Deputeti i PD ngre zërin për Mirditën: Një trevë me histori nuk mund të fshihet, mos guxoni ta prekni
Deputeti i PD, Gjin Gjoni, ka reaguar pas publikimit të la...
Deputeti i PD, Gjin Gjoni, ka reaguar pas publikimit të la...
Euroja ecën pa u ndalur drejt barazimit të vlerës me dollarin. Kjo i ul rreziqet e deflacionit dhe ua lehtëson biznesin eksportuesve. Por ekspertët paralajmërojnë për një luftë monetare.
Së shpejti do ta përjetojmë: për herë të tretë në historinë e saj ende të re euroja do të barazohet në vlerë me dollarin. Që prej vendimit të Bankës Qendrore Evropiane (EZB), për të hedhur që prej marsit në treg, çdo muaj 60 miliardë euro, euroja e ka shpejtuar tatëpjetën e saj. Kështu që është vetëm një çështje kohe, deri kur për një euro do të marrësh vetëm një dollar, ose edhe më pak.
Po euroja e dobët është shumë e mirëpritur, mund të argumentosh tani, sepse ajo i bën më të lira në tregun botëror produktet e eksportuesve evropianë – dhe i bën ato në përgjithësi më konkuruese. Me zhvlerësimin e euros mund të importosh veç kësaj edhe pak inflacion dhe ta mbash nën kontroll rrezikun e deflacionit. Por sikur njëri nga produktet më të rëndësishme të importit, pikërisht nafta, të bëhet edhe më e lirë, ky efekt do të jetë i kufizuar. Veç kësaj, BQE nuk ka asnjë mandat, që me politikën e këmbimit të kursit të nxisë eksportet evropiane. Kështu mendon edhe Anton Börner, president i Shoqatës së Tregtisë së Jashtme (BGA): “Shefi i BQE, Mario Draghi, thotë se italianët dhe spanjollët nuk kanë më mundësi të eksportojnë, sepse euroja është shumë e fortë, pra unë e bëj më të lirë euron. Po me këtë hap bëhen më të lira edhe produktet gjermane. A besoni se dikush do të blejë ndonjë Fiat, ndonjë Peugeot, ose Citroen, kur mund ta blejë edhe një veturë gjermane 20 përqind më lirë?”
Në fillim mungonte kërkesa
Në fillim të karrierës së saj, kur euro ishte vetëm monedhë virtuale, më 4 janar 1999, ajo e kishte vlerën 1,1747 dollarë. Me këtë çmim u tregtua ajo në Sydney, në bursën e parë të madhe, e cila e filloi tregtinë pas ndërrimit të viteve. Por duke qenë se kjo monedhë, deri në futjen e parave reale në vitin 2002 ishte vetëm monedhë virtuale, mungonte kërkesa e investuesve për të, kështu që në 27 janar 2000, euroja ra për herë të parë nën dollarin.
Puna do të vinte edhe më keq: në tetor 2000, për një euro merrje vetëm 82 cent dhe u shqiptuan frikëra se euroja e dobët do të destabilizonte ekonominë botërore. Me futjen në qarkullim pa probleme të parave në dorë në euro, në janar 2002 u shënua kthesa, për të arritur në 15 korrik sërish barazinë me dollarin dhe në korrik 2008, monedha e përbashkët arriti me kuotën 1,60 38 dollarë rekordin e saj të deritashëm.
Por që atëherë vazhdon tatëpjeta dhe euroja nuk ndalet askund, përkundrazi: me politikën e saj monetare edhe Banka Qendrore Amerikane i bën presion shtesë kursit. Javën e ardhshme në Uashington bankierët e Bankës Qendrore Amerikane rreth shefes së FED-it, Janet Yellen, mund të përgatisin ngritjen e parë të interesave që prej shpërthimit të krizës financiare. Shumica e ekspertëve presin që në verë të kemi kthesë në interesat bankare në SHBA dhe besojnë që dollari do të ngjitet që më parë./DW/
Kryeministri i Kinës pranoi rritjen e ngadaltë të ekonomisë ...
Nga Andrea BaranesNë nëntorin e vitit që kaloi, u njoftua “p...
Buxheti i shtetit pritet të arkëtojë rreth 23.5 milionë euro...
Në mënyrë të papritur, kur mendohej se kishte arritur një ni...
Rrjeti i Kërkimeve Ndërkombëtare, (IRN International) dhe Mi...
Në raportin e publikuar nga FMN theksohet se Shqipëria edhe ...
Skemat mbështetëse të bujqësisë këtë vit do të favorizojnë f...
Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha e gjelbër ameri...
Rruga e Arbërit në qarkun e Dibrës do ti jepet me koncesion ...
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ndodhet prej d...
Kompania kanadeze e nxjerrjes së naftës “Bankers Petroleum” ...
Interesat e kredive në lekë kanë zbritur në vlerat më të ulë...
Bankat evropiane Santander dhe Deutsche Bank nuk e kanë kalu...
Monedha euro ra sot në nivelin më të ulët në 12 vjet kundrej...
Banka Qendrore parashkon që dëmet e shkaktuara nga përmbytja...
Shqiptarët kanë shpenzuar më shumë para gjatë muajit shkurt ...
Projekti i Ministrisë së Zhvillimit Urban ‘Menaxhimi i Integ...
Rritja e inflacionit në muajin Shkurt ishte një goditje e pë...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar të martën raportin “...
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...