Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Miron ÇAKO*
Zoti Blushi!
Në shkrimin tuaj në gazetën Panorama ?Kur do të flasë Anastasi shqip? ju flisni dhe kërkoni argumenta si një ateist për ekzistencën e Zotit në shqipen e kryepeshkop Anastasit.
Për ata që s?e dinë termi ateist vjen nga greqishtja e vjetër Atheos që do të thotë pa Zotin; dhe ateist është ai që mohon Perëndinë dhe është kundër fesë.
Ju në fund të shkrimit nxirrni argumentin e shpejtë se meqënëse Zoti nuk I mëson shqipen Anastasit, Ai nuk ekziston ose meqënëse Anastasi nuk do të mësojë dhe të flasë shqip, atëhere ai nuk është një fetar i sinqertë, por çdo gjë tjetër dhe kështu përsëri për ju Zoti nuk ekziston.
Por po ju them me dashamirësi se ky argument është i paarsyeshëm dhe shumë naiv, aq më tepër kur thuhet nga ju, që jeni një figurë e shquar e politikës dhe sidomos e letërsisë dhe elitës intelektuale shqiptare.
Problemi i mosbesimit tuaj dhe i çdo njeriu që deklarohet ateist nuk është se nuk ka prova të mjaftueshme për të besuar se ekziston një krijues, aq më tepër pengesa linguistike, siç ju na parashtroni në shkrimin tuaj. Problemi është moral dhe etik.
Zoti është një person moral, me ligje dhe standarte morale dhe njeriu si krijesë vendoset përballë këtij Zoti dhe ligjit të tij që thotë: Mos vrit! Mos bëj tradhëti bashkëshortore! Mos vidh! Mos gënje! Mos lakmo!i
Këto ligje janë të shkruara në subkoshiencën e çdo qënie njerëzore, pavarsisht kulturës ose dijes që ai ka, sipas parimet natyral: ?Mos i bëj tjetrit atë që s?duan të ta bëjnë ty.?
Ajo që na dallon ne njerëzit nga kafshët është liria e zgjedhjes dhe kjo është për njeriun sa madhështore, që tregon se jemi krijuar sipas ikonës së Perëndisë, aq edhe tragjike, sa që njeriu duke u rrotulluar rreth vetes së tij bëhet një qënie egocentrike sa mohon Zotin dhe ligjin, duke e bërë vetveten zot dhe duke formuluar ligjësi të tjera që historia dhe jeta i kanë vërtetuar si perversione. Ta mohojë ose ta besojë Zotin është një problem për zgjidhje për çdo njeri, nga i pari deri tek i fundit në këtë botë.
Apostull Pavli, i cili iu ka predikuar në shekullin e parë pas Krishtit paraardhësve tanë siç thuhet në Bibël: ?Nga Jeruzalemi deri në Ilirikum kam kryer shërbesën e Krishtit? ? iu thotë romakëve që e kishin huazuar kulturën greke:
?Ajo që mund të dihet për Perëndinë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre, sepse cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme, duke qënë e dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës shihet qartë me qëllim që ata të mos kenë se ç?të thonë, sepse megjithëse njohën Perëndinë nuk e përlëvduan, as e falenderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua, duke deklaruar veten të urtë u bënë të marrë. Prandja dhe Perëndia i dorëzoi në pasionet e papastërtisë, në epshet e zemrave të tyre për të çnderuar trupat e tyre në mes vetes së tyre, që e shndërruan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan krijesën në vënd të Krijuesit, që është i bekuar në jetë të jetëve. Amin. (Romakëve: 1:19-25)
Por ndoshta po të ishim përballë do të më thoje:
Mjaft me predikime, me citime nga Bibla, pavarsisht se Bibla është libri më i përkthyer dhe më i lexuar nga të gjithë njerëzit e globit. Por si shkrimtar që je më lejo të citojë pak nga Dostojevski, nga libri i famshëm ?Vëllezërit Karamazov?, që besoj se edhe ju si intelektual dhe shkrimtar e keni lexuar, por përsëritja është mëma e dijes.
Tek romani i dytë, kapitulli nëntë thuhet:
??unë mendoj se s?ka nevojë të shëmbet tjetër veç idesë që ka njerëzimi për Zotin. Ja nga duhet nisur. Këndej duhet nisur o qorra, që nuk kuptoni fare. Kur njerëzimi të ketë hequr dorë nga Zoti, jam i sigurtë se kjo paralelisht me periudhat gjeologjike, atëhere krejt vetiu pa kurrëfarë kanibalizmi, do të shëmbet kuptimi i vjetër, morali i mëparshëm dhe gjithçka do të nisë nga e para?. Në këtë kuptim atyre gjithçka u lejohet?. Por Zot nuk ka dhe s?mund të ketë ligje. Atje ku ndalet Zoti, aty është vendi i Zotit. Atje ku ndalem unë do të jetë vendi i mëparshëm. Gjithçka lejohet?
Pra, të besosh apo të mos besosh është një problem i përdorimit të vetë lirisë së njeriut dhe jo i Perëndisë, i Cili është i pakorruptueshëm, as edhe i zëdhënësve të Tij pavarsisht gjuhës që ata përdorin: në greqisht, latinisht, arabisht ose edhe shqip. Problemi nuk është në shqisat e jashtme, në sy ose veshë, por në zemrën e njeriut, ashtu siç thotë edhe vetë Krishti:
?Sepse që përbrënda nga zemra e njeriut dalin mendimet e liga, shkeljet e kurorës, kurvërimi, vrasjet, vjedhjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, pafytyrësia, cmira, blasfemia, kryelartësia, marrëzia. Të gjitha këto të liga dalin nga brenda dhe e ndotin njeriun.? (Mateu 7:21-23)
Edhe akuza që ju bëni për kryepeshkop Anastasin se ai nuk meshon shqip, nuk është e vërtetë. Ai të gjitha lutjet liturgjike për gjatë gjithë meshës për qeverinë, ushtrinë dhe gjithë popullin i thotë në shqip, pavarsisht moshës dhe pamundësisë për ta mësuar dhe thënë në mënyrë perfekte fjalët në shqip. Dhe argumenti juaj se, ju nuk besoni se ka Zot, sepse Anastasi nuk flet shqip, është një problem me moralin tuaj, sepse në këtë rast nuk po thoni të vërtetën dhe jeni duke iu kundërvënë Zotit që thotë: ?Mos gënje!?
*Përgjegjës i zyrës së Katekizmit
Është e nesërmja e Krishtlindjeve të vitit 2004, pas rizgjed...
Policia e Tiranës ka arrestuar sot shtetasin Alfred Ismailaj...
Kandidatja socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari...
Pavarësisht se koalicioni PS-LSI ende nuk e ka një kandidat ...
Nga Artan FugaPas deklaratës të z.Kryeministër të Shqipërisë...
I shihni se si shëtisin, i mbajnë përdore, qeshin dhe kënaqe...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffman siguron ...
Ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e të dhënave ndodhin çdo...
Kreu i PDK, Nard Ndoka është shprehur se ende nuk është arri...
Një person është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit pa...
Hillary Clinton shpalli zyrtarisht kandidaturën për presiden...
Për lexuesit shqiptarë tregut të librave të rinj i shtohen e...
Sajti amerikan “Medical Daily”, shkruan se qëndrimi klasik u...
Teksa kohët e fundit kemi parë që nëpër pika të ndryshme të ...
Çmimi i i orizit në tregun vendas është rritur muajin e fund...
Prokurore te çështjes së shtetasit Italian, Giorgio Riformat...
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, në Ministrin...
Kostumi përbëhet nga pjesët e mëposhtme:-Veshje maksimale Ab...
Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Florian Rauning gjatë n...
Një person ka kërcënuar pasditen e sotme se do të hidhej ng...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...