web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eksporti në bujqësi, 52 qendra grumbullimi në mbarë vendin

6 Prill 2015, 09:57, Aktualitet CNA

Në vendin tonë numërohen 117 pika të grumbullimit të prodhimit bujqësor, 52 prej të cilave janë pika ku kryhet eksporti i prodhimeve bujqësore me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë, Greqinë, Rumaninë, Bullgarinë, Bosnjë, Kroacinë, por edhe në Suedi, Itali, Francë, Gjermani, Zvicër, Austri dhe SHBA.

Drejtoria e Prodhimit Bujqësor dhe Politikave Tregtare në Ministrinë e Bujqësisë bën të ditur se, numri më i lartë i qendrave të grumbullimit është i përqendruar në qarkun Lushnje -Fier, (në jug të vendit). I cilësuar ndryshe dhe si hambari bujqësor, ku janë ngritur 13 pika grumbullimi dhe eksporti të perimeve e frutave, me 5100 m² kapacitete grumbulluese (magazina) dhe kapacitet 7500 tonë dhoma frigoriferike, mundëson grumbullimin e mbi 56 mijë tonë prodhime nga fushat e fermave.

Përvojën e Lushnjës e gjejmë edhe në Goriçan të Beratit, pothuaj me të njëjtët tregues për grumbullimin dhe eksportin e perimeve dhe frutave, me dallimin se në këtë zonë, vëmendja është përqendruar më shumë te grumbullimi dhe eksporti direkt i prodhimeve.





Lajmet e fundit nga