Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda ka reaguar pas deklaratës së Ipeshkvinjve Katolikë, të cilët bënë i bënë thirrje partive politike për të mos përfshirë në listat e kandidatëve persona të inkriminuar. Doda ka shkruar në rrjetin social Facebook se ndihet krenare për këtë nismë të kishës, ndërsa e cilëson dekriminalizimin si çështje jetike për demokracinë shqiptare.
“Jam me shume se krenare me zerin e Kishes sime. Ky eshte qendrimi i sotem Kishes Katolike, thellesisht e shqetesuar per realitetin e sotem te nje politike, vlerat e te ciles po marrin rrokullimen cdo dite e me keq. Te inkriminuarit, trafikantet, te korruptuarit, kriminelet e djeshem dhe te sotem duhet te dalin jashte nga politika. Ne te kundert vlen vota e bardhe…” shkruan Mesila Doda në Facebook.
QARKORE E IPESHKVINJVE KATOLIKË
ME RASTIN E ZGJEDHJEVE VENDORE 2015
Fort të dashur besimtarë
dhe të gjithë Shqiptarë vullnetmirë,
Kisha katolike, si pjesë e gjallë e jetës së vendit, ne barinjtë dhe besimtarët e saj, reflekton vazhdimisht mbi të mirën e përbashkët të qytetarëve të Shqipërisë. Zgjedhjet janë një moment i rëndësishëm në zhvillimin e rendit demokratik të një vendi. Ne jemi të vetëdijshëm se janë bërë hapa përpara në drejtim të mbajtjes së zgjedhjeve të ndershme e me standarde demokratike. Këtë e kanë konfirmuar edhe vendet demokratike mike të Shqipërisë. Kjo na bën krenarë e na jep shpresë për të ardhmen.
Që këto standarde të përmirësohen gjithnjë e më shumë është e nevojshme të lexojmë e të reflektojmë mbi kërkesat e aktualitetit të shprehura nga zëri i shumë njerëzve të thjeshtë, por edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë.
Me anë të kësaj letre qarkore dëshirojmë të vendosim theksin e të tërheqim vëmendjen e subjekteve politike, por edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë, mbi disa problematika që kërkojnë një zgjidhje para zgjedhjeve e disa të tjera pas zgjedhjeve.
Së pari dëshirojmë të themi se duhet të tregohet nga forcat politike një vullnet i pakthyeshëm për dekriminalizimin e politikës në tërësi. Këto zgjedhje vendore janë një rast mjaft i volitshëm që të shfaqet hapur prej forcave politike vullneti politik për dekriminalizim. Prandaj në përcaktimin e kandidatëve të kihet parasysh gjetja e atyre kandidatëve të cilët nuk janë të përfshirë në një të kaluar kriminale dhe korruptive. Korrupsioni fatkeqësisht në këto vite ka përfshirë shumë persona të angazhuar në politikë. Ne urojmë që në këto zgjedhje të shkëputemi nga kandidatët që kanë qenë të korruptuar, që kanë blerë vota me para apo në forma të tjera, që kanë korruptuar të tjerë apo kanë favorizuar gjatë mandateve të tyre marrjen e fondeve publike në mënyrë të pandershme. Ka shumë burra dhe gra të cilët janë të papërlyer me logjikat korruptive të cilët si kandidatë do t?i bënin nder vendit e do të garantonin zhvillimin e zonave të veçanta ku do të zgjidhen. Në përzgjedhjen e kandidatëve, i ftojmë partitë politikë që të konsiderojnë vlerën e një përfaqësimi logjik të gjinive, përkatësive fetare dhe kulturore që janë pasuri shpirterore e morale e populli tonë.
Së dyti, sikurse kemi thënë edhe në qarkoren me rastin e zgjedhjeve të vitit 2013, e që për fat të keq u verifikua dukshëm në ato zgjedhje, dënojmë dhe bëjmë thirrje që të mos verifikohet më shitblerja e votës. Kush shet votën, me çfarëdo çmimi, ka shitur dinjitetin, nderin e vet dhe të familjes. Kush e blen votën është i paskrupullt dhe poshtëron dinjitetin e të tjerëve dhe të vetin. Shitblerja e votës heq mundësinë e kërkimit të llogarisë nga ana e qytetarit ndaj të zgjedhurve. Lidhur me këtë, po ashtu edhe premtimi i votës nën be pasi janë paguar para, është një fyerje ndaj Zotit dhe kundër moralit të shëndoshë njerëzor e fetar.
Së treti dëshirojmë të garantohet një proces i drejtë zgjedhjesh nga organet përkatëse, por në mënyrë të veçantë nga subjektet pjesëmarrëse. Kemi asistuar në vite fatkeqësisht në një gjuhë të dhunshme dhe mjaft problematike në të kaluarën. Të ruhet gjatë fushatës etika e komunikimit verbal qoftë nga kandidatët e qoftë nga subjektet politike.
Së katërti ne këmbëngulim që subjektet politike dhe kandidatët për pushtet vendor në programet e tyre dhe në paraqitjen e platformave politike të kenë parasysh të mirën e të gjithë njerëzve, por në mënyrë të veçantë një kujdes ndaj të varfërve dhe ndaj rinisë. Të varfrit, sidomos familjet me shumë fëmijë, kanë nevojë për punë e jo vetëm për ndihma sociale. Të sigurosh bukën e familjes me anë të punës do të thotë të kesh dinjitet. Parimi i subsidaritetit duhet të promovohet për krijimin e bazave e kushteve që familjet shqiptare të zhvillohen e të mbajnë vetveten me dinjitet.
Të rinjtë gjithashtu duhen inkurajuar që të mos braktisin vendin, por të vihen në shërbim të tij. Edhe në këtë rast garantimi i studimit dhe i punës kthehen në instrumenta efikase që të rinjtë të vazhdojnë të jetojnë në Shqipëri.
Qytetarëve të Shqipërisë, të krishterë ose jo, u bëjmë thirrje të marrin pjesë në votime me kulturë dhe me dinjitet. Të mos jemi indiferentë ndaj votimit. Nëse nuk votojmë sot nuk mund të kërkojmë llogari nesër. Votimi është një detyrë morale pavarësisht cila është zgjedhja.
Gjithashtu u bëjmë thirrje ndërgjegjeve të qytetarëve që nëse kandidatët janë të njohur për të kaluarën e tyre kriminale apo korruptive të mos i votoni. Edhe abstenimi apo vota e bardhë është një opsion dhe një zë që duhet dëgjuar dhe një e drejtë që duhet ushtruar në kushte specifike. Nëse askush nga kandidatët nuk përmbush kriteret atëherë abstenimi kthehet në një detyrë morale.
Në fund duam të themi se Kisha Katolike në Shqipëri, besnike ndaj detyrës së saj dhe të mirës së vendit, do të vazhdojë të ofrojë bashkëpunimin e saj me organizmat vendorë për çdo nisëm që ka për zemër të mirën e përbashkët, zhvillimin integral të personit njerëzor, të familjes dhe të shoqërisë.
Marsi konsiderohet një planet armiqësor për jetën. Mirëpo ma...
Nga Lutfi DERVISHISapo shijova nje edicion qendror lajmesh q...
Gjykata e Tiranës ka liruar me kusht Lavdërim Tufën, i dënua...
Njerëzit duhet të jenë të aftë të punojnë dhe të ndërveprojn...
Nga Miron ÇAKO*Zoti Blushi!Në shkrimin tuaj në gazetën Panor...
Është e nesërmja e Krishtlindjeve të vitit 2004, pas rizgjed...
Policia e Tiranës ka arrestuar sot shtetasin Alfred Ismailaj...
Kandidatja socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari...
Pavarësisht se koalicioni PS-LSI ende nuk e ka një kandidat ...
Nga Artan FugaPas deklaratës të z.Kryeministër të Shqipërisë...
I shihni se si shëtisin, i mbajnë përdore, qeshin dhe kënaqe...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffman siguron ...
Ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e të dhënave ndodhin çdo...
Kreu i PDK, Nard Ndoka është shprehur se ende nuk është arri...
Një person është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit pa...
Hillary Clinton shpalli zyrtarisht kandidaturën për presiden...
Për lexuesit shqiptarë tregut të librave të rinj i shtohen e...
Sajti amerikan “Medical Daily”, shkruan se qëndrimi klasik u...
Teksa kohët e fundit kemi parë që nëpër pika të ndryshme të ...
Çmimi i i orizit në tregun vendas është rritur muajin e fund...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...