web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cani prezanton drejtoreshen e re të Doganave: Plan masash për mbledhjen e të ardhurave

13 Korrik 2015, 11:09, Ekonomi CNA

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani prezantoi  Drejtoren e Përgjithshme të Doganave, Pranvera Fagu (Behushi), e cila është emëruar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave në krye të doganave shqiptare.

Në fjalën e tij, ministri Cani, u ndal në gjendjen aktuale të doganave shqiptare dhe në nevojën emergjente për të ndryshuar metodën e punës, lidhur me grumbullimin e të hyrave doganore.

?Ka një mosrealizim në të ardhurat nga doganat, për të cilin duhet nxjerrë përgjegjësia, secili duhet t?i dalë zot detyrave të veta?, tha ministri i Financave, duke iu kërkuar drejtuesve të doganave që në çdo sektor, drejtori apo degë të vendosen tregues të matshëm ditorë të punës.





Lajmet e fundit nga