1, ndërkohë që në fund të klasës së gjashtë nxënësi pritet të ketë mbërritur nivelin A2.1.
Kush i zgjedh këta libra për fëmijët
Lapsi.al ka vendosur të shkojë edhe më tej për të zbuluar se përse ndodh që gafa të tilla me librat e anglishtes të kalojnë pa u vënë re nga stafet arsimore. Librat e anglishtes për shkollat 9-vjçare dhe kryesisht për atë të klasës VI kanë një shpërndarës që njihet si ?SIDI GROUP? sh.p.k. me administrator zotin Alket Veliu. Kjo shoqëri zhvillon aktivitetin e saj ndërmjet të tjerave, në distribucionin e teksteve në gjuhët e huaja, duke qenë njëkohësisht distributore për territorin e Republikës së Shqipërisë të shtëpisë botuese ?Express Publishing?, me seli në Newbury (Berkishire), Mbretëria e Bashkuar.
Por zoti Alket Veliu është njëkohësisht ortak i vetëm dhe administrator i Shoqërisë Tregtare ?International Center for Training and Examination? sh.p.k. që akrediton mësuesit e gjuhës angleze, duke organizuar trajnime me kredite, të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Mes dy shoqërive të sipërpërmendura dhe Shoqatës së Mësuesve të Gjuhës Angleze (ELTA) ekziston një bashkëpunim i ngushtë, që ka sjellë organizimin e një numri të madh të aktiviteteve me pjesëmarrje të gjerë të mësuesve të gjuhës angleze.
Duke parë që është kjo kompani që trajnon mësuesit e anglishtes dhe u jep atyre kreditet me të cilat ata mbajnë vendet e punës, është e qartë që edhe mësuesit do të zgjidhin librat që shpërndanj kjo kompani për nxënësit. Procedura e vendosur krijon kushte të favorshme që procesi i përzgjedhjes së tekstit shkollor të gjuhës angleze të jetë i deformuar dhe absolutisht nuk krijohen kushtet e një konkurrimi të drejtë dhe të ndershëm.
Duke pasur parasysh se stafi i mësuesve të gjuhës angleze, janë të tubuar në masën më të madhe të tyre në Shoqatën e Mësuesve të Gjuhës Angleze (ELTA), duke pasur në konsideratë faktin që akreditimi i mësuesve të gjuhës angleze është kusht thelbësor në ruajtjen e vendit të punës së këtyre mësuesve, akreditim i cili jepet nga Shoqëria Tregtare ?International Center for Training and Examination? sh.p.k., është mëse e qartë, se këta mësues do të përzgjedhin tekstin e propozuar/ofruar nga Shoqëria Tregtare ?SIGI GROUP? sh.p.k. me të njëjtin ortak dhe administrator me Shoqërinë Tregtare ?International Center for Training and Examination? sh.p.k., zotin Alket Veliu.
Në këto kushte nuk mund të kryhet një garë e ndershme.
Masakra ne pyjet shqiptare nuk ndalet, povaresisht premtimev...
Në kuadër të implementimit të një strategjie për uljen e inf...
Ndonëse në 3 muajt e fundit, çmimi i naftës ka rënë në bursë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shtruar dy pyetje pas publi...
Genc Pollo ish-Ministri i Arsimit që kioskëzoi universitetet...
Grupi më i madh publik kërkimor në Spanjë, CSIC (Consejo Sup...
Pas rrahjes së djeshme të turistit francez në Dhërmi, një tj...
U deshën diçka më shumë se dy vite që ekstaza robinhudiane e...
Një debat më së shumti mediatik është përhapur pas 21 qersho...
Pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykata ka ...
Ekipet për Mbrojtje dhe Shpëtim aktualisht janë duke kërkuar...
Jeta deri në marrjen e azilit për emigrantët shpesh është rr...
Të afërmit e 32-vjeçares që ndërroi jetë në aksident disa di...
Në stuhinë e fuqishme të ndjekur nga shiu i madh, era dhe sh...
Policia e Shtetit nofton se ne datën 04.08.2015, u krye ek...
Monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë, vetëm tre vjet pas p...
Banorët dhe pushuesit e zonave të Golemit, Plazhit, Spitallë...
Pak ditë më parë nisën punimet për zgjerimin dhe modernizimi...
Forumi i Unionit të të Rinjve të Diasporës, që zhvilloi puni...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...