Euro në tregun vendas në nivelin më të ulët në dy muaj
Euro ka shënuar rënie të vazhdueshme edhe në tregun vendas g...
Qeveria ?Rama? nuk ia ka dalë dot të realizojë planin e të ardhurave në buxhetin e vitit të kaluar. Burime zyrtare nga Ministria e Financave bënë me dije se të ardhurat e buxhetit të konsoliduar për periudhën 12-mujore arritën në 366.7 miliardë lekë, ose 0.3 për qind më pak se parashikimi për 12-mujorin e vitit 2014 dhe 12.1 për qind më shumë se një vit më parë. Financat publikuan dje informacionin e plotë lidhur me të ardhurat e buxhetit të konsoliduar për periudhën janar-dhjetor 2014.
Të ardhurat nga ndihmat rezultojnë për vitin e kaluar, 10.1 miliardë lekë nga rreth 5.7 miliardë lekë të një viti më parë. Ndërsa të ardhurat tatimore për periudhën 12-mujore arritën në 335.9 miliardë lekë, ose 0.3 për qind më pak se parashikimi për vitin 2014 sipas buxhetit vjetor të ndryshuar dhe 12 për qind më shumë se një vit më parë. Financat thonë po ashtu se të ardhurat nga tatimet dhe doganat arritën në nivelin 253.4 miliardë lekë ose rreth 7 miliardë lekë më pak se parashikimi për periudhën dhe 10.7 për qind më shumë krahasuar me 12- mujorin e një viti më parë ose 24.5 miliardë lekë në vlerë absolute.
Të ardhurat nga pushteti vendor mësohet të kenë arritur në 12.4 miliardë lekë, ose 2.6 për qind më pak se të ardhurat e planifikuara për këtë periudhë dhe me rritje vjetore prej 15 për qind ose 1.6 miliardë lekë më shumë. Ndërsa të ardhurat nga fondet speciale arritën 70 miliardë lekë me rritje vjetore 16.5 për qind ose 9.9 miliardë lekë. Sakaq, të ardhurat jo-tatimore kanë qenë për këtë periudhë 20.7 miliardë lekë nga 21.6 miliardë të një viti më parë, me rënie vjetore 4.1 për qind dhe realizim të planit prej 91.4 për qind. Doganat, 3.5 për qind më pak se plani
Sipas agjencive të mbledhjes së të ardhurave, administrata doganore ka mbledhur përgjatë 12-mujorit të shkuar 150.7 miliardë lekë, ose 3.5 për qind më pak se parashikimi dhe rreth 11 miliardë lekë më shumë se një vit më parë, me rritje një pothuajse 8 për qind. Sipas zërave të të ardhurave që mbledhin doganat, zërat me rritje janë TVSh, Taksa doganore dhe Akciza me rritje vjetore respektivisht 10.7 për qind, 0.9 për qind dhe 8.1 për qind. Me rënie paraqiten për këtë periudhe të ardhurat nga renta ku për 12-mujorin 2014 janë mbledhur vetëm 6.6 miliardë nga 8.1 miliardë të mbledhur një vit më parë. Rënia vjetore prej gati 19 për qind (rreth 18 për qind krahasuar me planin e periudhës) ka ardhur kryesisht nga rënia e çmimit të naftës në eksport.
Tatimet, realizim në 98.6 për qind të planit Ministria e Financave bëri me dije gjithashtu se administrata tatimore ka mbledhur (përfshirë kontributet) 163.7 miliardë lekë, që do të thotë 13.3 për qind më shumë të ardhura se 12-mujori i vitit 2013 ose 19.2 miliardë lekë më shumë (përfshirë dhe kontributet). Totali i të ardhurave tatimore (pa përfshirë kontributet) ishte për periudhën rreth 102.8 miliardë lekë, duke patur një rritje prej 15.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe një realizim të planit në masën 98.6 për qind, ndërsa të ardhurat nga kontributet janë rritur me 10.3 për qind mbi baza vjetore.
Ecuri pozitive ka Tatimi mbi fitimin, mbledhja e të cilit për këtë periudhë krahasuar me një vit më parë, pësoi rritje në masën 42.1 për qind, ndërsa TVSh ka pasur një rritje prej 10.5 për qind mbi baza vjetore; Taksat nacionale kanë pësuar rritje prej 27.9 për qind krahasuar me një vit më parë. Rënie për periudhën 12-mujore ka pësuar Tatimi mbi të Ardhurat Personale me 2.4 për qind, për arsye se zbatimi i taksës së sheshtë pati një efekt më të madh se parashikimi. Nga të dhënat për 12-mujorin 2014, lidhur me kontributin e sektorëve të ekonomisë në totalin e të ardhurave tatimore, referuar këtu totalit të mbledhur nga DPT, rezulton rritje e të ardhurave të mbledhura nga: ?Tregtia?, ?Shërbimet?, ?Transporti? dhe ?Ndërtimi? përkatësisht me 42.6, 14, 80.5, 20.5 për qind më shumë se një vit më parë; ndërsa sektori i Prodhimit ka pësuar rënie me 40.2 për qind.
Gazeta SOT
Euro ka shënuar rënie të vazhdueshme edhe në tregun vendas g...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pritet të licencojë një ...
Zona e Kurbinit përfshihet në zonat ku do të ndërtohen parqe...
Shoqëria I.S.C. Petroleum Company (emri tregtar IT OIL Inter...
Financat e vendit kanë hyrë ne një tjetër periudhë të vështi...
Standard and Poor’s paralajmëroi të mërkurën se ajo mund të ...
Financat e vendit kanë hyrë ne një tjetër periudhë të vështi...
Komisioni Europian ka publikuar sot pjesën e parë të program...
Ministria e Drejtësisë ka çelur zyrtarisht procedurat për dh...
Që nga sot, qytetarët, biznesi, dhe kryebashkiakët do të vih...
Të dhënat e administruara pranë Entit Rregullator të Energji...
Kompania e vetme shtetërore ne fushën e sigurimeve INSIG, pr...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka dhënë një vlerësim o...
Megjithatë, në disa pjesë ku ka më tepër “civilizim”, si në ...
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nis sot proces...
Problemet me kontrabandën dhe korrupsionin në dogana, kanë d...
Njësite e doganës pas hetimeve kanë arritur të kapin sasi të...
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde tha ...
Konsumi familjar i energjisë elektrike në raport me konsumin...
Nga Giancarlo Marcotti për “Finanza In Chiaro”“Nëse kam një...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...