Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, në një deklaratë për mediat ka përshëndetur vlerësimet që sipas saj përmban raporti i DASH për luftën kundër trafiqeve.
Deklarata e plote
Një ditë më parë u publikua raporti i DASH për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Gjetjet e raportit janë më të mirat për Shqipërinë, që kur DASH ka filluar të hartojë raporte të tilla.
Në këtë raport renditen më shumë se 22 arritje konkrete në përpjekjen e qeverisë dhe MB në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Kujtoj këtu se vendi ynë që prej vitit të kaluar, kur doli nga lista e vendeve nën vëzhgim dhe u vendos në kategorinë 2, renditet sërish në kategorinë e vendeve që kanë rritur përpjekjet për zbatimin e ligjit kundër trafikimit.
DASH në këtë raport rendit vendet ne 4 kategori:
Kategori 1
Kategoria 2
Kategoria 2 ? Lista e vendeve në vëzhgim
Kategoria 3
Sipas përkufizimit në kategorinë 2 vendosen: Vendet që bëjnë përpjekje të rëndësishme për të përmbushur standardet minimale.
Qeveria shqiptare e gjeti renditjen e Shqipërisë në 2013 në listën e vendeve nën vëzhgim dhe arriti ta ngrejë një kategori më lart duke e nxjerrë nga kjo renditje e turpshme.
Mjafton të kujtoj se gjatë qeverisjes së kaluar Shqipëria ka qenë dy herë në listën e vendeve nën vëzhgim, për të kuptuar punën e madhe që duhet bërë për të arritur rezultate të qëndrueshme.
Ata që bërtasin sot për përmbushjen e standardeve tregojnë që më e pakta nuk kanë lexuar raportin dhe aq më tepër të njohin kriteret e klasifikimit sipas Protokollit të Palermos.
Sipas raporteve të DASH, gjatë qeverisjes së kaluar këta që sot bërtasin me deklarata politike, plot 6 herë nuk kanë përmbushur standardet minimale dhe 2 herë kanë dështuar totalisht në këtë drejtim, duke e renditur Shqipërinë në listën e vendeve në vëzhgim, ashtu siç edhe e gjetëm kur morëm detyrën.
Fakti që strukturat e Policisë kanë rritur rastet e identifikimit të viktimave të trafikimit tregon qëndrueshmëri dhe efikasitet të strukturave të Policisë.
Ky raport tregon progres nw 3 shtyllat kryesore tw tij:
Në ndjekjen penale
Në mbështetjen e viktimave të trafikimit
Ndërgjegjësimin
Në 2014, janë ndjekur penalisht 18 të pandehur, nga 3 të pandehur që ishin një vit më parë, çka do të thotë se është rritur forca goditëse kundër fenomenit të trafikimit me 6 herë më shumë.
Gjithashtu në periudhën e përfshirë në raport, është rritur me gati 5 herë, numri i vendimeve të gjykatave kundër trafikantëve në vitin 2014.
Falë punës së strukturave të Policisë dhe Koordinatorit kombëtar, në bashkëpunim me OJF dhe qytetarët, në 2014 janë identifikuar 125 viktima të mundshme të trafikimit, që do të thotë 32 % më shumë krahasuar me 2013.
Për herë të parë Qeveria Shqiptare mbështet OJF-të me 12 punonjës socialë të paguar nga buxheti i shtetit. Gjithashtu për herë të parë OJF-të janë të përfshira në strukturat e ngritura nga MPB për menaxhimin e rasteve te viktimave të trafikimit.
Tashmë ofrohet Shërbim Shëndetësor falas për të gjitha Viktimat dhe Viktimat e Mundshme të Trafikimit.
Qeveria shqiptare, për të dytin vit radhazi ka akorduar një fond të veçantë për zyrën e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, duke e klasifikuar këtë çështje si prioritet të punës së saj.
Ndër gjetjet raportit, veçohen edhe ngritja e një linje telefonike falas dhe një aplikacion të lëvizshëm për qytetarët me qëllim që të raportojnë rastet e dyshuara të trafikimit.
Është rritur ndërkohë numri i njësive të mbrojtjes së fëmijëve të zbatimit të ligjit dhe punëtorëve socialë në 196 në vitin 2014.
Janë vlerësuar raportimet e rregullta të bëra nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar si dhe funksionimi me efikasitet i MKR.
Për herë të parë janë ofruar udhëzime në lidhje me çështjet e antitrafikut drejtuar personelit diplomatik shqiptar.
Në kuadër të luftës antitrafik, qeveria ka hartuar strategjinë 2014-2017 dhe plan veprimin kombëtar për të luftuar trafikimin.
Ministria e Brendshme falënderon DASH për bashkëpunimin e ngushtë në luftën kundër trafikimit.
Ne e konsiderojmë këtë raport si një vlerësim për arritjet e Qeverisë Shqiptare dhe njëkohësisht nxitje të mëtejshme për të bërë më shumë në drejtim të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Gjetjet e raportit janë një plan pune i shtuar për ne, të cilat do i adresojmë konkretisht në të ardhmen.
Ne jemi të angazhuar të vijojmë reformat dhe punën konkrete për të nxjerrë Shqipërinë në nivelin 1, duke e konsideruar këtë objektivin e punës tonë, tërësisht të arritshëm në të ardhmen.
Lidhur me rastin e deputetit të përmendur në raport ju bëj me dije se nga shtatori i ardhshëm Qeveria Shqiptare është tërësisht e angazhuar të hartojë bashkë me partnerët, një kuadër ligjor specifik për të plotësuar standardet më të larta që do i japin zgjidhje njëherë e mirë kësaj çështjeje kaq të debatuar.
Ne refuzojmë të merremi me fjalë, ashtu siç refuzojmë ta trajtojmë këtë çështje për konsum të politikës së ditës, por jemi të angazhuar të veprojmë dhe hartimi i këtij ligji do të jetë përgjigjja jonë më e mirë ndaj kusureve që na ka lënë qeveria e mëparshme.
Qeveria shqiptare dhe MPB është e vendosur për të vazhduar luftën kundër trafikimit të personave me çdo kusht për të arritur rezultate të qëndrueshme në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.
Kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i LSI-së, Ilir Meta përsh...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me raportin e ...
‘Qeveria shqiptare nuk do të lejojë lidhjen e kontratave me ...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i shoqëruar nga ministrja e ...
Ashtu siç edhe pritej, Presidenti i Republikës, Bujar Nishan...
ur mbeten edhe 3 ditë nga konstituimi i Këshillit Bashkiak t...
Ish-kryeministri Berisha tha ne parlament se nuk mund te vot...
Diplomacia shqiptare do të heqë pluhurin që mbulon dosjet du...
Parlamenti u mblodh ne nje seance te posacme per te miratuar...
Partia Demokratike reagon ndaj vdekjes së një minatori ditën...
Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po i ser...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dy foto-dokumenta...
Presidenti, Bujar Nishani, ka dhënë sinjalet e para se do të...
Deputetja demokarate Albana Vokshi e ka konsideruar një kapr...
Berisha akuzon Ramen se genjen per investimet ne sistemin en...
Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje ...
Një ditë pas ambasadës britanike, edhe kompania “Crown Agent...
Brenda muajit pritet të përmbyllet procesi i konstituimit të...
Ligji i Arsimit të Lartë, i kundërshtuar mjaft nga politika...
Partia Demokratike, përmes deputetit Gent Strazimiri ka riko...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...