Sektori privat punëson 345 mijë vetë
Sektori privat jobujqësor punëson rreth 345 mijë shqiptarë, ...
Ministria e Financave ka hedhur poshtë disa komente të mediave të ndryshme, ku sipas saj ato janë jokorrekte, jo reale dhe nuk i referohen shifrave zyrtare të Ministrisë së Financave. Për të sqaruar, jo mediat dhe ata që abuzojnë me shifrat, por publikun dhe institucionet që monitorojnë financat shqiptare, Zyra e Shtypit e Ministrisë së Financave ka publikuar këto të dhëna:
TË ARDHURAT E MBLEDHURA NGA ADMINISTRATA DOGANORE
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar:
Për Janar 2015, të ardhurat nga TVSH-ja në doganë janë 5.8 miliardë lekë ose 11.6 për qind më shumë se plani.
Akcizat:
Të ardhurat gjithsej nga Akciza për Janar 2015 arritën në rreth 1.8 miliardë lekë. Të ardhurat nga kjo taksë janë rritur në masën 10.1% për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014 .
Renta në Eksport :
Të ardhurat nga renta për periudhën janar 2015 janë rreth 620 milionë lekë, 55 për qind më shumë se parashikimi
TË ARDHURAT E MBLEDHURA NGA ADMINISTRATA TATIMORE
Të ardhurat e mbledhura nga administrata Tatimore pa kontributet janë 7.6 miliardë lekë ose 1.4 për qind më shumë se plani .
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar:
Të ardhurat nga TVSH-ja në Tatime janë 4.1 miliardë lekë ose 39.4 për qind më shumë se plani. Krahasuar me një vit më parë këto të ardhura janë rritur me 42.1 për qind (1.2 miliardë lekë më shumë).
Tatimi mbi fitimin:
Të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin janë 393 milionë lekë ose -73.6 për qind më pak se plani për periudhën. Kjo ulje e të ardhurave nga tatimi mbi fitimin nuk ka lidhje aspak me uljen e aktivitetit të bizneseve, por me gjenerimin e deklaratave nga sistemi i ri i IT. Nga janar 2015 filloi funksionimin sistemi i ri i IT, një sistem modern tatimor, ndër më të mirët në Evropën Juglindore, i cili ka sjelle edhe një mënyrë të re të deklarimit tatimor, rrjedhojat e të cili u ndjenë vetëm për muajin janar 2015.
Taksa Nacionale:
Të ardhurat nga Taksat Nacionale janë 1.2 miliardë lekë ose 308.5 për qind më shumë se plani
Ministria e Financave, duke respektuar parimin e saj të transparencës së plotë me të gjithë treguesit fiskalë dhe ato të performancës së ekonomisë, do të vijojë të jetë e hapur për të gjithë ata aktorë që dinë të lexojnë drejt e saktë, jo vetëm si frymë, por edhe zë për zë, arritjet e administratës fiskale, duke u kërkuar, sidomos abuzuesve me shifrat, që vijnë nga media apo politika, të ndikojnë për të ndihmuar dhe jo penguar administratën fiskale, të jenë pjesë e këmbënguljes për të siguruar ritme më të larta të zhvillimit të ekonomisë e të biznesit, që në fund të ditës sjellin më shumë prosperitet për shoqërinë dhe vetë ekonominë shqiptare.
Ministria e Financave është tërësisht e ndërgjegjshme që ka ende hapësira për të përmirësuar administrimin fiskal, për të rritur të hyrat fiskale, për të rritur performancën e administratës fiskale. Të gjitha aksionet e kësaj qeverie shkojnë në këtë drejtim dhe rezultatet sigurisht që do të jenë të dukshme, si në reformat strukturore të ndërmarra e në proces realizimi, ashtu edhe në modernizimin e administratës fiskale dhe të sistemit të saj të mbledhjes së detyrimeve ligjore. Sistemi i ri i instaluar, me një investim prej miliona eurosh, që po zbatohet me shpejtësi, nuk sjell vetëm një përmirësim të komunikimit me sipërmarrjen, por edhe ulje të kostos së tij dhe një klimë më të favorshme të të bërit biznes. Kësaj të fundit nuk i ndihin ?shashkat? tymuese, ngado që ato të vijnë.
Sektori privat jobujqësor punëson rreth 345 mijë shqiptarë, ...
Vlera e shpenzimeve për kompensim për shtresat në nevojë për...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur dyshimet p;r sigurinë...
Në ankandin e zhvilluar sot, u shitën 10.23 miliardë lekë bo...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar rapor...
Të mërkurën në mesditë Leku ka fituar pikë ndaj Dollarit, dh...
Ministria e Financave deklaroi se deri më tani, ka paguar rr...
BQE ka vendosur të nxjerrë në treg një prerje të re me më sh...
BQE ka vendosur të nxjerrë në treg një prerje të re me më sh...
Shqipëria ka dalë nga lista e zezë për pastrimin e parave dh...
Një analizë e fundit tregon për politikën që do të ndjekin B...
Organizata e vendeve prodhuese të naftës, OPEC nuk ka planif...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar ditën e sotme këstin ...
Kompanitë shqiptare në sektorin e ndërtimit dhe shfrytëzimit...
Instituti i Statistikave publikoi diten e sotme rezultatet e...
Shuma e borxhit të përgjithshëm të Kosovës, në fund të vitit...
Klientët kanë tërhequr nga bankat greke 3 miliardë euro nga ...
Banka HSBC njoftoi se 2014 ka qenë një vit sfidash për të, e...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinast...
Niveli i borxhit publik, si në nivel kombëtar, por llogaritu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...