Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma prezantoi programin përpara banorëve të Sukthit në fshatrat Vadardhë dhe Kullë, për këtë zonë. Duma tha se në një vit e gjysëm, kjo zonë do ketë ujë 24 orë ndërsa do zerohen faturat abuzive.
?Për Sukthin është llogaritur që në 1 vit e gjysëm do të kemi 24 orë furnizim me ujë. Të gjitha faturat e ujit të cilat kanë probleme dhe ju kanë ardhur fatura atëhere kur nuk ka pasur ujë, e kam thënë edhe në zona të tjera, drejtësia e faturimit do të vendoset. Atë shtetin e së drejtës do e kemi tek kjo bashki pas 21 Qershorit ku do kemi zyrën e madhe me konsulencë falas sa herë që qytetarët të paraqesin një faturë e cila është abuzive, kur ndërkohë ato kanë bërë shpenzime që me këtë shtetin e së drejtës i njihet e drejta të rimbursohen për shpenzimet që kanë bërë?, tha Duma.
Kandidatja e djathtë ngriti shqetësimin e investimeve elektorale duke theksuar se modeli i saj është ndryshe nga investimet e pamenduara. Ajo tha se plehrat nuk do të digjen në asnjë zonë të Durrësit dhe do punohet për riciklimin e tyre duke i ndarë që në burim. Sukthi do të ketë 4 shkolla të reja.
?Rrugët dhe kanalet nuk i ndërtojmë nga xhepi por nga taksat e shqiptarëve. Ato rrugët që i kanë bërë, a i kanë bërë brenda standardit?! Ato rrugët që i kemi bërë dhe ato paratë që kemi shpenzuar, kanë qënë në tender 10 cm, apo ka qënë 10 cm dhe i kemi bërë me 5 cm në rrugë ?! Apo ka qënë 500 metra kanalizim në tender dhe kemi bërë 100 metra kanalizim?! Kjo është përgjegjësia. Si i shpenzon fondet publike. Dhe po të shkosh në disa rrugë elektorale do qeshësh me të madhe por me dhimbje se kanë murosur edhe pemët. Tek rrënja e pemës kanë futur beton. Çdo 150 metra do të kemi 3 koshat me ngjyra, të ndajmë në burim plehrat, të merren dy herë në ditë dhe të shkojnë tek kompania e riciklimit dhe të zhdukim landfillet se nuk ka zgjidhje tjetër. Nuk ka më zgjidhje me djegie dhe nuk mund të jemi një bregdet turistik, as këtu, as në Manzë, as në Durrës dhe as kudo. Përsa i përket shkollave, kemi ndërtimin e 4 shkollave të reja për gjithë zonën e Sukthit. Edhe ajo që është do ristrukturohet me prioritet që është fusha e sportit, palestra dhe pjesa e hapur. Do shtohen ata që mbajnë higjenën, rojet dhe të gjitha parqet sportive para shkollës që do ti përdorë komuniteti edhe mbasdite?, tha Duma.
Zonja Duma foli në fshatin Kullë edhe për zgjidhjen e çështjes së pronësisë dhe azhornimit të tokave e cila do të behet e hapur me komunitetin.
?Mora pjesë në një nga projektet më të mbrekullueshme të ndërkombëtarëve për 8 mijë pronat e jugut. Si e zgjidhëm situatën?! E zgjidhëm me transparencë. I morëm hartat, i hapëm në komunitet, i lajmëruam njerëzit nga 10-15 herë derisa më në fund me harta transparente dhe me komunitetin përpara u arrit të zgjidhej në mënyrë përfundimtare përcaktimi i kufinjve dhe i pronës. Kjo është ajo që do bëjmë. Në Bashkinë e Durrësit do kemi zyrën hipotekore dhe kadastrale që do zgjidhë në mënyrë transparente dhe të hapur me komunitetin problemin e pronës. Azhornimi i tokës do ndodhë bashkë me ju, hapur?, u shpreh Duma.
Qytetarët e vjetër të Lezhës, pjesë e shoqatës “Lezha” janë ...
Mediat qe kane shkelur barazine ne pasqyrimin e fushates ele...
Kandidati i djathtë për bashkinë e kryeqytetit, Halim Kosova...
Kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, bise...
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot rritjen në masën 2.000...
Kandidati i djathte per Bashkine e Korçës, Gjergj Mero tha n...
Për herë të parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lajmëron se...
Partia Demokratike e akuzon kandidatin e majtë për bashkinë ...
Kandidati i ASHE, dhe njëherësh kryetari i Bashkisë së Korcë...
Kandidati Gjergj Mero ishte në lagjen 11 dhe 12 ku në rrethb...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori ...
Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi...
Në një takim me banorët e njësisë 9 në kryeqytet, Erion Veli...
Edhe Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pa...
Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gj...
Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, zhvilloi një ...
Kandidati socialist Erion Veliaj tha se si nuk meret me fond...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin ...
Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi...
Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës Vol...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...