web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta takim me ministrin Crnadak, në fokus intensifikimi i shkëmbimeve ekonomike

30 Korrik 2015, 12:07, Politikë CNA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë Hercegovinës, Igor Crnadak, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe shprehën interesin për thellimin e tyre.   Meta i uroi mirëseardhjen në Tiranë Ministrit të Jashtëm të Bosnjë Hercegovinës dhe duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi nevojën e intensifikimit të shkëmbimeve ekonomike, përmes një pranie më të madhe të kompanive boshnjake në Shqipëri, e veçanërisht në fushën e turizmit, ku Shqipëria ofron një potencial të madh.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë Hercegovinës, Crnadak, pasi vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj procesit të integrimit Euro-Atlantik të Bosnjë Hercegovinës, vlerësoi veçanërisht nënshkrimin e marrëveshjes për lëvizjen e qytetarëve me karta identiteti, gjë që do të nxisë turizmin dhe do të shtojë fluksin e vizitave të qytetarëve midis dy vendeve tona.





Lajmet e fundit nga