web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji i ri i pronave kundershtohet nga Shoqata e Pronareve: Nuk parashikon kthimin

17 Korrik 2015, 16:24, Ekonomi CNA

Përfaqësues të pronarëve kundërshtojnë ligjin e ri për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit, duke deklaruar se ai shkel parime të së drejtës, nene të Kushtetutës dhe Kartës Europiane të të drejtave të njeriut.

“Është hequr koncepti i kthimit të pronës, nuk ka më kthim të pronës por ka kompensim dhe ky kompensim do të bëhet sipas qejfit dhe interesit të qeverisë duke e vlerësuar me çmimet e ’45 për pronarët dhe duke vlerësuar tokën me çmimet e ’15 për shtetin”, tha Agim Toro, sekretar i përgjithshëm i shoqatës “Pronësi me drejtësi”.

Por kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave hedh poshtë këto pretendime si dhe sqaron formulën për kompensimin financiar të 26 mijë dosjeve që prej 23 vitesh presin për tu kompensuar në favor të pronarëve pa përcaktuar mënyrën se si, si dhe 9300 dosjeve të tjera që do të shqyrtohen në një afat tre vjecar, sipas ligjit të ri.





Lajmet e fundit nga