Shalsi: Qeveria e mëparshme është tallur me qytetarët
Kreu i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Eduard Shalsi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka akuzuar maxhorancën për blerje votash për zgjedhjet e 21 qershorit.
Nga foltorja e Kuvendit, ai kërkoi që të mos transmetohet spoti i LSI.
FJALA, SOT NE KUVENDIN E SHQIPERISE
Javen e shkuar ngrita nje shqetesim ne kete foltore. Blerjen dhe shantazhimin e medias nga mazhoranca apo qeveria e saj. E cila, sipas meje, shkelqen, bie me shume ne sy dhe ka me shume vlere ne kohe fushatash. Pasi mbarova fjalen, nje koleg me tregoi nje fakt interesant. “Isha duke ardhur me makine ne parlament dhe po te degjoja ne nje radio te njohur, me tha. Por tridhjete sekonda pasi permende Ilir Meten, fare papritmas dikush futi reklama, dhe nuk munda te te ndiqja me”.
E thashe kete, ngaqe edhe sot kam ndermend ta permend kryetarin e Kuvendit, ndaj po i drejtohem qe tani atyre mediave qe po transmetojne live, por qe jane te detyruara ta mbrojme ate edhe nga fjala, se mund te kalojne per pak minuta ne publicitet.
Natyrisht, qe ky nuk eshte nje shqetesim personal. Nuk jam aq delirant, sa te besoj se bota ka humbur shume, meqe fjala ime nuk u degjua deri ne fund. Tashme e kam bere aq rruge ne kete profesion sa te mos me beje pershtypje fshehja apo mosinteresi mediatik per problemet qe trajtoj. Por e gjitha kjo sherben si ilustrim i drejperdrejte se ne cfare situate dramatike ndodhen raportet e shtypit tone me publikun per shkak te qeverise apo kesaj mazhorance.
Por sot, gjithesesi, dua te ngre nje shqetesim tjeter. Ne po i afrohemi me shpejtesi finishit te fushates dhe, megjithese keto jane zgjedhje lokale, nga te cilat nuk pritet dhe as nuk ka as mundesi qe te ndryshojne raportet e forcave qeveri – opozite, ato po mbahen nen nje atmosfere te helmuar qellimisht dhe ne menyre te njanshme.
Nuk e kam fjalen ketu per mesazhet groteske te fushates se kryeministrit dhe as per nervozizmin e pazakonte te autorit te slloganit “me qetesi dhe dashuri”. Nuk me intereson stili i tyre i te berit fushate, sepse tek e fundit ai eshte nje zgjedhje personale apo varet nga vendimet e strategjisteve. Natyrisht, nuk eshte normale qe kryeministri tregon barcaleta kudo apo ate anekdoten e atij kryebashkiakut demokrat, qe kishte frike se e e shihnin, ne nje fushate, nga e cila, prej monotonise dhe mungeses se shpirtit politik dhe argumenteve, shtypi po shkul vetem fragmente erotike. Eshte pa asnje dyshim fushata me e zvargur dhe me e shpelare qe eshte zhvilluar ne kete vend, qe nga viti 90 e ketej.
Por pertej ketyre elementeve roze, ekziston nje atmosfere ankthi dhe pasigurie, qe sipas te gjitha gjasave do te cenoje rende cilesine e zgjedhjeve. Ka pothuajse kudo nje kushtrim per mbledhjen e te gjitha bandave, qe jane vene ne dispozicion te mazhorances dhe vringellijne armet e krimit mu ne mes te qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise. Per fat te keq, si asnjehere tjeter me pare.
Qeveria, e cila eshte fryre muaj pas muaji, edhe pse nuk ka pasur zgjedhje, qe nga 23 qershori, duke fituar ne tavoline deputete te opozites, ka nje eksitim te jashtezakonshem ne kete fushate dhe kjo eshte sa e pashpjegueshme, aq edhe e frikshme. Ka me dhjetera fakte dhe prova deri tani se po pergatitet nje farse zgjedhore dhe realisht lus Zotin qe dikush te kthjellohet, sepse ka ende kohe qe me e keqja te shmanget. Dhe sikur te mos mjaftonte kjo klime tensioni dhe aspak miqesore per zgjedhje korrekte, dje LSI shfaqi nje spot, ku i kerkohej shqiptareve qe te mos e shisnin voten.
Gjykoj se kjo eshte e tepert dhe kapercim i cdo caku. Per mua, eshte njesoj sikur ISIS t’i beje thirrje botes qe te ruhet nga terrorizmi, apo sikur Toto Rina te ftonte italianet qe te mos i nenshtrohen mafias, opo me bute, sikur Sep Blateri te denonte korrupsionin e FIFA-s ne 25 vitet e fundit. Mund te vazhdoja pafundesisht me krahasime te ngjashme, qe ne thelbin e tyre, te cojne tek i njeti perfundim.
Jam shume i bindur qe po te kishte ndodhur dicka e ngjashme ne vende te tjera, mund te kishte nxitur deri edhe revolta popullore. Por edhe pse nuk pritet qe te kete te tilla ne Shqiperi, perseri une mendoj se ai spot duhet te ndalet se transmetuari. E kam shume seriozisht kete kerkese.
Dikush mund te thote me te drejte se kush je ti qe mund t’i ndalosh apo i pengosh spotet elektorale, dhe se cdo subjekt ka te drejtat e veta per menyren se si e kerkon dhe e merr voten. Dakord jam me te gjitha keto. Por prape kembengul se ai spot duhet te ndalet, sepse gjykoj se kjo shkon pertej cdo cinizmi. Sepse eshte poshteruese edhe per vete kete parlament, madje per cdo personazh qe merret me politike, te cdo niveli qofte, dhe sigurisht edhe per cdo zgjedhes, qe ende beson tek sistemi. Nese do t’i shkojme deri ne fund ketij humori te zi, nuk eshte cudi qe neser te akuzohet per blerje votash opozita, e cila eshte kaq e pababararte ne kete gare, sa edhe ne elementin me te parenxesishem te nje fushate, sic jane flamujt dhe posterat eshte kudo ne Shqiperi, ne raportet 1 me 20, me mazhorancen ne pergjithesi dhe me LSI-ne ne vecanti. Si asnjehere tjeter ne kete vend.
Natyrisht, te parit per t’ia kerkuar ndaljen e ketij spoti duhet te ishte Ilir Meta, por e di qe do me shkoje mundimi kot, sepse ai eshte, jo vetem ideologu dhe aplikuesi me i forte i ketij sporti te rende ne Shqiperi, por me shume gjasa edhe ideatori dhe autori i spotit. Po ia kerkoj me gjysme zeri bashkekryetarit te mazhorances, Edi Rama, te cilit e them se fyerja e popullit nuk mund te shkoje kurressi ne keto nivele, me shpresen e vaket se pergjegjesia e drejtdrejte qe ai, dhe askush tjeter, ka per zgjedhjet, do ta beje qe t’ia kerkoje Ilir Metes qe ta terheqe ate spot. Por kam frike se as nuk guxon t’ia thote, dhe as e degjon nkush, po ia tha.
Jam gati t’ua kerkoj gjithashtu edhe nderkombetareve, te cilet na vezhgojne dhe monitorojne, edhe kur nuk bejme zgjedhje, por sidomos ne kohe fushatash. E di se ata mund ta konsiderojne ceshtje te brendshme, dhe ndoshta jo aq te rendesishme, por dua t’i bind se kjo i kalon vertet te gjitha limitet. Fundja, po nuk e zgjidhen dot vete, le ta bejne permes KQZ-se. Le te bindin Lefterine qe ta ndaloje me vendim tranmetimin e ketij spoti, qe eshte poshterues edhe per ata vete. Per ambasaden amerikane apo kishen katolike, qe kane bere thirrje te ngjashme me ate te LSI. Dje po degjoja zotin Lu qe e perseriti prape ne nje aktivitet. A nuk tingellon ky spot si nje perqeshje per shqetesimin real te ambasadorit?
Le ta ta beje fundja KQZ-ja edhe arbitrarisht, ashtu sic vendosi per Kelcyren, ndryshe nga Kurbini, duke perdorur dy standarte, per te njejten problematike.
E di qe jam ne kunderrryme me qendrimin e partise sime per kete ceshtje, por nuk mund te mos e them, qe ishin vendime te turpshme, pavaresht qellimit te mire qe mund te kishte prapa tyre, edhe ai shume i diskutueshem, sipas meje. Le te bejne nje kapercim edhe per kete spot, sic bene per Kelcyren dhe Kurbinin. Mjafton qe te gjendet nje menyre.
Por nuk e fsheh dot qe jam pesimist edhe per kete version. Sepse me kujtohet nje reportazh i gazetes “Tema” pas zgjedhjeve te tmerrshme te 2001-shit, ketu e 14 vjet te shkuara. Te me ndjeni per fjalorin, por nuk mund te mos e citoj te sakte titullin e shkrimit, sepse do te humbiste shume kuptimin. Titulli ishte “S’pjerdh Iliri nga ODIHRI”.
Mund te kete plot qe me te drejte te me thone se a ia vlen te investohesh kaq shume per nje spot? Mendoj ne te gjitha rastet qe po, sepse ai eshte fyerje e drejperdrejte per cdo njeri te lire, qe ka respekt per veten ne kete vend. Sepse i bie qe te tallemi pertej cdo cinizmi me gurin e themelit te sistemit. Do te thote se kemi humbur cdo ndjeshmeri per kete epidemi te rrezikshme, qe po perhapet ne Shqiperi me ritmet e rritjes se LSI dhe qe pas pak viteve mund te shuaje cdo shprese se mund te shpetojme nje dite prej saj.
Kjo nuk eshte nje poshterim vetem per opoziten. Do te kishte qene gjithesesi gjysma e se keqes. Por per cdokend qe beson tek vlerat reale e nje shoqerie te lire dhe demokratike.
Mendoj se kjo qe po ndodh eshte mbi te gjitha nje thirrje per kete parlament, ku ka plot burra dhe gra me integritet, nga te dy krahet politike. Por po i drejtohem ne radhe te pare kolegeve te shumices, se ne duhet te reagojme ndaj kesaj semundje, qe rrezikon te na perpije te gjitheve.
Mos iu gezoni sot asaj fryrjes artificiale me te njetin mekanizem ne kete salle dhe as rezultatit te deformuar qe mund te sjelle neser blerja masive e votave, pikerisht nga ata qe kane bere spotin. Sepse jeni te paret ne radhe, ne mos e keni qe tani brenda molen, te cilen do ta ndjeni vetem kur t’ju bjere ne koke catia, nga traret e brejtur. Kurre mos besoni se jeni bere te pathyeshem, ngaqe po i merrni dhe po i blini te gjitha pushtetet. Ne kete vend, por edhe gjetke, qeverite kane rene gjithmone atehere kur i kane pasur ne dore te gjitha.
Pyetja qe shtrohet sot eshte se ne cfare drejtimi eshte duke shkuar ky vend? Ka vite qe thuhet, ndoshta me te drejte, se Turqia po i largohet per dite me shume Europes, per shkak te sjelljes autokratike te qeverise se saj. Po pavaresisht te gjithave, turqit te dielen mbajten zgjedhje normale, te cilat ishin ndoshta nje pergjigje edhe per kursin politik te udheheqesve te saj. Por ndersa Turqia po i largohet perdite e me shume Europes, per nga standartet, ne po i largohemi cdo dite e me shume edhe vete Turqise. Dhe kjo eshte nje gjeme per endrren dhe aspiraten shqiptare te integrimit.
Ne nuk duhet te ndallim thjesht kete spot, por mbi te gjitha protagonistet, qe qeshin me cinizem pas transmetimit te tij. Ndryshe, pas fare pak vitesh, do te jemi te gjithe te blere, sepse edhe vota e secilit prej nesh nuk do te vleje me asnje lek.
Kreu i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Eduard Shalsi...
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Pogradecit ës...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar takime...
Lëvizja Socialiste për Integrim, ka reaguar lidhur me faktët...
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj gjatë seancës së sotme pl...
Qindra gra dhe vajza kanë treguar mbështetjen e tyre për kan...
Gjatë prezantimit të programit për zgjidhjen e problemit të ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Matit, Rizvan...
Banorët e fshatit Urakë në Komunën Rukaj, treguan se do të j...
Në seancën e sotme plenare po diskutohet ndyshimi i pr/ ligj...
Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma prezantoi pro...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Dibrës, Ilir ...
‘Modelin e mirë të punëve që kemi bërë në Durrës, do ta tran...
Kandidati Gjergj Mero ishte në lagjet 13, 14 dhe 15 ku u tak...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha mori pjesë dje ,...
Kandidati i ASHE, dhe njëherësh edhe kryetari i Bashkisë së ...
Kryeministri Edi Rama është distancuar, më në fund, nga anga...
Qeveria “Rama” ka miratuar dje një vendim për funksionimin e...
Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma prezantoi pro...
Qytetarët e vjetër të Lezhës, pjesë e shoqatës “Lezha” janë ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...