Maqedoni/ Reshjet e dëborës bllokojnë rrugën Mavrovë-Dibër
Për shkak të reshjeve të dëborës të rikthyera sërish gjatë k...
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë paralajmëruar se kërkesa e Listës Serbe për zbatimin e marrëveshjes së koalicionit, e cila është kusht për kthimin e përfaqësuesve të Listës Serbe në institucionet e Kosovës, mund të fillojë të realizohet shpejt.
Zëvendësministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se marrëveshja ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Listës Serbe është negociuar para krijimit të koalicionit dhe ka qenë bazë për arritjen e këtij koalicioni.
Sipas tij, partnerët e koalicionit janë të gatshëm t?i qasen kërkesës së Listës Serbe.
?Pikat e asaj marrëveshjeje janë disa. Prej tyre, disa pika janë që realizohen shpejt. Për shembull, ata duhet tash të na e sjellin emrin e ministrit dhe emrat e zëvendësministrave dhe këto janë çështje që mund të realizohen menjëherë, posa ata të vijnë brenda?, thekson zëvendësministri Gecaj.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e Listës Serbe, dy ditë më parë, janë takuar me zyrtarët e Qeverisë së Serbisë, siç është thënë, për t?u konsultuar lidhur me hapat e mëtutjeshëm të Listës Serbe, pas ngrirjes së aktivitetit të përfaqësuesve të saj në institucionet e Kosovës, që nga fillimi i janarit të këtij viti.
Ata kanë theksuar se në fillim të javës së ardhshme do të takohen me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht me partnerët e koalicionit, dhe nëse do të ketë vullnet të mirë dhe të jepet dora e pajtimit nga të dyja palët, atëherë përfaqësuesit e Listës Serbe do të kthehen në institucione për të vazhduar punën e mëtutjeshme.
Megjithatë, ata kanë theksuar se ekziston një kusht i vetëm për këtë, që është zbatimi i marrëveshjes së koalicionit.
Sasha Milosavljeviq, shef i Grupit Parlamentar Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës, pati thënë se ky kusht nuk është i ri dhe se ai ekziston që më parë, por vetëm duhet të respektohet.
?Në atë moment që ne e shohim se është respektuar marrëveshja e koalicionit, ne do të kthehemi në institucione. Kjo mund të pritet në periudhën e ardhshme dhe shumë shpejt?, kishte theksuar Milosavljeviq.
Megjithatë, një nga pikat e parashtruara të Listës Serbe në marrëveshjen së koalicionit qeverisës është edhe formimi i Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe.
Zëvendësministri Gecaj thotë se nuk mund të flitet për afate të realizimit të kësaj pike, për shkak se situata është në pikën fillestare dhe ende nuk është biseduar në mënyrë serioze për këtë çështje.
Ndërkaq, ministrja pa portofol, Edita Tahiri, e cila është e ngarkuar me çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka përsëritur disa herë se para formimit të Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe, duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura deri më tash në kuadër të dialogut në Bruksel.
Edhe zëvendësministri Gecaj thekson se duhet të zbatohen disa marrëveshje në mënyrë që të krijohen parakushtet për të vazhduar me marrëveshje tjera.
?Ne jemi ende në fazën e marrjes me atë se si të zbatohen këto marrëveshje që janë arritur deri më tash, e pastaj do të kalojmë në fazat tjera, pra, në fazën e negociatave lidhur me çështjen e Asociacionit. Ju e dini që është një çështje bukur e ndërlikuar që do të marrë, sipas të gjitha gjasave, një kohë. Se sa do të zgjasë ajo kohë, a do të jetë tetori, a do të jetë dhjetori, apo do të jetë brenda dy muajve, këtë nuk mund ta dimë. Nëse do të pyeteshim ne, do ta zgjidhnim këtë çështje për një muaj?, deklaron Gecaj.
Megjithatë, ai shton se pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve serbë në institucione, nuk do të mund të bisedohet fare për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ndryshe, Lista Serbe ka ngrirë aktivitetin në institucionet e Kosovës pas shkarkimit të ministrit Aleksandar Jabllanoviq nga Qeveria e Kosovës. Ky shkarkim kishte ndodhur pasi që Jabllanoviq i kishte quajtur ?egërsira? protestuesit në Gjakovë, të cilët më 6 janar kishin penguar përpjekjet e pelegrinëve serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.
Për shkak të reshjeve të dëborës të rikthyera sërish gjatë k...
Lidhur me laboratorin e zbuluar disa kohë më parë në Xibrakë...
Qeveria greke mund të arrijë një marrëveshje paraprake me pa...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi...
Partia Kristian Demokrate do të dalë në zgjedhjet e 21 qersh...
Ministria e Buqësisë ka nisur një aksion nëpër tregjet e kaf...
Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë sot një aksion për mbikëq...
Deputeti i PS-së, Erjon Braçe, njëherësh kreu i Komisonit të...
Shumë shkencëtarë kanë spekuluar se ëndrrat na ndihmojnë ne ...
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati nisi sot vizitën...
Vlora siç duket do të jetë një qytet me jo pak surpriza. Biz...
Një ngjarje e ndodhur pak kohë më parë por e freskët në memo...
Vlora siç duket do të jetë një qytet me jo pak surpriza. Biz...
Edi Rama nuk ka vonuar, ende pa hequr këpucët e rrugëtimit n...
Në vendin tonë numërohen 117 pika të grumbullimit të prodhim...
Presidenti rus Vladimir Putin ishte ish-oficer i KGB-së. A ...
Një nga protagonistët e Fast & Furious, Vin Diesel ka deklar...
Produktet farmaceutike dhe të kozmetikës kanë shënuar shitje...
Avionët luftarakë të Kenias nisën bombardimin e pozicioneve ...
Nënkryetarja e Partisë Fryma e Re Demokratike dega Shkodër, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...