2.225 ankesa ndaj OSHEE nga familjet dhe bizneset në 2014
Të dhënat e administruara pranë Entit Rregullator të Energji...
Që nga sot, qytetarët, biznesi, dhe kryebashkiakët do të vihen para sfidave të reja, të cilat nëse përballohen do të ndikojnë pozitivisht në jetën sociale dhe ekonomike të njësive të reja, në të kundërt reforma e re mund të kthehet në bumerang sidomos për zonat rurale. Situata në disa rajone sidomos për pjesën rurale mund të përkeqësohet nëse kryebashkiakët e rinj nuk do të shtrijnë menaxhimin njësoj si për qendrat e urbanizuara si për fshatrat.
Risitë për bizneset
Me ndarjen e re administrative bizneset do të riformatohen drejt sipërmarrjeve më të mëdha për shkak se, projektet do të formësohen në funksion te të gjithë rajonit dhe jo vetëm në një ose dy tre fshatra. Gjithashtu ato do të kenë mundësi të hyjnë në partneritet me pushtetin lokal për projekte dhe investime. Njësitë e reja do jenë më të mëdha, ndaj biznesi do të ketë kapacitete më të mëdha për investime, që do të thotë më shumë mundësi fitimi. Ndarja e re i hap rrugë zhvillimit të zonave rurale si resurse turistike në administrimin nga Bashkia. Bie fjala zona e Dardhës në Korçë dhe Valbonës në Tropojë mund të pësojnë zhvillime rrënjësore nën qeverisjen e re vendore e parë kjo si një burim të ardhurash.
Çfarë ndryshon për qytetarët
Për qytetarët krijohen hapësira të reja gjithashtu. Kostot për kryerjen e shërbimeve nuk do të rriten pasi qendrat e komunave do të funksionojnë si njësi të vogla shërbimesh, për të lëshuar vërtetime apo të kryer verifikime. Por për qytetarët hapet një derë e re komunikimi, ku përveç njësisë vendore problemet e tyre ritrajtohen nga bashkia. Të grupuar në shoqata dhe grupe të tjera interesi, qytetarët do të kenë mundësi të lobojnë për projektet e lokaliteteve të tyre dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes. Njësitë e qeverisjes vendore do të kenë më shumë kompetenca dhe fonde për t?u shërbyer qytetarëve në mënyrë më efikase dhe për t?u ofruar atyre shërbime me standarde të Bashkimit Europian.
Pushteti i ri i kryebashkiakëve
Kryebashkiakët e rinj do të kenë më shumë kompetenca që rrjedhin nga ndarja e re. Pushteti i të zgjedhurve të rinj do të zgjerohet si nga hapësira gjeografike dhe numri i popullsisë. Ata do të kenë të drejtë të miratojnë nivelin e taksave vendore dhe të grumbullojnë ato. Gjithashtu është menduar koncepti e ?tax share?, ku bashkitë që nxisin grumbullimin e sigurimeve shoqërore dhe tatimeve të tjera për llogari të buxhetit qendror mund të përftojnë një pjesë të këtyre tatimeve për nevojat e veta.
Pushtetarët e rinj vendorë kanë kompetenca të marrin borxh dhe të emetojnë obligacione njësoj si qeveria për të zhvilluar projektet e tyre. Ata do të mund të japin me koncesion dhe të zhvillojnë partneritetin publik dhe privat për shërbime dhe investime të ndryshime. Kryebashkiakët e rinj do të kenë kompetenca të reja në politikat e arsimit dhe të shëndetësisë në përputhje me nevojat e zonës, pasi sot këto funksione drejtohen nga pushteti qendror.
Kompetencat reja për shërbimeve, financat dhe ekonominë
Shërbimet
-Decentralizim i fondit të ndihmës ekonomike në buxhetin lokal
-Decentralizim i plotë i kompetencës për emërimin e personelit në arsimin parashkollor.
-Reformimi tërësor në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve.
-Reformim i plotë i sektorit të menaxhimit të mbetjeve urbane.
-Decentralizimi i shërbimit të zjarrfikëseve në nivel lokal.
Financat
-Për herë të parë një ligj për financat vendore.
-Reformim i sistemit të taksimit të pasurisë. Krijimi i kadastrës fiskale.
-Formulë e re për ndarjen e grantit të pakushtëzuar
-Aplikim i sistemit të taksave të ndara.
Zhvillimi i ekonomik
-Decentralizimi i administrimit të pyjeve dhe kullotave, duke transferuar në pronësi të qeverisjes vendore 100% të fondit pyjor.
-Decentralizimi i drejtorive rajonale të shërbimit pyjor së bashku me financimin përkatës.
-Decentralizimi i i kompetencës së administrimit të infrastrukturës dhe rrjetit dytësor dhe tretësor të ujitjes dhe kullimit.
-Decentralizimi tek bashkitë e reja i funksionit të administrimit të rrugëve rurale.
Monitor
Të dhënat e administruara pranë Entit Rregullator të Energji...
Kompania e vetme shtetërore ne fushën e sigurimeve INSIG, pr...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka dhënë një vlerësim o...
Megjithatë, në disa pjesë ku ka më tepër “civilizim”, si në ...
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nis sot proces...
Problemet me kontrabandën dhe korrupsionin në dogana, kanë d...
Njësite e doganës pas hetimeve kanë arritur të kapin sasi të...
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde tha ...
Konsumi familjar i energjisë elektrike në raport me konsumin...
Nga Giancarlo Marcotti për “Finanza In Chiaro”“Nëse kam një...
Në fund të muajit maj arkëtimet nga energjia e faturuar u rr...
Azerët e Heaney Assets Corporation po heqin dorë nga pronës...
Operatori i katërt i telefonisë celulare “Albafone” nuk do t...
Aksionet greke kanë rënë për të tretën ditën me radhë, si pa...
Rreth 70% e bizneseve sezonale që punojnë gjatë verës në zon...
Me qëllim përfundimin sa më shpejt të dixhitalizimit të RTSH...
Nisur nga disa shkrime në media, që akuzojnë se shlyerja e b...
Kryeministri grek, Aleksis Cipras deklaroi se Qeveria e tij ...
Bizneset mese shumti pastrojnë vlera të larta të parave të j...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...