web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I afërmi i Aleksandër Kurtit: Babai i Frrokut e pranoi vrasjen, paguan 25 fshatarë që të bënin betimin

6 Prill 2015, 08:09, Aktualitet CNA

Flet për herë të parë një i afërm i Aleksandër Kurtit, shqiptarit të vrarë në Belgjikë në vitin 1999, në një ngjarje për të cilën tashmë është arrestuar deputeti Mark Frroku.

Kushëriri i Aleksandër Kurtit, shtetasi Leonard Kurti, në një intervistë për ?Panorama? i quan të pavërteta deklaratat që deputeti Frroku bëri në foltoren e Parlamentit ditën e enjte, pak para se të arrestohej.

Sipas tij, ka qenë vetë babai i deputetit që i ka thënë familjes Kurti se Aleksandrin e ka vrarë Mark Frroku me shokët e tij. Madje, sipas tij, as betimi që Frroku pretendon t?i ketë bërë familjes Kurti, në prezencën e 24 burrave dhe 2 priftërinjve, nuk qëndron.

Kushëriri i Aleksandër Kurtit tregon për gazetën ?Panorama? se Mark Frroku ka paguar me shuma të mëdha 25 persona, banorë të fshatit të tij, në mënyrë që ata të merrnin pjesë në betim. Por ai tregon se asnjë anëtar i familjes Kurti nuk ka marrë pjesë në atë betim, e aq më pak të ketë pranuar para.

Për këtë arsye, sipas tij, betimi që pretendon Frroku është i pavlefshëm. Lajmi për vrasjen e shtetasit shqiptar, Aleksandër Kurti, në Bruksel, ngjarje për të cilën akuzohej Mark Frroku, u bë fillimisht publike nga mediat belge, në janar në vitit 2014, duke u mohuar nga Frroku’ raporton ‘Panorama’.





Lajmet e fundit nga