Rama për protestat: Në bulevard edhe turistë të shtirur, lëpijnë e pickojnë tubuesit e sinqertë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Presidenti rus Vladimir Putin ishte ish-oficer i KGB-së. A përbën kjo ndonjë problem? Pushteti Sekret dhe pushteti publik nuk duhet të ngatërrohen, mendon Alexander Andreev.
Gjatë Luftës së Ftohtë ata e kishin shumë shpesh rrugën të hapur për pozicionet më të larta në qeveri. Qoftë në Lindje apo në Perëndim – shefat e shërbimeve sekrete shpesh konsideroheshin si të predestinuar për politikën. Sepse ata kishin dijeni për çështjet më të rëndësishme të pushtetit: cili është pro nesh dhe cili kundër nesh? Dhe kush mund ta destabilizonte rendin shtetëror – nga brenda apo nga jashtë?
Shumë shefë shërbimesh sekrete në poste të larta politike
Pak para përfundimit të Luftës së Ftohtë dy superfuqitë, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik, i bënë dy ish-shefat e shërbimeve të tyre sekrete, krerë shteti. Në vitin 1982 kryetari për një kohë të gjatë i KGB-së Juri Andropov u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PKBS-së dhe Xhorxh Bush (i vjetri), ish-drejtor i CIA-s, fitoi 1988 zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Edhe pas rënies së Bllokut Lindor, kjo traditë vazhdoi: ish-shefi i BND Klaus Kinkel ishte ministër i Jashtëm gjerman, oficeri i KGB-së, Vladimir Putin u bë president, kryeministër dhe përsëri president i Rusisë. Leon Paneta që shërbente si shef shtabi në Shtëpinë e Bardhë u bë më vonë drejtor i CIA-s dhe në fund ministër i Mbrojtjes. Edhe në Bullgari dhe Rumani shefave e shërbimeve sekrete u emëruan si ministra të jashtëm (dhe anasjelltas). Sigurisht këta politikanë nuk mund t’i barazosh të gjithë me njëri-tjetrin. Disa prej tyre – për shembull, Klaus Kinkel ose Leon Panetta – nuk ishin kurrë spiunë profesionale, por më tepër emërime politike për postin kyç të shefit të shërbimit të fshehtë.
Shërbimet sekrete siguronin në Lindje pushtetin
Dallimi më i rëndësishëm, megjithatë, gjendet përgjatë kufirit të ish-konfliktit Lindje-Perëndim. Në vendet ish-komuniste vlente një parim themelor sovjetik që ishte krijuar që nën Leninin dhe Stalinin: kreu i shërbimit sekretit është pika kyç e mbajtjes së pushtetit. Edhe pse ai ishte “vetëm” një nëpunës i KGB-së në Dresden, Vladimir Putini është një shembull se si dikush mund t’i përdorë burimet sekrete për të ndërtuar një pushtet thuajse të pakufizuar politik. Për krahasim spiunët dhe shefat e shërbimeve sekrete në demokracitë perëndimore ishin dhe janë në radhë të parë vjelës informacioni për qeveritë dhe i nënshtrohen mbikëqyrjes publike.
Pavarësisht këtyre dallimeve, mbetet një pyetje interesante: nëse kalimi nga pushteti sekret në atë publik, nga shërbimi sekret në politikë dhe e kundërta janë vërtetë jo problematikë? Të dy fushat janë në disa parime tepër larg njëra-tjetërs. Spiunët janë lojtarë profesionistë në hije, ata janë – thënë në mënyrë të ekzagjeruar – gënjeshtarë profesionistë. Ata nuk mbajnë fjalime, por heshtin. Ata nuk bien në sy dhe nuk kanë nevojë për karizëm. Ata kanë madje të drejtë edhe për të thyer ligjet (sidomos jashtë vendit) për të siguruar avantazhe për vendin e tyre. Kurse politikanët janë persona të legjitimuar me rrugë demokratike që flasin dhe veprojnë në publik dhe të cilët – të paktën teorikisht – nuk gënjejnë dhe nuk duhet të veprojë në mënyrë të paligjshme. Me pak fjalë, sidomos kur është fjala për veprime morale, ata që e kanë mësuar nga e para profesionin e spiunit dhe e kanë praktikuar gjatë viteve, janë vetëm rrallë të përshtatshëm për poste politike – sepse shpesh janë shumë të dëmtuar prej profesionit.
Njohuri të rrezikshme të shërbimeve sekrete
Përveç kësaj drejtuesit e lartë të shërbimeve sekrete kanë informacione të mëdha dominuese. Informacionet e tyre për sekretet kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme, dhe madje edhe për jetën private të politikanëve (kujtojmë këtu përgjimet e bëra nga shërbimi sekret të politikanëve në Bullgari, Poloni dhe Hungari) është një përshpejtues i rrezikshëm për të bërë karrierë në skenën politike.
Përmbledhtazi: merr një spiun të zbehtë pa karizëm që gjithmonë ka vepruar vetëm në prapaskenë, me gënjeshtra dhe mashtrime dhe pa skrupuj kundrejt ligjit dhe elektoratit , dhe instaloje atë në një poste të lartë politik. A doni ju t’ju drejtojë një person i tillë? Unë jo. Vladimir Putini ju përshëndet.
Në qershor të këtij viti Papa Françesku ka parashikuar të zh...
Vitin që lamë pas, “Bankers Petrolium” nuk ka derdhur asnjë ...
Një studim i ri, i kryer në një qendër mjeksore në Boston, s...
Nga Klodian Tomorri (Në dy vitet e fundit deficiti buxhetor ...
Vijojnë reshjet e dëborës në zonën e Korçës, ndërsa raportoh...
Kockat tona mbeten të forta gjatë periudhës së rinisë. Në mo...
Truri i njeriut është me të vërtetë një organ i pabesueshëm,...
Për fëmijët konsumimi i alkoolit përbën një rrezik të vërtet...
Apple nuk mundet të lançojë smartwatch-in e saj të ri në Zvi...
Në këtë ditë të këtij viti Sarajeva feston 70 vjetorin e çli...
Presidenti Barack Obama nxitoi të sigurojë Izraelin se Shtet...
Shqipëria dhe Serbia do të bashkëpunojnë në sektorin doganor...
Modeli më i ri i “Audi” SQ7 pritet që të dalë në treg vitin ...
Nga Artan FUGA Furtuna dhe rreshjet e mbrëmbshme në darkë më...
Vaj ullirit është një yndyrë mono e pangopur, e shijshme që ...
Turqia e ka bllokuar qasjen në Tëitter, Facebook dhe YouTube...
Presioni mbi qeverinë serbe për të kthyer të dyshuarin për k...
Lapsi.al zbulon manipulimin e radhës të Erion Veliajt, minis...
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë paralajmëruar se kërkes...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...