Protestuesit largohen nga Kryeministria/ Nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit
Protestuesit janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë, ...
Protestuesit janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë, ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar takimet elektorale në Krujë. Zoti Basha e ka konsideruar pritjen e jashtëzakonshme që i rezervuan banorët e bashkisë së Krujës si shprehje të qartë të vullnetit të qytetarëve për të ndalur të keqen që ka mbërthyer vendin dhe për t?i hapur rrugën ofertës së Partisë Demokratike për punë dhe dinjitet.
?I gjithë ky bashkim vëllezër e motra është shprehje, i gjithë ky entuziazëm, i gjithë ky besim dhe bindje në fitore është shprehje e vendosmërisë, e vendosmërisë së krutanëve, për të hequr një orë e më parë lakun nga fyti, lakun e pashpirtësisë, të arrogancës dhe të papërgjegjshmërisë të dyshes Rama-Meta dhe lakejve të saj.
E shikoni sot anembanë Shqipërisë, e shikojnë dhe janë ata që po bëjnë llogaritë sepse i kishin bërë pa popullin, i kishin bërë pa Krujën. Shikojeni Krujën, dëgjojeni popullin!
Dy vjet me radhë e vunë lakun në fytin e qytetarëve të pamundur. Dy vjet me radhë goditën me kërbaçin e pashpirtësisë, shkelën premtimet e tyre para qytetarëve, rritën taksat, rritën çmimin e energjisë, rritën çmimin e karburanteve dhe menduan se do t?ja hedhin me propagandë, me gënjeshtra, me estrada, me kërcënime, me sondazhe, me shantazhe, me banditë.
Harruan se në demokraci vjen ora e llogarisë, se mund të kapësh institucionet, mund të blesh gjyqtarët, mund të trembësh zyrtarët, por popullin nuk e blen dot kurrë, popullin nuk e tremb dot kurrë?- theksoi zoti Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se asgjë dhe askush nuk mund të vendos fatin e kësaj beteje përveç qytetarëve me 21 qershor ata nuk mund të blejnë varfërinë që vetë e shkaktuan, nuk mund të blejnë dinjitetin që iu nëpërkëmbën shqiptarëve. Me votë do të vendosin të ardhmen e tyre dhe askush nuk mund të dale mbi votën e qytetarëve.
?Fati i kësaj beteje nuk do të vendoset kurrë as nga kërcënimet e Edi Ramës, as nga paratë e pista të Ilir Metës, as nga zuzarët e krimit. Fati i kësaj beteje është në duart tuaja, ju do të vendosni.
E vendos shpirti i lirë i krutanëve që s?ka pasur huliganë t?a nënshtrojë në shekuj, e vendos kurajo civile e rinisë krutane, e rinisë të pamposhtur. E vendos klithma e thekshme e varfërisë që kanë mbjell kudo, që nuk kërkon as nuk pranon lëmoshë por kërkon zgjidhje, kërkon punë, kërkon dinjitet, kërkon përkushtim si ai që sjell Hamdi Pasha dhe Partia Demokratike.
Kush janë këta që bredhin nëpër Shqipëri duke kërcënuar shqiptarët pasi e dinë se asnjë premtim i tyre nuk pi ujë? Janë këta të cilëve sot Eurostat-i, agjencia zyrtare e Bashkimit Europian, ju tha atë që ju kemi thënë ditë për ditë, ju e ndjeni ditë për ditë, javë për javë, e në veçanti muaj për muaj kur vijnë faturat e energjisë, se energjia elektrike në Shqipëri është dyfish më e shtrenjtë se në Kosovë, se në Maqedoni, se në Mal të Zi, se në Serbi, se në Islandë. Energjia, më e shtrenjta në Ballkan, nafta më e shtrenjta në Europë, më e shtrenjta në Ballkan. Taksat të rritura 50 përqind. Po ku janë lekët tona që i marrin si haraç me kërbaç? Ku janë paratë tuaja? A e lanë borxhin? Jo! Borxhi është shtuar me 700 milionë dollarë që kur erdhi dyshja Rama-Meta.
A hapën kantiere pune? Zero, mbyllën ato që gjetën e çfarë ka mbetur ecën me ritmin e breshkës. A sollën punësim me lekët e taksave tuaja? Aspak, kanë shpunësuar dhjetëra-mijëra shqiptarë, të rinjë e të reja, kryefamiljarë e kryefamiljare. Ku janë lekët tona? Ku janë lekët tuaja? I kanë bërë vila me pishina, i kanë bërë kështjella dhe hotele, i kanë vjedhur kjo bandë e babëzitur. Ndaj i trembet llogaridhënies me ju?- theksoi kryetari i Partisë Demokratike.
Zoti Basha ka garantuar qytetarët se do të jetë në krah të tyre derisa të mundësohet zbatimi i ofertës së shpëtimit për qytetarët, uljen e taksave, uljen e çmimeve, nxitjen e punësimit dhe zhvillimit.
?Ju që premtuat rritje të rrogave dhe pensioneve dhe u votuat për të dhe sot keni shkaktuar mjerimin më të thellë duke e 5-fishuar mjerimin ekstrem, duke zhytur shqiptarët në dëshpërim, në krizë ekonomike dhe psikologjike. Mos t?ju gënjejë mendja se kur shqiptarët të flasin të bashkuar siç do të flasin, me votën e 21 qershorit do të mund të injoroni vullnetin e tyre. Nuk e injoroni dot vullnetin e Krujës, nuk e injoroni dot vullnetin e shqiptarëve, vota e 21 qershorit është ligji i ligjeve.
Ju jap fjalën se sot, si kryetar i opozitës, në krah të kryetarit të ardhshëm të Krujës, Hamdi Pashës, jam i vendosur ti shkoj deri në fund, pa u tërhequn deri në fitore të betejës tonë, betejëst tuaj, për uljen e taksave, për uljen e çmimit të energjisë, për uljen e çmimit të naftës, për të gjitha paratë publike në funksionin tuaj, nga xhepat tuaj, nga tavolinat tuaja, në shtëpitë tuaja dhe jo në xhepat dhe kontot e oligarkisë? -theksoi zoti Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka kërkuar qytetarëve të Krujës të mos japin asnjë votë për trafikant e njerëz me rekorde kriminale që përdorin para të pista për të ndryshuar vullnetin e qytetarëve.
?A e keni dëgjuar partnerët tanë ndërkombëtarë ? A i keni dëgjuar përfaqësuesit e fuqive perëndimore të cilët ditë për ditë bëjnë thirrje të hiqen të inkriminuarit nga lista?! Nuk i hoqën. Sot ata i thonë popullit shqiptar, ju i njihni kush janë, ju i dini kush janë, asnjë votë trafikantëve, asnjë votë të inkriminuarve, vota për Hamdi Pashën, votën për Partinë Demokratike.
Asnjë votë për Artur Bushin, një njeri me një të kaluar më të errët se nata pa hënë. Artur Bushi mund të ketë bërë shumë para por nuk ka bërë mjaftueshëm para për të blerë të kaluarën e tij, e nuk ka blerë mjaftueshëm para për të future në thes Krujën dhe krutanët?- theksoi zoti Basha.
Lëvizja Socialiste për Integrim, ka reaguar lidhur me faktët...
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj gjatë seancës së sotme pl...
Qindra gra dhe vajza kanë treguar mbështetjen e tyre për kan...
Gjatë prezantimit të programit për zgjidhjen e problemit të ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Matit, Rizvan...
Banorët e fshatit Urakë në Komunën Rukaj, treguan se do të j...
Në seancën e sotme plenare po diskutohet ndyshimi i pr/ ligj...
Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma prezantoi pro...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Dibrës, Ilir ...
‘Modelin e mirë të punëve që kemi bërë në Durrës, do ta tran...
Kandidati Gjergj Mero ishte në lagjet 13, 14 dhe 15 ku u tak...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha mori pjesë dje ,...
Kandidati i ASHE, dhe njëherësh edhe kryetari i Bashkisë së ...
Kryeministri Edi Rama është distancuar, më në fund, nga anga...
Qeveria “Rama” ka miratuar dje një vendim për funksionimin e...
Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma prezantoi pro...
Qytetarët e vjetër të Lezhës, pjesë e shoqatës “Lezha” janë ...
Mediat qe kane shkelur barazine ne pasqyrimin e fushates ele...
Kandidati i djathtë për bashkinë e kryeqytetit, Halim Kosova...
Kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, bise...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...