Tiranë/ Shpërndante heroinë, arrestohet poseduesi
Policia e Tiranës ka arrestuar sot shtetasin Alfred Ismailaj...
Është e nesërmja e Krishtlindjeve të vitit 2004, pas rizgjedhjes në Shtëpinë e Bardhë të Xhorxh W. Bushit. Shoh jashtë dritares: jam në humor të keq, ndjehem e pafuqishme. Pastaj një mik, edhe ai artist si unë, më telefonon për të më përshëndetur. Me pyet si jam, dhe unë në vend të përgjigjes klasike, ?Çdo gjë mirë, po ju??, nuk arrij t?ia fsheh të vërtetën: ?Nuk jam mirë. Përveçse jam në depresion, nuk arrij dot të punoj, të shkruaj. Është njëlloj si të isha e paralizuar. Nuk po mundem të vazhdoj romanin që kam filluar. Nuk jam ndier kurrë më parë kështu, por zgjedhjet?.?.
Para se t?i jepja hollësi të tjera, ai më ndërpret duke thirrur: ?Jo! Jo jo! Është pikërisht ky momenti, kur një artist duhet të përveshë mëngët. Jo kur çdo gjë shkon mirë, por në kohërat e frikës. Kjo është detyra jonë!?.
U ndjeva budallaqe për pjesën tjetër të mëngjesit, veçanërisht kur mendova për artistët që i bënë veprat e tyre brenda në gulagët mizorë, qelitë e burgjeve, shtretërit e spitaleve; që e bënë punën e tyre ndërsa ishin të përndjekur, në mërgim apo të përqeshur. Mendova edhe për ata që ishin ekzekutuar.
Lista përfshin shekuj të tërë, dhe jo vetëm atë të fundit. Eshtë tepër e gjatë. Sa për të përmendur disa prej tyre Pol Robeson, Primo Levi, Ai Veivei, Oskar Uajlld, Pablo Pikaso, Deshiel Hamet, Uole Sojinka, Fjodor Dostojevski, Aleksandër Solzhenicin, Lilian Helman, Salman Rushdi, Herta Myler, Uollter Benxhamin. Nëse do të bëja një listë më të saktë, duhet të përmendja me qindra emra.
Diktatorët dhe tiranët, përurojnë përherë mbretërinë dhe ushqejnë pushtetin e tyre, me shkatërrimin e qëllimshëm dhe të llogaritur të artit: censurën dhe djegien e librave që nuk janë në përputhje me linjën zyrtare, përndjekjen dhe burgosjen e piktorëve, gazetarëve, poetëve, dramaturgëve, romancierëve dhe filozofëve. Ky është hapi i parë i një despoti, që në aktet e tij instiktive dhe të kobshme, tregon jo thjesht ligësinë, por edhe aftësinë e perceptimit.
Këta tiranë e dinë shumë mirë se strategjia e tyre e depresionit do t?u mundësojë instrumenteve reale të pushtetit shtypës, të zhvillohen me tej. Plani i tyre është i thjeshtë:
1. Zgjedhja e një armiku të dobishëm ? një ?Tjetri? ? për ta shndërruar inatin në konflikt e deri në luftë.
2. Kufizimi ose fshirja e imagjinatës që ofron art, dhe madje edhe mendimin kritik të studiuesve dhe gazetarëve.
3. Hutimi përmes lojërave, ëndrrave dhe temave mbi superioritetin fetar ose krenarisë përbuzëse kombëtare, që fshehin në brendinë e të shkuarës së tyre, dhimbje dhe poshtërim.
Në këtë botë bashkëkohore të protestave të dhunshme, luftërave, kërkesave për bukë dhe paqe, ku qytete të tëra shpërngulen me nxitim në shkretëtirë, për t?u dhënë strehë popullsive të dëbuara, braktisura, frikësuara, që ikin për jetën e tyre dhe jetën e fëmijëve, çfarë duhet të bëjmë ne, të ashtuquajturit të civilizuar?
Zgjidhjet anojnë nga ndërhyrja ushtarake dhe dilema: vrasje apo burgosje. Çdo veprim tjetër, nën këtë klimë politike të degraduar, shihet si një shenjë dobësie. Natyrshëm të vjen të pyesësh pse të qënit ?i dobët? është bërë një mëkat ekstrem, i pafalshëm? A mos ndoshta sepse jemi bërë një komb aq i trembur nga të tjerët, nga vetvetja dhe qytetarët e vet, saqë kemi dështuar të njohim dobësinë autentike, poshtërsinë në insistimin për të kryer kudo ndërhyrje të armatosura?
Sa e pjekur, burrërore është të qëllosh ndaj mjekëve që praktikojnë abortin, fëmijëve që shkojnë në shkollë, kalimtarëve, adoleshentëve zezakë që ia mbathin me vrap? Sa e fortë, e fuqishme është ndjesia e të paturit një armë vrasëse në xhepin tuaj, në brez, apo në kroskotin e makinës? Sa autoritare është të kërcënosh me luftë në politikën e jashtme thjesht për forcë zakoni, frikë të trilluar apo ego kombëtare? Dhe sa patetike është? Patetike, sepse ne s?mund të dimë, në ndonjë skutë të ndërgjegjes tonë, që burimi dhe arsyeja e agresivitetit tonë të ngulitur nuk është vetëm frika.
Është ndërkaq edhe paraja: stimuli i përfitimit të industrisë së armatimit, mbështetja financiare e kompleksit ushtarako-industrial, kundër të cilit na paralajmëroi dikur Ajzenhaueri. Të përdorësh forcën është e lehtë, kur qytetarët janë kryesisht të pakënaqur, kur provojnë ndjesinë e pafuqisë, të cilën dhuna mund t?ua lehtesojë. Dhe kur debati politik, prishet nga një paarsyeshmëri dhe një urrejtje aq e thellë, sa fyerjet vulgare duken normale dhe mungesa e afeksionit mbretëron.
Debatet tona, në shumicën e rasteve, do të degjeneronin edhe në oborrin e një çerdheje: fyerjet, shuplakat verbale, thashethemet, të qeshurat, të gjitha së bashku, teksa lisharëset e mirëqeverisjes mbeten bosh. Për pjesën dërmuese të 5 shekujve të fundit, Afrika është parë si një vend i varfër, mjaft i varfër, pavarësisht se është jashtëzakonisht i pasur me naftë, ar, diamante, metale të çmuara dhe kështu me radhë. Por duke qenë se këto pasuri, në pjesën më të madhe nuk i përkasin njerëzve që jetojnë atje përherë, kontinenti ka mbetur në mendjet e Perëndimi, si i denjë për përbuzje dhe natyrisht, për t?u plaçkitur.
Ndonjëherë, harrojmë se kolonializmi ishte dhe është luftë, një luftë për të kontrolluar dhe zotëruar burimet e një vendi tjetër, që do të thotë para. Mundemi gjithashtu të mashtrojmë veten, dhe mendojmë se përpjekjet tona për ?civilizuar? ose ?paqësuar?, vendet e tjera, nuk kanë të bëjnë me paratë. Skllavëria ka qenë gjithmonë një çështje parash: krah i lirë pune që prodhon para, për pronarët dhe industritë. Punëtorët e varfër dhe të papunët e ditëve tona, janë si pasuritë e fjetura të ?Afrikës më të errët koloniale?, të ekspozuar ndaj vjedhjes së pagave dhe pasurisë, të zotëruara nga korporatat e mëdha kancerogjene, që mbytin zërat disidentë.
Asnjë nga këto dukuri, nuk të lë të parashikosh një të ardhme inkurajuese. Megjithatë mua me kujtohet britma e mikut tim atë ditë pas krishtlindjeve: Jo! Është pikërisht ky momenti, kur një artist duhet të përveshë mëngët. Nuk ka kohë për dëshpërim, vetëngushëllim, nuk ka vend për frikë. Ne flasim, shkruajmë, bëjmë gjuhë. Është kjo mënyra sesi qytetërimi shëron. E di se bota është plagosur dhe përgjakur, dhe nëse është e rëndësishme të mos e injorosh dhimbjen e saj, është gjithashtu thelbësore të mos i jepesh ligësisë së saj. Sikurse dështimi, edhe kaosi përmban informacione, që mund të çojnë drejt njohjes, dhe madje edhe urtësisë. Njësoj si arti. /?The Nation?/ Bota.al
Policia e Tiranës ka arrestuar sot shtetasin Alfred Ismailaj...
Kandidatja socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari...
Pavarësisht se koalicioni PS-LSI ende nuk e ka një kandidat ...
Nga Artan FugaPas deklaratës të z.Kryeministër të Shqipërisë...
I shihni se si shëtisin, i mbajnë përdore, qeshin dhe kënaqe...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffman siguron ...
Ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e të dhënave ndodhin çdo...
Kreu i PDK, Nard Ndoka është shprehur se ende nuk është arri...
Një person është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit pa...
Hillary Clinton shpalli zyrtarisht kandidaturën për presiden...
Për lexuesit shqiptarë tregut të librave të rinj i shtohen e...
Sajti amerikan “Medical Daily”, shkruan se qëndrimi klasik u...
Teksa kohët e fundit kemi parë që nëpër pika të ndryshme të ...
Çmimi i i orizit në tregun vendas është rritur muajin e fund...
Prokurore te çështjes së shtetasit Italian, Giorgio Riformat...
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, në Ministrin...
Kostumi përbëhet nga pjesët e mëposhtme:-Veshje maksimale Ab...
Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Florian Rauning gjatë n...
Një person ka kërcënuar pasditen e sotme se do të hidhej ng...
Avokatët e deputetit Tom Doshi, Vladimir Meçi dhe Ferid Muç,...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...