Europa Lindore/Toka e premtuar për investimet kineze?
Në takimin e krerëve të shteteve nga Europa Qendrore, Lindor...
Edhe 25 vjet pas rrëzimit të diktaturës komuniste në Rumani, shumë gjëra nuk dihen. Arbat Schöczi ka botuar tani një libër, i cili nxjerr në pah disa gjëra.
Kur në vitin 1989 shkatërroheshin një pas një diktaturat komuniste në Lindje të Evropës, diktatori rumun Nicolae Ceausescu dukej se e kishte siguruar paprekshmërinë e tij. Në fillim të viteve 1970 ai e kishte organizuar shtetin sipas modelit të Koresë së Veriut. Pozicionet kyçe në Partinë Komuniste dhe në shtet i kishte zënë me anëtarë të familjes, apo me njerëzit më lojalë. Bashkëshortja e tij Elena ishte zëvendëskryeministrja e parë, djali Nicu ishte planifikuar si “trashëgimtar” i tij. Policia famëkeqe Securitate dukej e pathyeshme.
Radiot dhe televizionet e huaja ishin mundësia e vetme që Rumania të mësojë se çfarë po ndodh në vend dhe në vendet e tjera komuniste. Radio Free Europe, Voice of America, BBC dhe DW kanë qenë zyrtarisht të ndaluara, por janë dëgjuar në forma sekrete. Gjithnjë e më shpesh në programin në gjuhën rumune janë lexuar letra të shkruara nga njerëz të dëshpëruar totalisht – të cilët bënin përpjekje të iknin jashtë vendit.
“Revolat fetare shndërrohen në politike”
Një prej të rrallëve, të cilët ngritën zërin kundër politikës së Ceausescut, ishte prifti i reformuar Laszlo Tëkes në Temishvari. Si pjesëtar i minoritetit hungarez në Rumani ai kritikonte gjatë ligjëratave të tij fetare “sistematizimin” e vendit. Ceausescu i kishte shkatërruar 7000 fshatra, me qëllim që të ndërtojë qendra të mëdha bujqësore. Në këtë mënyrë u shkatërrua praktikisht fshatarësia. Tëkes shumë shpejt e kuptoi se në këtë mënyrë cënohet edhe ekzistenca e minoritetit hungarez. Pakënaqësitë e tij i ka shprehur edhe në një intervistë të bërë nga dy gazetarë kanadezë dhe mbajtur sekret deri në verën e vitit 1989, kur u emetua në televizionin hungarez.
Ceausescu u ekzekutua me 25 dhjetor
Kjo intervistë shqetësoi tejmase krerët partiakë në Rumani. Raportet edhe ashtu të ngarkuara historike mes Rumanisë dhe Hungarisë u tendosën edhe më shumë. Ceausescu kritikoi Budapestën për komplot dhe vendosi që Tëkesin ta largojë nga Temishvari. Me 15 dhjetor u mblodhën qindra njerëz para shtëpisë së priftit për ta mbrojtur nga Securitate. Solidariteti u përhap edhe në vendet e tjera, që përfundoi në një kryengritje kundër diktatorit. “Një protestë me motive feje u shndërrua në protestë politike gjithërumune”, thotë Radu Preda, profesor i teologjisë dhe drejtor i Institutit rumun për studimin e komunizmit IICMER.
Shtatë raketa të drejtuara kundër Hungarisë
Intervista me Tëkes ëshë organizuar nga gazetari hungarezo-kanadez Arpad Szëczi. Në librin e tij “Timisoara – The Real Story Behind the Romanian Revolution”, Szëczi përshkruan se si është bërë kjo intervistë. Botimi i tretë i librit, në gjuhën angleze dhe hungareze, i përkthyer tani edhe në rumanisht dhe i prezantuar në Temishvar, ka shkaktuar reagime të shumta kundërthënëse në Rumani. Pas hulumtimeve të shumta në arkivat e shërbimeve sekrete në Rumani dhe Hungari, autori ka gjetur informacione, që botohen për herë të parë: Ceausescu kishte urdhëquar armatën në pjesët perëndimore që të drejtojë raketat kundër Hungarisë, me qëllim që të godasë në rast të ndonjë ndërhyrjeje.
Gazetari Arpad Szöczi
Szëczi, i cili aktualsisht jeton në Berlin si gazetar i TV, shpjegon për DW edhe detajet: “Këto informacione për raketat i ka regjistruar një oficer i shërbimeve sekrete hungareze. Ato i ka konfirmuar edhe kryeministri i atëhershëm hungarez Miklos Nemeth”. Burimet hungareze thonë se fjala ishte për raketa të prodhimit kinez, të cilat Rumania i kishte blerë përmes ndërmjetësuesve arabë. Objektivi: centrali atomik hungarez në Paks. Nemeth (kryeminstër në peridhën 1988-1990) ishte një prej figurave kyçe në periudhën e ndryshimeve dhe rënien e perdes së hekurt. Ai i ka konfirmuar këto të dhëna në bisedën me Szëczi. Shkatërrimi i këtij centrali do të kishte pasoja të ngjashme me ato të katastrofës së Çernobilit me 1986. Nemeth kishte biseduar në atë kohë me udhëheqësinë polake dhe presidentin e Bashkimit Sovjetik Mihail Gorbaçov për mundësitë e largimit të Ceausescut nga pushteti. Ai kishte kontaktuar edhe gjeneralin rumun Victor Stanculescu, i cili ka luajtur rol vendimtar në rrëzimin e Ceausescut.
Agjentët hungarezë në Rumani
Autori ka zbuluar se shërbimi sekret hungarez kishte dërguar në Rumani edhe dhjetëra agjentë në vitin 1989, njëri prej tyre me qëllim që të mbrojë priftin Tëkes. Interesante është që Szëczi deri tani nuk ka gjetur asnjë informacin të këtillë në arkivat e Securitate. Duket se aksionet kundër Tëkes kanë qenë kaq sekrete, saqë nuk janë mbajtur as shënime. “Asnjë fjalë nuk ka as për sulmin me 2 nëntor të vitit 1989 kundër Tëkes nga katër persona të maskuar dhe të armatosur me thika. Besohet se ata kanë qenë agjentë rumunë”, thotë Szëczi.
Libri i autorit hungarez Arpad Szëczi, në gjuhën rumune, do të prezantohet në Temishvar me 19 dhjetor. Ai pasqyron fillimin e rrëzimit të përgjakshëm të diktaturës komuniste. Vlerësohet se gjatë trazirave janë vrarë mbi 1000 persona. Me 22 dhjetor 1989 Nicolae Ceasescu dhe gruaja e tij Elena kanë ikur nga Bukureshti me një helikopterr. Por të njëjtën ditë janë arrestuar dhe me 25 dhjetor janë ekzekutuar.
Në takimin e krerëve të shteteve nga Europa Qendrore, Lindor...
Mustafa Nano ka shkruar sërish për promovimin e librit të Bl...
Nga Sali BERISHAEdvin Kristaq Rama, i semuri psiqik paranoja...
Rikthimi i aksionit të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik K...
Kompania e Shpërndarjes së Energjisë (OSSHE) do të nisë në v...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj u shp...
Nje debat midis kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit te PD, ...
Një studimi i prezantuar nga European Society of Cardiology,...
“Mendimet negative te përsëritura” vijnë si pasoje e ankthit...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i cilësoi “zhgënjyese dhe des...
Ndërsa Kryeministri Edi Rama informoi për nënshkrimin e marr...
Gjatë një konference për shtyp, Facebook njoftoi se do të zb...
Të paktën 130 persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm i t...
Ambasadori gjerman i akredituar në Tiranë Helmut Hoffman e k...
Aktorja e mirënjohur, Eva Alikaj duket se i është rikthyer p...
Ahmet Doda, i moshuari që vrau nipin e vet 20-vjeçar paradit...
Rruga Tiranë- Elbasan vazhdon prej katër ditësh tashmë të mb...
Një libwr me poezi pritet t’ju dhurohet miqve dhe shokeve te...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...