Trafik droge dhe organizatë kriminale/ Arrestohen në Durrës dy të kërkuarit ndërkombëtarisht
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Greqia ka dorëzuar në mbrëmjen e së enjtes pranë KE-së dhe Eurogrupit propozimet e saj të reformave dhe masave që duhet të marrë në këmbim të një pakete ndihme financiare nga BE-ja dhe BQE-ja,e treta brenda pesë viteve të fundit që thuhet se përmban edhe një reduktim modest të borxhit.
Pasi ka marrë edhe miratimin e kabinetit të tij, kryeministri Tsipras ka dorëzuar listën e këtyre reformave edhe në Parlamentin e vendit me qëllim që në mesditën e së premtes deputetet grekë të japin aprovimin e tyre dhe marrëveshja të bëhet ligj i shtetit.
Propozimet janë shkruar nga specialistë që ka dërguar vetë presidenti Hollande dhe do të shqyrtohen në mbrëmjen e së shtunës nga ministrat e Eurogrupit pasi të kenë marrë edhe pëlqimin e liderëve të shteteve anëtare të zonës së euros.
Vlerësime të ndryshme thonë se ndihma që Greqia do të marrë për tre vjet do të jetë mbi 50 miliardë euro, ndërsa llogaritet një sasi e konsiderueshme parash prej miliarda eurosh për rikapitalizimin e bankave.
Ndërkohë, në propozime thuhet se, një vend të veçantë zë edhe strukturimi i borxhit, për të cilin, përveç FMN-së, edhe vetë kreu i Këshillit të Europës është treguar pozitiv, me kusht që Athina të ofrojë reforma bindëse.
?Propozimi realist nga Greqia do të duhet të shoqërohet me një propozim po aq real për qëndrueshmërinë e borxhit nga kreditorët. Vetëm atëherë do të kemi një situatë të favorshme?, tha Presidenti i KiE-s, Donald Tusk.
Për herë të parë edhe ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble ka deklaruar se vërtet borxhi grek nuk është i qëndrueshëm, por ashtu si edhe kancelarja Merkel shprehet se reduktimi i mirëfillte i një pjese të tij nuk lejohet nga ligjet e BE-së, ndërsa thekson se mund të gjendet një formulë për ristrukturimin e tij.
Ndërkohë, qeveria ?Tsipras? ka hartuar – sipas mediave vendase, – një plan me masa të ashpra, që vlerësohen nga 10 deri në 12 miliardë euro, të cilat do të jenë kushti i marrjes së ndihmës ekonomike.
?Duam një marrëveshje, që respekton dinjitetin e vendit tonë e të popullit tonë, dhe që hap një rrugëdalje nga kriza aktuale?, tha Panagiotis Lafazanis, ministër i Energjetikës.
Flitet për ruajtjen e taksës mbi pasurinë e paluajtshme, me vlerë 2,65 mld euro edhe për dy vite, rritjen e TVSH-së tek ushqimet, çmimet e hoteleve, transportit dhe mjetet e luksit. Gjithashtu, mosha e daljes në pension shkon në 67 vjeç për të gjithë, ose në 62 vjet me 40 vite punë.
Greqia duhet të ulë edhe shpenzimet ushtarake me 600 milionë euro në dy vitet e ardhshme, ndërsa tepricat primare që duhet të plotësojë janë 1% këtë vit; 2% në 2016-n; 3% në 2017-n dhe 3.5% të PBB-së në 2018-n.
Nëse Eurogrupi aprovon paketën e ndihmës ditën e shtunë, ajo do të diskutohet edhe ditën e diel në Samitin e lartë të BE-së.
Greqia ka marrë dy paketa shpëtimi me vlerë prej 240 miliardë euro prej viti 2010 nga BE-ja dhe FMN-ja, por ekonomia e saj është tkurrur me një të katërtën, papunësia ka arritur në mbi 25%, ndërsa një në dy të rinj nuk gjejnë dot një vend pune.
Specialistët e ekonomisë shpresojnë që këtë herë paketa e tretë të përmbajë masa dhe reforma që do të rimëkëmbin vendin dhe do t?i japin fund kësaj krize që tronditi jo vetëm Greqinë, por gjithë Europën.
Aleksander Marku/ Top Channel
INSTAT ka publikuar ditën e sotme të dhënat për tremujorin e...
BSH sqaron se edhe në rast se falimentojnë mëmat, bankat shq...
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë së Serbisë, i...
Po ashtu, do të shqyrtohet projektligjit për faljen e borxhe...
Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama kanë marr...
Sekretari i Shtetit në Ministrinë gjermane të Ekonomisë, Rai...
Arsimi, ushqimet dhe komunikimi ndikuan në rritjen e çmimeve...
Ndërsa Gjermania është destinacioni kryesor i eksporteve të ...
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri thote se ne periudhen ...
Zbret në 56.5 USD/fuçi. Sa shpejt do të reflektohet kjo ulje...
Kolapsi me bankat greke do të vazhdojë edhe për të paktën nj...
Ish-ministri i Financave Anastas Angjeli mendon se vota “jo”...
Me hyrjen në programin e FMN Stand-By, Qeverisë i mundësohet...
Ish deputeti socialist, Andis Harasani hedh dyshime mbi dekl...
Në terminalet doganore të Kosovës nuk do të paguhet ansjë ta...
Qeveria “Rama” duket se po u largohet gjithnjë e më shumë sh...
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka qenë i pranishëm në...
Importet e mallrave nga Italia në Shqipëri, gjatë pesëmujori...
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në bashkëpunim...
Gërmimet e para kanë nisur tashmë nga Çorovoda, me ndërtimin...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet pasi kishte përshtatu...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...