web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria gjermane jep 20 milionë euro për dixhitalizimin e RTSH

16 Qershor 2015, 06:03, Ekonomi CNA

Me qëllim përfundimin sa më shpejt të dixhitalizimit të RTSH, Shqipëria do të marrë një hua nga Gjermania. Bëhet fjalë për një shumë prej 20 milionë eurosh që do të jepen nga ?Deutsche Bank AG?, duke ndihmuar në këtë mënyrë kalimin e transmetimeve nga analoge në numerike. Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje projektligjin për miratimin e përjashtimeve nga taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti i kushtëzuar, në bazë të marrëveshjes së garancisë që është firmosur mes qeverisë shqiptare dhe bankës gjermane.

Marrëveshja e huasë është firmosur mes RTSH dhe ?Deutsche Bank AG?, por kjo e fundit ka kërkuar një garanci nga qeveria shqiptare. Kushtet e bankës gjermane kanë qenë se për dhënien e kësaj huaje kërkon përjashtimin nga çdo lloj takse, si dhe heqjen dorë nga imuniteti i godinave shtetërore në rast se huaja nuk shlyet. Marrëveshja e garancisë është firmosur pak ditë më parë nga qeveria dhe dje mori miratimin edhe të komisionit.

?Kjo kontratë e zbatimit të projektit synon përcaktimin e modaliteteve, termave dhe kushteve për ndërtimin e këtyre rrjeteve numerike (digjitale) të operatorit publik (RTSH), mirëmbajtjen dhe transferimin e tyre, si dhe mënyrën e financimit të këtij projekti me rëndësi jetike për të ardhmen, jo vetëm të transmetuesit publik, por edhe të të gjithë operatorëve të tjerë në tregun e medias audiovizive në Republikën e Shqipërisë?, thuhet në relacionin e Ministrisë së Financave. Qeveria e ka cilësuar si shumë të rëndësishme këtë marrëveshje, duke qenë se ndërkohë që jo vetëm në Evropë, por edhe në rajonin tonë pjesa më e madhe e shteteve e kanë përfunduar procesin e digjitalizimit, Shqipëria mbetet nga vendet e fundit ku ky proces sapo ka filluar. Me këtë marrëveshje pritet që t?i jepet fund këtij procesi.

 





Lajmet e fundit nga