web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Peshkatarët: Ministria i dha vëllait të deputetit lagunën e Patokut

6 Prill 2015, 07:27, Aktualitet CNA

Laguna e Patokut nuk do të shfrytëzohet më për peshkim nga peshkatarët e përhershëm, të cilët prej disa dekadash kanë rinovuar kontratën me Ministrinë e Buqësisë.

Kjo e fundit i ka skualifikuar ata pak kohë më parë, duke ia dhënë mundësinë e firmosjes së kontratës një tjetër personi, i cili sipas peshkatarëve është vëllai i një deputeti të qarkut të Lezhës. Ata bëjnë të ditur se kanë vënë në dijeni edhe Kryeministrin e vendit për këtë problematikë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ky sektor funksiononte në mënyrë në formën e kooperativës dhe falë saj krijoheshin të ardhura për më shumë se 50 familje të zonës.

 





Lajmet e fundit nga