Morën ryshfet nga shoferi/ AMP arreston në flagrancë 2 punonjës policie
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Angazhimi i Tom Doshit në fushatë, në Qarkun e Shkodrës, me sa duket me miratimin në heshtje të kryeministrit Edi Rama, është kthyer në shqetësim për mazhorancën qeverisëse, pasi mund të provokojë një ftohje raportesh mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, partinë që mban në pushtet PS.
Deputeti me influencë të madhe në Veri, i përjashtuar nga grupi parlamentar socialist, befas ka vendosur të angazhohet në fushatë, në krah të kandidatit socialist për Vaun e Dejës, duke krijuar një siguri shtesë për fitoren e kësaj njësie bashkiake. Por, deputeti Doshi, në të njëjtën kohë ka nisur një ofensivë sulmesh kundër Ilir Metës, LSI në Shkodër dhe Keti Bazhdarit, duke krijuar një situatë të paqartë dhe të turbullt në Shkodër.
Akuza sistematike në adresë të Ilir Metës mund të lexohen edhe si një sfidë që Partia Socialiste po i bën Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këto kushte, deputeti Doshi, me angazhimin e tij, duket se më shumë po i shkakton dëm se sa po e ndihmon Partinë Socialiste në njësitë e Shkodrës. Në këto kushte, deputetët e Partisë Socialiste të Qarkut të Shkodrës mësohet se janë shprehur kundër angazhimit dhe përfshirjes së deputetit Doshi në këtë fushatë, aq më tepër me kërkesë të kandidatëve të së majtës.
Sipas burimeve, pas shfaqjes së Doshit në Shkodër situata në PS e këtij qarku është e tensionuar. Ndonëse gjithçka po luhet në mënyrë të nëndheshme, nuk kanë munguar as qëndrimet publike të disa deputetëve. Deputetët e PS thonë se deklaratat e Doshit nuk përfaqësojnë më Partinë Socialiste.
Paulin Sterkaj
Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Shkodrës, Paulin Sterkaj, ka shigjetuar dje deputetin Tom Doshi. Deputeti Sterkaj, i cili ka paralajmëruar një fitore të PS në Qarkun e Shkodrës, ka pohuar se Tom Doshi tashmë është një elektron i lirë. Sterkaj shtoi se Tom Doshi një herë thotë se është me PS dhe një herë se është PD.
?Tom Doshi është një elektron i lirë, nuk është më asgjë e jashtëzakonshme! Atij i ka humbur grosha dhe nuk po e gjen dot. Në Malësinë e Madhe një herë thotë jam me PS, një herë me PD. Qëndrimet e tij nuk përfaqësojnë PS?, ka deklaruar Sterkaj. Deputeti Sterkaj ka shprehur edhe një herë bindjen se aleanca e majtë do të fitojë bindshëm edhe këtë radhë në Qarkun e Shkodrës. Po ashtu, Sterkaj ka pohuar se koalicioni qeverisës është i qëndrueshëm dhe po koordinohet mjaft mirë në këto zgjedhje lokale.
Në takimet me banorët e zonës Radenec, kandidati Gjergji Mer...
Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova, prezanto...
Një zyrtar i lartë i Institutit Demokratik Kombëtar, thotë s...
Partia per Drejtesi dhe Integrim reagoi ndaj vendimit te kom...
Partia Demokratike kerkoi nenshkrimin e nje pakti mes partiv...
Kryeministri Edi Rama në vijim të takimeve elektorale u ndal...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë pune d...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur qe te jete Levizj...
Kandidati i Partisë Demokratike për Këshillin Bashkiak të Ti...
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo gjatë tur...
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi p...
Kryetarja Lefterije Luzi dhe Anëtarët e Komisionit Qendror t...
Nga Sheshi “Nën Tereza”, ku zhvilloi një takim me qytetarët...
Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka akuzuar Kryemin...
Më 21 qershor, me votën e shqiptarëve, të ulim taksat, të ul...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijoi turin e ba...
Nëse zgjidhet kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar një foto në rrjetin...
Kordinatori në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka den...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...