web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pronarët e Klubit “Moska” të Tiranës më kërcënojnë për llogari të Ismail (Ballist) Morinajt

14 Prill 2015, 19:56, Aktualitet CNA

Nga Kastriot MYFTARAJ

Pas publikimit dje të shkrimit tim: ?Përshëndetja e Ismail (Ballist) Morinaj për Klubin e natës ?Moska? në Tiranë, ku e quan Kosovën Serbi dhe e fton Rusinë të djegë flamurin shqiptar?, sot rreth orës 19: 45 minuta pronarët e Moscow Club Tirana, kanë reaguar duke më dërguar në inbox një mesazh kërcënues me përmbajtjen e mëposhtme:
?ti moster nqs nuk kerkon falje ndaj clubit tone brenda 24 oreve do kesh pasoja nga ne! jo ti po asnjeri ska te drejte te pergojoj apo te shpifi gjera te shemtuta si ato qe ke shkruajtur. neve kshu na pelqen te vem emrin e clubit tone dhe si jap njeriu llogari per kete, po ti moster e shemtut qe ben si patriot dhe thua gjera qe skan lidhje, po ta them perseri dhe sna njeh fare se kush jemi, ose kerko falje publikisht ndaj bisnesit tone ose do kesh te besh me ne dhe kete po ta them edhe me shkrim edhe me pasoja me mbrapa. po pres pergjigjen tuaj. ALFRED NDO, KASTRIOT LLESHI, ERVIN CARA, MAKS BECA, ARTUR ZHULEKU. NE JEMI PRONARET TE DUKEMI SI SERB APO RUSS. PYETE BYTHEN MIRE SE I KE HY DETIT ME KEMBE.?

Shkrimi im është i publikuar dhe unë në asnjë rresht të shkrimit tim nuk kam vënë në diskutim të drejtën e pronarëve të këtij klubi nate, për ta quajtur atë me këtë emër. Unë nuk jam entuziast për emra të tillë, por e di se midis qytetarëve shqipfolës të Republikës së Shqipërisë ka njerëz me parapëlqime të tilla. Pikënisja e shkrimit tim është pyetja se përse Morinaj, pas kthimit nga Beogradi, zgjodhi klubin e natës me emrin ?Moska? për mesazhin e tij të parë publik në Shqipëri. Për një njeri si ai që kishte folur me simbole (droni, banneri) kjo është një simbolikë domethënëse. Por ky është një problem i Morinajt, jo i pronarëve të Klubit ?Moska?. Pronarët e Klubit ?Moska? në rrethana normale nuk mund të jenë përgjegjës për atë që shfrytëzon simbolikën e emrit të klubit të tyre. Të gjitha ato gjëra që kam shkruar unë, i përkasin Morinajt. Emri i klubit të tyre u përmend nga unë se u përzgjodh nga Morinaj. Gjithçka gjendet në videoregjistrimin që mund ta shikoni nëse do të shkruani në Youtube:

Ballist Morina for MoscowClubTirana
Kur Ismail Morinaj ia dorëzoi Klubit ?Moska? flamurin kombëtar shqiptar të nënshkruar, duke thënë katër fjalë ?Festoni, çartuni, hallakatuni, digjeni!?, ai në stilin e vet simbolik me të cilin e bën gjithçka, i ka thënë Rusisë, që në këtë shfaqje të Morinajt përfaqësohet simbolikisht nga emri i klubit, që ta djegë flamurin kombëtar shqiptar. Se çfarë kuptimi tjetër ka që Morinaj për mesazhin e tij të parë publik zgjodhi klubin me emrin e Moskës? Por edhe ky është një problem i Morinajt, jo i pronarëve të Klubit ?Moska?, simbolikën e emrit të të cilit e ka përdorur Morinaj. Atëherë çfarë i shqetëson pronarët e Klubit ?Moska?? Prandaj unë iu përgjigja mesazhit të tyre:
?Cili është problemi juaj? Cili rresht i shkrimit tim ju ka fyer??
Përgjigjia e tyre ishte:
?ti je i semur apo ben vete a e lexon shkrimin qe ke shkruajtur ti!!!!! kush ta jep te drejten ty te na quash serb apo rus. apo te forte?.
Në asnjë rresht të shkrimit tim unë nuk i kam quajtur pronarët e klubit ?Moska? serbë ose rusë. Se e vërteta e trishtuar është që ata nuk janë të tillë. Sa për ?të fortë?, unë kam cituar Morinajn, i cili në përshëndetjen e tij e quan Klubin e natës ?Moska? si ?klubin më të fortë?. Nëse pronarët e klubit e kanë kuptuar këtë frazë sikur ka kuptimin e fjalës ?i fortë? që në Shqipëri ka konotacion kriminal, ky është një problem mes tyre dhe Morinajt. Por unë nuk mendoj se Morinaj ka pasur këtë qëllim se ai nuk ka dashur t? i fyejë pronarët e klubit. Unë them se meqënëse ai e ka bërë praktikë të flasë me aluzione dhe dronin ai nuk e ka marrë përsipër me një deklaratë të drejtpërdrejtë publike, por me disa video me aluzione, të cilat nesër mund t? i mohojë në çdo kohë, arsyeja për këtë cilësim që ai i bëri klubit të natës ?Moska? në Tiranë është se për Ismail Morinajn Rusia është vendi më i fortë. Pse preken pronarët e Klubit ?Moska? këtu nga gjëra për të cilat normalisht duhet të jenë vetëm problem i Morinajt?
Edhe më tutje në mesazhet që shkëmbyem, pronarët e Klubit ?Moska? vazhduan të shqetësohen për gjëra për të cilat normalisht duhet të ishin vetëm problem i Morinajt. Kështu, ata më nisën këtë mesazh:
?ca halli ke. eshtye hapur me dt kaq pikerisht mbas kesa apo ku di une.?
Ata e kishin fjalën për atë që kam shkruar unë se Moscoë Club Tirana është promovuar në 18 tetor, katër ditë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri dhe pikërisht në ditën kur Presidenti rus Putin gjendej ende në Beograd për vizitë.
Përgjigjia ime për ta ishte:
?Është fakt që është hapur në atë ditë nuk e shpika unë.?
Përgjigjia e tyre ishte:
?po ca fakti ore barbon. ateher e hapem se ateher u bem gati. ca lidhje jan keto qe thu.?
Meqënëse këta njerëz qenë mësuar andej nga shkuan të bëjnë paratë që t? i quajnë ?barbonë?, tani e kanë fjalën ?barbon? më të shpeshtën në fjalorin e tyre. Në të vërtetë, koincidenca në hapjen e Klubit ?Moska? në Tiranë duhet të ishte një shqetësim për Morinajn, të vetëshpallur si antiserbin më të madh shqiptar, e që për pasojë duhet të jetë dhe antirusi më i madh. Pra Morinaj duhet të mendohej mirë para se të bënte atë që bëri për këtë klub me këtë emër dhe këto koincidenca. Ai bëri zgjedhjen e tij dhe kjo natyrisht që do të komentohet nga pikëpamja e simbolikës. Në hartën e Shqipërisë Etnike nuk ka qytet me emrin ?Moskë?, as në hartën e vendeve aleate të Shqipërisë.
Përgjigjia ime për ta ishte:
?Unë kam thënë se Morinaj zgjodhi simbolikisht një klub me emrin e Moskës për të dhënë mesazhin e parë publik pas kthimit nga Beogradi. Tani ju do të pergjigjeni edhe për Morinajn, apo si??
Pronarët e klubit ?Moska? kthejnë përgjigjen e cuditshme:

?Ore barbon sme intereson kush eshte Morina apo ku di une. Mos bej gjera pa lidhje per bisnesin tone.?
Kjo mënyrë të shprehuri nuk ka kuptim tjetër vec atij që pronarët e klubit ?Moska? më kërcënojnë për të më detyruar që të heq dorë nga kallzimi për Morinajn dhe nga shkrimet për të. Vetë Ismail (Ballist) Morinaj hesht, ndërsa për llogari të tij flasin të tjerët. Morinaj zgjedh Klubin ?Moska? për mesazhin e parë publik me përmbajtje shumë të dyshimtë serbofile dhe rusofile dhe në vend që të japë shpjegime ai, për llogari të tij flasin vetë pronarët e Klubit ?Moska??! Sigurisht që Morinaj mund të thotë se ai nuk ka lidhje me reagimin e tyre. Kjo është në stilin e Morinajt. Morinaj hesht për historinë e detajuar të ngritjes së dronit në Beograd dhe në emër të tij flasin disa shokë të tij, versionet e të cilëve ai mund t? i mohojë nesër.

Nëse ka ndonjë barbon në këtë histori është ai që e morën nga rrugët e Italisë, e vunë të hipë në gardhin rrethues të stadiumit në Slloveni për t? i krijuar një lloj fame, pastaj e bënë të marrë përsipër me aludime ngritjen e dronit në Beograd, për të cilën nuk është në gjendje as të japë shpjegime të detajuara në një intervistë televizive, ndonëse nuk ka asnjë rrezik për të, se Serbia nuk ka nxjerrë urdhër arrestimi ndërkombëtar për të. Në mesazhin për Klubin ?Moska?, Morinaj tregoi një nivel të mjerueshëm, jo më intelektual, por edhe të artikulimit modest të fjalive. Atëherë kush i detyron pronarët e Klubit ?Moska? që të dalin publikisht si bodyguardë të këtij njeriu?
Fjalia e fundit e mesazhit të pronarëve të Klubit ?Moska? e shkruar me shkronja kapitale ishte qartësisht? një kërcënim për kallzimin penal që kam bërë unë për Morinajn dhe për investigimin që po bëj unë ndaj tij:
?PYETE BYTHEN MIRE SE I KE HY DETIT ME KEMBE.?

Ky nuk është thjesht një kërcënim nga Klubi ?Moska?, por nga MOSKA!
Reagimi i pronarëve të Klubit ?Moska? është një fakt i fuqishëm që duhet t? i bëjë të kthjellohen të gjithë ata që janë bërë entuziastë nga Morinaj, kuptohet përveç serbofilëve dhe arabëve shqipfolës.





Lajmet e fundit nga