web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Halim Kosova: Ujë 24 orë për të gjithë banorët e kryeqytetit

11 Qershor 2015, 09:57, Politikë CNA

Gjatë prezantimit të programit për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm në Tiranë, Halim Kosova premtoi se gjatë vitit të parë të mandatit të tij do të nisin investimet, që të gjithë banorët e kryeqytetit të furnizohen me ujë cilësor, 24 orë në 24.

?Do të rritet cilësia e shërbimit ndaj qytetarit nga Ujësjellësi dhe të gjithë banorët do të kenë ujë 24 orë dhe me cilësi?, tha kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës.

?Do të ndërtojmë rrjete të reja shpërndarëse për komunat, që edhe atje të ketë ujë 24 orë?, shtoi Kosova.

Kandidati i demokratëve deklaroi se gjithmonë është përballur me problemet dhe sa më të mëdha të ishin ato, aq më shumë është përpjekur për t’i zgjidhur.





Lajmet e fundit nga