web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FMN: Për ne, Greqia falimenton në 30 Qershor

18 Qershor 2015, 13:20, Ekonomi CNA

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde tha se Greqia do te jete e falimentuar per FMN-ne me 1 Korrik nëse nuk arrin të kryejë pagesën e interesave te borxhit deri me 30 Qershor.

?Shpresoj te mos ndodhë kështu, vërtet?, tha Lagarde pas një takimi në Luksemburg me ministrant e Financave. Më herët, kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se ishte ende e bindur se një marrëveshje për borxhin e Greqisë ishte e mundur.

Ajo tha se Greqia mund te arrijë marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë, BE-në, FMN-në dhe Bankën Qendrore Europane. Merkel gjithashtu I tha Bundestagut se Gjermania po punonte fort për të mbajtur Greqinë në zonën euro, por Athina duhet të angazhohet për reforma.





Lajmet e fundit nga