Debati për zonat e mbrojtura/ Rasti "Ria Formosa" dhe Revolucioni Portugez i Turizmit
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
– Zoti Berisha mirëseerdhët!
Mirëmbrëma Patrik!
– Kënaqësi t?ju kem këtu
Kënaqësia është e imja
– Ajo çfarë dua ta nis, jemi në kohë elektorale dhe ishim mësuar që sa herë kishte fushata ju shikonim gjithmonë aktiv san ë një cep të Shqipërisë në një cep tjëtër. Duket sikur e keni lënë jashtë vëmëndjes fushatën
Fushatën e udhëheq kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Dhe fushatat janë beteja në krye të të cilave kanë gjithnjë një komandant dhe normale që pas dorëheqjes sime unë nuk udhëheq fushatë por përpiqem në mënyrë anësore ti kontriboj asaj
– E ndiqni aktivitetin e PD gjatë fushatës
E ndjek intensivisht. Jo vetëm fushatën e PD por në tërësi gjithë fushatën elektorale e ndjek
– Si po e drejton zoti Basha meqë thatë se ka një komandant
Unë mendoj se zoti Basha po drejton një fushatë në përputhje të plotë me problematikën më të mprehtë të qytetarëve. Pas dy vjet premtimesh të padëgjuara ndonjëherë dhe mashtrimesh totale në këto premtime por përveç kësaj, pas dy vjet dështimesh të mëdha në fushën ekonomike dhe fusha të tjera, pas dy vitesh ç?punësimi të qytetarëve shqiptarë dhe të servirjes si të punësuar studentët dhe shtëpiaket, nga Gjergji i Ramës, pas dy vjet prishjes së mbi 9 mijë objekteve që punësonin të paktën minimumi 15 mijë qytetarë që merrnin rrogat dhe mbanin familjet, pas dy vjetësh kur kjo mazhorancë nuk është në gjëndje tu tregojë qytetarëve qoftë dhe një investitor të vetëm serioz që ka vendosur të investojë gjatë këtyre dy viteve në Shqipëri, pas dy vjetësh kur kjo mazhorancë ka rritur nga 62 në 73% borxhin public dhe nuk u tregon dot qytetarëve shqiptarë qoftë dhe një kilometër rrugë të vetme të ndërtuar në këto dy vite, nuk i tregon dot një shkollë të vetme të re të ndërtuar apo rindërtuar, spital të vetëm të ri të ndërtuar apo rindërtuar, nuk u tregon dot një ujësjellës të ri. Pra pas dy vjet dështimi total, Lulzim Basha çfarë po bën. Lulzim Basha pasi evidenton këto mashtrime dhe këto dështime po bën atë që duhet të bëj. Të ngjallë shpresën dhe të mos lejojë që shpresa të vdesë tek shqiptarët, po përpiqet që me një set, me një paketë premtimesh tu thotë shqiptarëve se këtu ka shpresë dhe se ky vend mund të ndryshojë dhe se kjo situatë duhet të ndalet.
A shkon përtej fushatës për pushtetin local kjo mënyrë e të bërit fushatë.
Jo nuk shkon përtej. Çështja themelore në të vërtetë është punësimi. Dy janë çështjet që pavarësisht nga lumi i fjalëve që vërshojnë në këtë vend, dy janë çështjet që unë them se janë më të dhimbshmet, që është punësimi dhe çmimet. Çfarë po u thotë Lulzim Basha atyre. Po u thotë që votoni këtë alternativë sepse bashkitë që fitohen nga PD do të jenë gjeneratorë të vërtetë punësimi. Po pse do jenë gjeneratorë të vërtetë punësimi. Do jenë sepse do përdorin potencialet maximalisht për punësimin. Lulzim Basha vetë, dy vitet e para, ka të regjistruar me statistika, me sigurime shoqërore, 25 mijë të rinj të punësuar. Po u thotë se këta kryebashkiak do ulin 30% taksa, aq e lejon ligji ekzistues. Po u thotë se këta do bëjnë gjithshka për të krijuar një mjedis të qëndrueshmë miqësor për biznesin. Po u thotë se në jetën dhe veprimtarinë e tyre, këta do përqëndrohen për të punuar për të zbutur dhimbjet e varfërisë. Pra këto janë. Por edhe një gjë dua të them. Një fushatë kombëtare, një lider kombëtar, natyrisht do ketë dhe probleme të përgjithshme ndonëse për hir të së vërtetës, fushatat lokale si rregull i udhëheqin kandidatët e Tiranës. Sepse Tirana ka peshë specifike shumë të madhe dhe që të gjithë, të paktën kryeqyteti por jo vetëm kryeqyteti, nga Tropoja në Pogonë dhe të gjithë qytetarët dëgjojnë se çfarë po thonë këta.
Megjithatë shohim pak përqëndrim të zotit Basha në Tiranë edhe tuajin megjithëse ju thatë që nuk jeni në krye të saj, mos ndoshta zoti Kosova e ka marrë krejt barrën përsipër për ta bërë fushatën
Në qoftë se kthehemi në 2011, 2007 dhe 2003, druaj se Basha ka qenë më pak i pranishëm se ç?ka qënë Sali Berisha në fushatat lokale të Tiranës nga 2003 e këtej. Përsëri lideri qëndror kur vjen puna në fushatën e Tiranës bëhet në një farë mase periferik. Këtu mos merr ti rastin e Veliajt, sepse ai është nën sqetullën e Ramës dhe nuk ka se si mund të fluturojë ai. Dhe përpiqen një herë ta klonojnë me Majkon, një herë ta birësojnë tek Majko, pastaj tek Spartak Ngjela. Ai ka probleme të vetat identiteti, reale, por normalisht kandidati i Tiranës nuk ka shumë nevojë për patronazh.
E keni mirëpritur kandidatin e PD, zotin Kosova duke patur parasysh edhe një raport që keni me zotin Kosova për shkak të profesionit të përbashkët, mjekësinë.
Në fakt të gjithë ata që janë kandiduar i kam mirëpritur shumë, sepse kam respect dhe vlerësim shumë të madh për ta. Tek Halimi kam mirëpritur sepse nga të gjithë, halimi është kandidati ndryshe.
I duhej ky ndryshim Tiranës, sipas jush, ose të paktën PD
Unë besoj se i duhej. Halim Kosova, gjatë këtyre dy-tre javëve, për të gjithë ata që nuk e kanë njohur, ka dëshmuar se është vetja e tij. Në historinë e këtij vendi ai është i pari kandidat që fton kryeministrin, jo në debat, sepse në debat e din që nuk është protokolli i debatit por e fton për një kafe. Pse e bën? Është kryeministri im thotë ai. Tani, më pëlqen apo smë pëlqen mua kjo është një plan tjetër. Por ai është ai, sjam unë. Së dyti, përveçse kësaj veçantie që tregon dhe fakton se ai do vë interesin absolut të qytetarit para interesit të partisë, ai ka dëshmuar dhe një aftësi menaxheriale. Ai është, midis të gjithë menaxherëve të sprovuar të sistemit të shëndëtësisë, njëriu më i suksesshëm. Dhe e vërteta në tërësi menaxhimi ka qënë një dizastër nga trashëgimia socialiste në këtë vend. Menaxhimi privat ka bërë rrugën e menaxhimit në Shqipëri por Halim Kosova ia ka arritur të menaxhojë një institucion shumë delikat publik, ta nxjerrë nga rrënimi dhe ta çojë në histori suksesi. Halim Kosova ka ruajtur në 35 vjet jetë si mjek, një raport të shkëlqyer njerëzor me qytetarët, me të gjithë ata që kanë patur lidhje me të.
Mendoj se PD me të vërtetë, në kompleksin e të gjitha tipareve të tij, paraqitet me një risi shumë positive. Krahasuar këtu me tjetrin, i cili duket se do tu paraqisi të tjerëve moshën si avantazh pavarësisht se është absolutisht një tip i hurit dhe litarit.

U kosultua me ju zoti Kosova?
Halim Kosovën e kanë zgjedhur qytetarët e Tiranës që janë pyetur në poll, dhe në studimet e opinionit që bëri zoti Basha ai kishte preferenca shumë të larta. Dilte në preferenca të atilla që nuk mund të komentohej.
A e mori me kollajllik apo u konsultua me ju?
Me përgjegjësi të lartë e mori. Por e mori me optimizëm dhe besim të plotë tek qytetarët që u ka shërbyer dhe do u shërbejë.
Kandidati tjetër, ish ministri i mirëqënies sociale, zoti Veliaj, fushatën deri tani, krahas atyre alternativave që janë elektorale, shpesh herë e ka bazuar tërheqjen në lojën e akuzave kandidatin rival ndonëse nuk ka rënë në këtë korth zoti Kosova por e ka akuzuar vazhdimisht zotin Basha për ato që ai i ka quajtur katër vitet e dështuara në Tiranë
Problemi është se kandidati karshi, për fat të keq në një kohë të shkurtër ka kontraktuar një problematikë dhe pikpyetje shumë të mëdha mbi veten. Kontraktuar në mënyrë të atillë saqë edhe ata që janë më pozitivë nuk mund të thonë se cili është ai. Sepse e kanë shumë të vështirë të gjejnë tipare pozitive të rëndësishme të cilat ta karakterizojnë atë. Në tërësi ekziston ideja në mbarë spektrin politik, se ai është një fallsitet, për shkaqet e veta. Një njëri që, nuk po marr të shkuarën, shkon e u thotë zgjedhësve se në këtë lagje kam verifikuar 473 probleme. 473 gënjeshtra. Jo se lagjia ska probleme, por që kandidati i ri tu thotë se unë tek ju kam vërtetuar që te ju ka 473 probleme, ai faktikisht është një fallc para tyre.
Janë disa momente shumë të rëndësishme për njëriun. Gjëja më rëndësishme për atë që është në politikë është se nga e vuri pasurinë. Politikani, nëse nuk bën transparente pasurinë e tij, ai është i kalbur.
Mendoni se nuk e ka bërë transparente?
Jo, nuk mendoj. Ai e ka faktuar se nuk e ka bërë. Para tre muajsh në parlamentin shqiptar, ku unë në diskutimet e mia përpiqem të denoncoj, i them: o zotëri, gruaja, bashkëshortja juaj është gjetur me një vilë, nga erdhën ato para? Ka reaguar, nuk po them fjalën që meriton, në mënyrën më të padenjë duke e mohuar. Këtu kam të gjithë dokumentacionin e vilës, në të cilën ka firmosur zonja Xoxa, bashkëshortja e tij. Që njëriu mund të ketë një vilë kjo nuk është një gjë anormale, por që njëriu të fshehi një vilë kjo është hata e madhe se e fsheh atë vetëm kur ke frikë nga paratë me të cilat ke ndërtuar. Dhe vërtet, të ndërtosh një vilë, pot ë regoj një rast. Një personalitet i vendit më tregon një bisedë shumë interesante. Më thotë se një ditë po bisedonte me një ambasador të huaj dhe dy tre vetë, dhe po fliste për korrupsionin. I kishte thënë se është e pashresë lufta. Pse, e pyesin? Sepse kur kryeministri ka një vilë, ndërsa unë marr një rrogë më të madhe se ai, gjithë jetën prej kaq vitesh, sepse përveçse kam qënë zyrtar me një rrogë të madhe tani marr nga gruaja akademike, s?ndërtoj dot një vilë.
Si u ndërtoka vila pa firmosur një ditë në border Erion Veliaj dhe bashkëshortja!? Vila s?mund të futet në thes. Ka kaq ditë që qarkullon dhe në vend se të kërkojë publikisht të falur ky njëri u tha gazetarëve se këtë e thokan mediat e Saliut. Po leja ndërtimit, po kontrata me firmën Primo Capital, po vila që është kaq evidente tani? Në botë, në asnjë vend as në diktatura as në vende të lira kjo nuk kapërdihet.
Megjithatë edhe ta kanë paraqitur një vilë tuajën në Gjirin e Lalzit. A ëshët e vërtetë kjo?
Vila në Gjirin e Lalzit, njëra është vilë e Nikolin Jakës, se ishte në ndërtim ajo dhe tjetra është vila e kunatit tim, 20 vjet biznesmen,
Nuk ka asgjë në pronësi tuajën?
Absolutisht. Edhe pot ë kisha gjënë më të vogël unë nuk do mund ta mohoja dot. Kurrë. Standarti im është standarti im. Në vitin 2005 unë jam bërë kryeministër i këtij vendi. Fëmijët e mi, pa snjë kërkesë ligjore në atë kohë, kam kërkuar të bëjnë deklarimin e pasurive njëlloj si unë.
Megjithatë nuk janë kursyer nga akuzat..
Akuza mund të bëjnë cfarë të duan. Skan ëpër të gjetur kurrë qoftë dhe një qindarkë të gabuar. Shiko, ai për të mbuluar vilën e Ramës, dhe pallatin 5katësh pa asnjë faturë tatimore, doganore, bankare dhe del merr vilat e Nikolinit dhe të kunatit tim për të thënë janë vilat e sali berishës, atëherë janë punë tjetër këto pastaj. Por fëmijët e mi kanë ndjekur këtë kod, në një kohë kur e shkarkoi Zana Xhukën pse i kërkoi të jepte shpjegime për paratë e vilës dhe paratë e pallatit 5katësh. E kam këtu letrën e tij ku I thotë se nuk i takon në asnjë mënyrë zonjës Linda basha të japë shpjegime. Dhe ccfarë bëri? E shkarkoi në mënyrë urgjente antikushtetuese. Pra janë dy standarte. Një standart është ai që u kërkon fëmijëve edhe pa kërkesë ligjore që të përshtasin ligjin sikur janë deputetë, dhe e kanë bërë, dy vite para se të bëhej ligji, dhe një standart tjetër që shkarkon me urgjencë drejtuesen e ILDKP për fajin e vetëm pse kërkoi të japë shpjegime për vilën e tij në një kohë kur zotëria në vitin 2011 ka 3000 euro të deklaruara si pasuri në ILDKP.
Po nuk u ndalëm në këto, ne të ardhmen nuk do mund ta kemi atë që duam. Është shumë e lehtë të pretendosh sot nga gjykatës dhe prokurorë. Është qesharake dhe utopike.
Në ç?kuptim?
Nëse shoqëria nuk përdor votën e saj për të ndëshkuar atë që përvetëson paratë e saj, shoqëria e ka të ardhmen shumë të vështirë, nuk mund të pretendojë kush, që një gjykatës, një prokuror të bëjë qeverinë e drejtësisë. Jo.
Akuza për zotin Basha që ka marrë leje ndërtimi për pallatin ku jeton..
Unë sot e kam dëgjuar. Absolutisht do prononcohem sapo të konfrontoj mirë të dhënat, por di një gjë që jeton dhe banon në një apartament të blerë dhe të deklaruar në ILDKP dhe jo i pastrehë siç deklaronte Edi Rama. E dini që në 2011 është i pastrehë, gjynahqarë. Tani na del me një vilë 57 metra në të cilën thotë se ka blerë 2 dollarë metrin katrorë ndërkohë kur jo në Surrel ku janë sarajet e Ramës por në vijë ajrore edhe 500 metra më tutje toka nuk është shitur ndonjëherë në atë kohë nën 20 dollarë. Këtu është problemi i madh.
Ka një dyshim për mos respektim të votës së lirë dhe vullnetit ndaj qytetarëve..
Nëse qytetarët heqin dorë nga indiferenca e tyre ndaj atyre që vjedhin qytetarët shqiptarë do të ndriçojën të ardhmen dhe prosperitetin e tyre me hapa që ata nuk i imagjinojnë. Kjo do të bëhet një çështje e çdo qytetari. Nuk ka një qendrim ndaj korrupsionit për fat të keq. Problemi është se në çdo vend të fusin në harresë nëse kryen akte korruptive kurse këtu kjo nuk ndodh. Ka një problem të madh drejtësia, por absolutisht çdo qytetar duhet tia kërkojë vetes sëtij në radhë të parë. Çfarë qendrimi mban ai ndaj të dhënave kaq evidente kur një kryetar bashkie që kandidon del me një vilë 200 mijë euro të cilën e ka fshehur, kur një kryetar bashkie që kandidon ka bëerë dasmën me paratë e ministrisë që nuk di të ketë ndodhur ndonjëherë kurrë. Janë dhjetra milionë të përdorura në kundërshtim me ligjin nga kontrolli i artë i shtetit i cili ka gjetur se për të vjedh këto para, për ti përdorur për qëllime personale i ka ndarë në 18 apo 19 copëza për ti nxjerrë në shuma jashtë tenderi. Ndodhi gjë? E ka mohuar zotëria pasi doli kontrolli i lartë i shtetit? Nuk e ka mohuar.
Tirana është një betejë që secila palë synon ta marrë. Mazhoranca mendon se do të marrë 50 bashki, ju e shikoni të vështirë rezultatin…
Unë nuk e shoh të vështirë rezultatin. Unë jam optimist dhe besimplotë. Çdo ditë e më shumë shtohen ata shqiptarë të cilët e kuptojnë se ky është një kancer. Një kancer i tmershëm për të ardhmen e tyre dhe vendosin pavarësisht nga bindjet partiake të votojnë kundër tij. Deri para tre muajsh nëse ti diskutoje me mediat se Edi Rama ka lidhje me krimin në mënyrë absolute publikisht asnjëri prej tyre nuk e pranonte. Ta quante një teprim. Kur dolën fakte, lirimi i Mark Frrokut, kur dolën faktet fshehja e kërkesës belge për ta ekstraduar Mark Frrokun etj etj. Beteja për dekriminalizimin që nisi PD, është sigurisht meritë e PD por dhe mediat kanë meritë të jashtëzaonshme sepse mediat kanë qenë prezente. Nëse mediat do të vijnë edhe në këtë çështjen tjetër, nëse mediat do tu thonë shqiptarëve në unison që ai ka një vilë, ja ku është dhe që një politikan smund të ndërtojë me rrogën e tij një vilë dhe një politikan që ka vilë duhet të tregojë se nga i erdhi pasuria që do e ndërtojë. Qytetarët gjithnjë e më shumë do binden për të mbajtur qendrim ndaj tyre.
Rama përdor një lloj indiference ndaj kandidatëve të opozitës duke i sulmuar, duke treguar një histori të vazhdueshme për një krytear bashkie të Pd që i ka kërkuar takim larg vëmendjes së…
..dhe e ka të shkruajtur në pëllëmbën e dorën, se i harron gjërat dhe gjërat që do ti përsëris si papagall i shkruan në pëllëmbën e dorës. Edi Rama po bën një fushatë të shëmtuar, fyese për qyetetarët. Një kryeministër nuk mund të bëjë një fushatë afrodiziake, por Edi Rama mendon se duke dalë nëpër sheshe dhe thënë se kur hyn brenda burri, gruaja e zhvesh cullak do arrijë me këtë të shpëlajë trurin e atyere që janë aty dhe i bën të harrojnë se u ka premtuar 300 mijë vende pune, se u ka premtuar ulje çmimit të energjisë elektrike dhe e ka rrit me 25 %, se u ka premtuar legalizime falas dhe ua ka dyfishuar çmimin, po përgatit ligjin për tua konfiskuar në 6 muaj nëse nuk paguajnë, se u ka premtuar uljen e TVSH për ushqimet bazë dhe sot çmimi i tyre është rrit mbi 12 % minimumi. Se u ka premtuar shëndetësinë falas dhe sot falas po vjedhin qeveritarët me qindra e qindra milionë me ilaçet e të sëmurëve, me fakte dhe dokumenta, se u ka premtuar rrogën e 13-të dhe ua u ka ngrirë rrogat në dy vjet dhe sot çdo shqiptar merr 12 % më pak se ç?merrte dy vite më parë. Se u premtoi uljen e taksave për 97 % të shqiptarëve dhe i ka rrit për 100 % të shqiptarëve, se premtoi një klimë miqësore për biznesin dhe u ka krijuar një ambjent toksik për biznesin. Janë vetëm tre biznesmenë që i sillen rrotull, njëri që po shkatërron birrën e shqipërisë, sepse është me minus 1700 ton birrë, tjetri ështënjë që fiton të gjitha tenderat nga kulla e Korçës tek kompleksi dinamo etj. Në këtë mënyrë ky po e nis kombin e tij në eksod, po shpërbën shqiptarët, dhe ky tani mendon se duke thënë se kur hyn burri brenda gruaja e zhvesh cullak. Këto janë bajate për çdo shqiptar. Edi Rama mendon se në këtë mënyrë do ti intoksikojë njerëzit me një qendrim të tillë.

Në 2013 ia arriti…
Në 2013 bëri premtime ai, të cilat unë isha i siguritë se njerëzit po ib esonin. Unë nuk i bëja dot ato. Ato ishin jashtë filozofisë sime, unë kisha modelin tjetër ekonomik. Ajo që më lëndon mua është se ai ka mirastuar vendimin për ta dyfishuar çmimin e ujit, ose për ta rritur 40 %. Pra, çfarë po bën? Ky është njëri i fasadës. Kthehet prapë tek plani belg me Erjon Veliaj, Veliaj tha do kthehem tek plani belg. Por çfarë kishte plani belg? Një kompani që është ndiqet penalisht në Belgjikë dhe në Hollandë, por ky ka çuar vajzën e gruas aty për praktikë. Do bëjmë thotë piramidën në shesh, do shndërrojmë sheshin Skënderjbej në piramidë sepse e ka mendjen tek faraoni, tek Enver Hoxha, ose objekti që do rikonstruktohet është vila e diktatorit, ose do ta veshë vilën e faraonit me librat e shenjtë, me parkun e librave të shenjtë, do ndërtojë imazhin e njeriut më krudel në historinë e Europës së Pasluftës.
Zoti Berisha i druheni njE milionë shuplakave të 2013….
Ta shohim më 21, unë nuk i druhem. Unë jam i bindur se kthesa do jetë shumë e përfillshme dhe shumë e rëndësishme. Kam bindje të madhe, ndonëse po bëjnë gjithçka për të blerë vota, ndonëse ja ku e ke, kam një reçente të fundit fare, një njoftim me interes për publikun
Sot keni akuzuar edhe për financime të fushatës jashtë vendin dhe nga bota e krimit..
Aty dal por shih (tregon foton e Paulin Sterkajt me flamurin e PS dhe para në dorë) me flamur dhe tufë parash në dorë Paulin Sterkaj, simboli i Partisë Socialiste është paraja për të blerë votash. Paguajnë sepse ata i kanë paratë e shumuara. Ky Amirani, ky ka qenë një nga sponsorët më kryesorë të fushatës së Partisë Socialiste. Absolutisht! Se këta u mblodhën përveçse nga vendi edhe nga bota kundër Berishës në atë kohë. Tani çfarë del? Që ai ka patur para prostitucioni dhe është në burg në Rumani, kam bindjen që do i nxjerrë një nga një ai këta. Njeriu më i afërt i tij ka qenë Xhillari. Ky Xhillari ka lidhje apo ska lidhje me zonjën Basha një gjë është e sigurtë se është mik i ngushtë dhe i kahershëm me kokë i Edi Ramës. Ky Xhillari është aq mik sa që ka ndërtuar ky në vendin më të palejuar në Shqipëri, në kështjellën e Tiranës dhe projektin ia ka bërë shkreli që bërtet për monumente të kulturës por atij nuk ia prek njeri, smund tia prekë asnjë sepse atë e ka me bekimin e Edi Ramës. Këtu tek kalaja. Ose, aty ku nuk mund të imagjinonte kush se mund të ndërtohej, ndërtonte Xhillari i Edi Ramës. Por Xhillari është partneri numër një i këtij bosit të prostitucionit në Ballkan dhe më gjerë.
Ndiheni i lodhur nga politika pas kaq vitesh, jeni shumë aktiv por e keni kufizuar pak..
Absolutisht nëse ka dy gjëra të papajtueshme në këtë botë janë lodhja dhe pasioni. Pasioni nuk të jep lodhje shrkin çdo lodhje, nuk jam aspak i lodhur.
Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili është akuzu...
Kandidati Gjergji Mero ka vijuar takimet në malësitë dhe fs...
Procesi mësimor u pezullua sot në të gjithë rrethin e Sarand...
Elvis Roshi ka folur më në fund publikisht në përpjekje për ...
Nuk kemi kohe per fjale, por vetem per pune. Kjo eshte motoj...
Aleanca per Shqipërinë Europiane zgjodhi Lezhën për të paraq...
Kryetari i Kuvendit, Meta duke folur ne krah te deputetit dh...
Partia Demokratike në Shkodër ka reaguar pas daljes së kandi...
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një ta...
Bashkia e Tiranës ka reguar pas denoncimit të Erion Veliajt ...
Mbledhja për reformën në drejtësi, e cila u organizua në një...
Kandidati i pavarur për kryetar i Bashkisë së Tiranës, Gjerg...
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e deputetit...
Angazhimi i Tom Doshit në fushatë, në Qarkun e Shkodrës, me ...
Në takimet me banorët e zonës Radenec, kandidati Gjergji Mer...
Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova, prezanto...
Një zyrtar i lartë i Institutit Demokratik Kombëtar, thotë s...
Partia per Drejtesi dhe Integrim reagoi ndaj vendimit te kom...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...