Dosja Meta/ Sot seanca në GJKKO, mbështetësit e ish-presidentit para gjykatës
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Nga Klodian Tomorri
(Në dy vitet e fundit deficiti buxhetor ka qenë mesatarisht mbi 2 % e PBB më i lartë se mesatarja e tre viteve paraardhëse. Nëse sektori privat do të kishte ruajtur të njëtat nivele të zgjerimi, vetëm nga kjo shtesë e borxhit, rritja ekonomike do të duhet të ishte më e lartë. Por kjo ska ndodhur, pasi sektori privat është tkurrur ndërsa ai publik ka kanibalizuar vetveten duke shpërdoruar burime pa gjeneruar rritje)
Bashkë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, vitin e kaluar, qeveria pati vendosur si objektiv për rritjen e Prodhimit Kombëtar, nivelin 2.1 për qind. Në dy dekadat e fundit nga rënia e ekonomisë së planit, kjo është shifra më e ulët, që autoritetet kanë planifikuar ndonjëherë për rritjen ekonomike. Por sërish, edhe kjo pritshmëri minimale, rezultoi më optimiste nga realiteti në terren. Sipas Instat, vitin e kaluar, Vlera e Shtuar Bruto në Prodhimin Kombëtar u zgjerua me vetëm 1.89 për qind. Për ta thënë shkurt; më pak se pak. Dështimi për të arritur edhe një objektiv kaq anemik sa ky, tregon se sa e thellë është kriza e ekonomisë shqiptare dhe sa larg është rilindja e premtuar e saj.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Shqipëria përballet me tronditje të ekonomisë. Nga rënia e komunizmit, vendi ka përjetuar dy kriza të mëdha, njëra në vitet e para të tranzicionit dhe tjetra në vitin e mbrapsht 1997. Por në të dy rastet, rimëkëmbja ka qenë e shpejtë dhe prodhimi i është rikthyer trajektores potenciale brenda dy apo tre viteve. Këtë herë është ndryshe. Shqipëria po përjeton një depresion të gjatë ekonomik, me pasoja dramatike në jetesën dhe ndoshta edhe të ardhmen e qindra mijë familjeve, veçanërisht atyre me të ardhura të ulëta.
Prej kohësh duket se ekziston një hendek mes realitetit që qytetarët e jetojnë çdo ditë dhe atij që u serviret nga lart. Në ekonomi, ky hendek është më i dukshëm se kudo tjetër dhe përshtypja të thotë se vjen duke u rritur. Nga njëra anë, dy aksionerët kryesorë në të ashtuquajturin plan të rimëkëmbjes, Qeveria dhe FMN, po trumbetojnë në publik suksesin e politikave të tyre. Nga ana tjetër, pjesa dërrmuese e qytetarëve, jo vetëm që nuk e kanë parë jetesën e tyre të bëhet më e mirë, por ndoshta kanë përjetuar të kundërtën.
E vetmja copëz e vogël e vertete në pretendimin se ekonomia po rimëkëmbet lidhet me faktin se krahasuar me 2013-ën, rritja e Prodhimit u përshpejtua lehtësisht nga 1.45 në 1.89 për qind. Por ky është një fakt që nuk i përmirëson pozitat e ekonomisë dhe as prespektivën e saj. Kjo për disa arsye. Së pari, rritja prej 1.9 për qind është produkt edhe i borxhimit të jashtëzakonshëm të vendit. Në dy vitet e fundit deficiti buxhetor ka qenë mesatarisht 25 miliardë lekë ose mbi 2 për qind e Prodhimit Kombëtar më i lartë se mesatarja e tre viteve paraardhëse. Nëse sektori privat do të kishte ruajtur të njëtat nivele të zgjerimi, vetëm nga kjo shtesë e borxhit, rritja ekonomike do të duhet të ishte më e lartë. Por kjo ska ndodhur, pasi sektori privat është tkurrur ndërsa ai publik ka kanibalizuar vetveten duke shpërdoruar burime pa gjeneruar rritje.
Së dyti rritja prej 1.9 për qind është e vogël dhe e papërfillshme për një ekonomi si ajo e Shqipërisë. Teknikisht rimëkëmbja e një ekonomie fillon kur ajo nis të mbyll hendekun mes prodhimit potencial që mund të gjenerojë dhe atij faktik që realizon. Me këto ritme të rritjes së prodhimit ky hendek ka vazhduar të zgjerohet edhe vitin e kaluar duke rënduar kostot e krizës dhe mbajtur larg ringritjen.
Së fundmi ekonomia nuk është vetëm shifra, por mbi të gjitha është ajo çfarë njerëzit jetojnë. Shpesh numrat janë të pafuqishëm për ta përshkruar realitetin dhe ndonjëherë ndoshta edhe mund ta shtrëmbërojnë atë. Dhe ky është një prej atyre rasteve. Pasi edhe pse në terren pozitiv, me këto ritme rritje, ekonomia shqiptare në vend të shtesës në mirëqënie, prodhon thellim të varfërisë. Në një situatë të tillë, sado të serviret si fakt, ringritja është në tentativë. Dhe kjo nuk ndryshon. Edhe nëse ata që e servirin janë me markë ndërkombëtare. Propaganda, nuk i zhbën dot faktet dhe zakonisht propaganda vjen nga lart, ndërsa faktet qëndrojnë me qytetarët.
Vijojnë reshjet e dëborës në zonën e Korçës, ndërsa raportoh...
Kockat tona mbeten të forta gjatë periudhës së rinisë. Në mo...
Truri i njeriut është me të vërtetë një organ i pabesueshëm,...
Për fëmijët konsumimi i alkoolit përbën një rrezik të vërtet...
Apple nuk mundet të lançojë smartwatch-in e saj të ri në Zvi...
Në këtë ditë të këtij viti Sarajeva feston 70 vjetorin e çli...
Presidenti Barack Obama nxitoi të sigurojë Izraelin se Shtet...
Shqipëria dhe Serbia do të bashkëpunojnë në sektorin doganor...
Modeli më i ri i “Audi” SQ7 pritet që të dalë në treg vitin ...
Nga Artan FUGA Furtuna dhe rreshjet e mbrëmbshme në darkë më...
Vaj ullirit është një yndyrë mono e pangopur, e shijshme që ...
Turqia e ka bllokuar qasjen në Tëitter, Facebook dhe YouTube...
Presioni mbi qeverinë serbe për të kthyer të dyshuarin për k...
Lapsi.al zbulon manipulimin e radhës të Erion Veliajt, minis...
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë paralajmëruar se kërkes...
Për shkak të reshjeve të dëborës të rikthyera sërish gjatë k...
Lidhur me laboratorin e zbuluar disa kohë më parë në Xibrakë...
Qeveria greke mund të arrijë një marrëveshje paraprake me pa...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...