web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës raporton në Bruksel

5 Mars 2015, 19:11, Ekonomi CNA

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Milo (Lati), ka raportuar ditën e sotme në Bruksel në takimin e 6-te të Nënkomitetit BE-Shqipëri për tregun e brendshëm dhe konkurrencën.

Sipas zyrës së shtypit së këtij autoriteti, në ditën e sotme që përkon me ditën kombëtare të konkurrencës dhe 11 vjetorin e krijimit të Autoritetit të Konkurrencës, Autoriteti merr vlerësimet maksimale nga mbikqyrësit europianë të konkurrencës, lidhur me aktivitetin e institucionit dhe veprimtarinë e tij në drejtim të përafrimit të legjislacionit, rastet hetimore dhe vendimmarrjen e Komisionit të Konkurrencës.

Milo (Lati) informoi Komitetin mbi përafrimin e legjislacionit, zbatimin e Ligjit dhe vendimmarrjen në fushën e konkurrencës, si dhe rritjen dhe forcimin e kapaciteteve administrative të Autoritetit të Konkurrencës.





Lajmet e fundit nga