web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kina ia kalon Gjermanisë në eksportin e armëve

16 Mars 2015, 11:00, Ekonomi CNA

Kina e ka tejkaluar Gjermaninë dhe Francën, duke u shndërruar eksportuesi i tretë më i madh në botë i armëve, pas SHBA-ve dhe Rusisë.
Instituti i Stokholmit për Kërkim të Paqes Ndërkombëtare (SIPRI), në raportin vjetor ka thënë se SHBA-të përbëjnë 31 % të eksporteve të armëve në tërë botën gjatë vitit 2014, ndjekur nga Rusia me 27% të këtij tregu.

Kina gjendet shumë prapa me 5% të totalit botëror sa i përket eksportimit të armëve.
Pekini ka kaluar me fare pak Gjermaninë dhe Francën për tu bërë eksportuesi i tretë më i madh në botë i armëve.
SIPRI ka thënë se 41 % e armëve kineze eksportohen në Pakistan, derisa blerësi kryesor i armëve ruse është India, që është edhe importuesi më i madh i armëve në botë.
SHBA-të megjithatë e kanë numrin më të madh të armëve, derisa Koreja e Jugut merr 9% të armëve të eksporteve amerikane.





18:45 Ekonomi

Investimet e mëdha

Ky vit shënon kthesën e madhe në investimet e huaja private ...

18:08 Ekonomi

Zhvlerësimi i euros

Monedha euro ra sot në nivelin më të ulët në 12 vjet kundrej...

Lajmet e fundit nga