Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Si arsyetojnë? Cfarë ka prapa mendimit krijues? Përse nuk lindin më ?koka? si Leonardo? Po çfarë kanë të përbashkët njerëz që janë kaq të ndryshëm? Talentin mbinatyror? Apo një kuocient të lartë inteligjence? Pra, cila do të ishte shifra e gjenialitetit? ?Gjeniu është i tillë për arritjet e tij të paharrueshme, apo më saktë për krijimin e diçkaje origjinale, materiale apo mendore, që shkakton admirim dhe vlerësim. Të gjithë gjenitë janë jashtëzakonisht shumë krijues dhe pjellorë. Nuk kanë vetëm një ide të mirë, por një ortek të tërë ?
Bota ka një nevojë të madhe për gjeni. Kurrë, si në kohëra krizash, mendjet që shkëlqejnë kanë aftësinë që të sjellin një kthesë, një zhvillim. Nëse të kaluarën kërkoheshin shenjtët për të bërë mrekullira, sot besohet tek mendjet e mëdha inteligjente. Rrënja e fjalës gjeni, nga latinishtja genere, pra ?të gjenerosh?, në fakt flet vetë. Gjenitë janë në gjendje të krijojnë ide madhështore, për të cilat askush tjetër nuk kishte menduar më parë, dhe pas të cilave është e pamundur të kthehesh pas në kohë. Janë vizionarë, inovatorë, pionierë.
Mjafton të mendosh se sa e ndryshme do të ishte historia pa ta. Nuk do të kishim njohur asnjëherë mendimin e Platonit apo Aristotelit, nuk do të kishim parë kryevepra si kapela Sistine e Mikelanxhelos, nuk do të kishim dëgjuar asnjëherë Simfoninë e Pestë të Bethovenit apo nuk do të kishim lexuar Komedinë Hyjnore të Dantes.
Pa gjeni si Isak Njutoni, Galileo Galilei apo Carls Darvini do të besonim ende që toka është e sheshtë, Dielli rrotullohet përreth nesh dhe Zoti krijoi njeriun sipas pamjes së tij, ditën e gjashtë. Nuk do të kishim as edhe një ide të largët të universit, nëse nuk do të kish lindur Albert Ajnshtaini. Dhe duhet të falënderojmë shpikës si Tomas Edisoni, Nikola Tesla, Alan Turingu, çdo herë që përdorim abazhurë, kompjutera, radio, telefona celularë dhe teknologji të tjera.
Mendje superkrijuese
Po çfarë kanë të përbashkët njerëz që janë kaq të ndryshëm? Talentin mbinatyror? Apo një kuocient të lartë inteligjence? Pra, cila do të ishte shifra e gjenialitetit? ?Gjeniu është i tillë për arritjet e tij të paharrueshme, apo më saktë për krijimin e dickaje origjinale, materiale apo mendore, që shkakton admirim dhe vlerësim të ekspertëve të fushës dhe shpesh herë nga e gjithë bota?, thotë Edoardo Boncinelli, profesor i Filozofisë në Universitetin Vita-Salute San Raffaele të Milanos. Pra, e përbashkëta e të gjithëve këtyre është krijueshmëria e spikatur.
?Të gjithë gjenitë janë jashtëzakonisht shumë krijues dhe pjellorë?, vazhdon Boncinelli. ?Nuk kanë vetëm një ide të mirë, por një ortek të tërë?. Marrim për shembull një fenomen të padiskutueshëm si Volfgang Amadeus Moxart. Filloi të kompozojë muzikë kur ishte 5 vjeç, një moshë kur normalisht fëmijët nisin të shkarravisin gërmat e para: kur vdiq në moshën 35 vjeç, në 1791, kishte kompozuar qindra pjesë. Ajo që e dallon gjeniun nga thjeshtë ?personi krijues? është se rezultatet e të parit hapin një rrugë të re, lënë shenjë një herë e përgjithmonë.
Mendimi magjik
Janë formuluar shumë teori mbi mendimin krijues. Sipas disa psikologëve, iluminimi paraprihet nga një fazë përgatitore (gjatë të cilës formulohet problemi) dhe nga një fazë inkubacioni (gjatë të cilës ndodh një elaborim i pandërgjegjshëm), deri kur mbërrihet tek ?shpërthimi?. Një tjetër shkollë mendimi thotë që mendjet krijuese polarizohen mes dy skajeve: të ashtuquajturit ?inovatorë konceptualë?, gjenitë e rinj, ata që bëjnë kërcime të spikatur në disiplinën e tyre, duke shënuar një frakturë të dukshme me të kaluarën; dhe ?inovatorët eksperimentues?, domethënë ata që vazhdojnë me prova dhe me gabime deri kur arrijnë perfeksionin në moshë të pjekur.
Sido që të jetë, krijueshmëria është ngushtësisht e lidhur me aftësinë për të arsyetuar jashtë skemave. ?Think different?, thoshte slogani i famshëm i Steve Jobs. Ta quajmë mendimi anësor, divergjent, analogjik. ?Në thelb, është aftësia për të bërë asociime të pazakontë, të bashkosh elementë të largët mes tyre dhe të krijosh diçka që nuk është bërë më parë?, thotë Alberto Oliverio, neurobiolog i Universitetit La Sapienza, në Romë. ?Ky lloj arsyetimi ndodh zakonisht në hemisferën e djathtë, ndërkohë që në të majtën mbizotëron mendimi logjik-racional?.
Shkëndija
Po si ndodh shkëndija? Në vitet e fundit, neuroshkencat janë përpjekur t?i japin përgjigje pyetjes më intriguese. ?Nga një pikëpamje biologjike, njerëzit gjenialë kanë një veprimtari shumë intensive në nivel strukturash të thella?, shpjegon Oliverio. ?Këto sillen si një lloj mbështjellëseje idesh: dërgojnë vazhdimisht në drejtim të korteksit, deri kur ky përzgjedh ato të duhurat?. Një grup studiuesish të universitetit të Cikagos kanë arritur të fotografojnë ?blicin? e gjeniut: kur mbërrin, ndizet një zonë e lokalizuar në lobin e djathtë. Në revistën shkencore PLOS Biology shkencëtarët e kanë quajtur pika ?E?, si Eureka!, thirrja e Arkimedit tek dilte lakuriq nga vaska e banjës së tij, kur gjeti parimin e trupave notues. ?Procesi krijues favorizohet nga një nivel i ulët aktiviteti mendor, një si lloj gjumi me sy hapur. Artistë dhe shpikës janë më të aftë të ecin sipas mendimeve primarë, ku mbizotërojnë fantazia, vizionet e ëndrrave, analogjitë e lira?, shpjegon Oliverio.
Për këtë arsye idetë më të mira vijnë atëherë kur i pret më pak. Truri përfiton nga qëndrimi stand-by për t?i përftuar. Veç kësaj, është e mundur që mendjet e mëdha të kenë diçka strukturalisht të ndryshme. Në fundin e viteve nëntëdhjetë, studimi i trurit të Ajnshtainit sugjeroi një farë shtytjeje. Për habi, truri i tij rezultoi më i vogël (afro 1200 gramë peshë, krahasuar me 1500 që është mesatarja), por kishte lobin ballor veçanërisht të zhvilluar dhe mungonte një çarje, e ashtuquajtura ?e çara e Silvios?, që mund të ketë favorizuar një komunikim më të mirë mes zonave të trurit.
Veç kësaj, shkencëtari mendohet të ketë patur një numër më të madh qelizash gliale, që çojnë ushqyes tek neuronet, një korteks cerebral më të hollë, por me një dendësi më të madhe, dhe disa zona më të gjera krahasuar me trurin normal. E vështirë të mendosh që këta pak dallime kanë mjaftuar për ta bërë një gjeni absolut. Ndoshta duhet të kënaqemi me atë që thoshte ai vetë: ?Nuk kam asnjë talent të veçantë. Jam thjeshtë thellësisht kurioz?.
Megjithatë, disa kërkime shkencorë sugjerojnë që, ndonëse dimensionet e trurit nuk janë një faktor shumë i madh për inteligjencën e një personi, diferencën ndoshta e bën vëllimi i materies gri në disa zona të korteksit, sidomos në zonën paraballore (vendi i mendimit kompleks, i personalitetit dhe i aftësisë për planifikim dhe koordinim).
Jashtë kohe
Një gjendje gjithësesi shumë e rrallë, aq sa ka nga ata që mendojnë se era e gjenive të mëdhenj ka marrë fund një herë e përgjithmonë. Gjenitë bashkëkohorë, sidomos ata në fushën e shkencës, duhet të jenë të superspecializuar dhe të ngjisin shkallë shumë të larta përpara se ?të ngjiten mbi shpatullat e gjigandëve?.
Si mund të ekzistojë sot një figurë eklektike, brilante në 360 gradë, si Leonardo, që ishte piktor, skulptor, arkitekt, inxhinier, anatomist, muzikant dhe shpikës? ?Gjeniu universal ka qenë gjithmonë më shumë unik se sa i rrallë?, thotë Oliverio. ?Në pjesën dërrmuese të rasteve, spikat një anë e vetme e inteligjencës, e llojit logjik-matematik apo artistik-letrar, por kultivimi i interesave të tjerë, përtej disiplinës së cilës i përket, mbetet stimuli më i fortë për krijueshmërinë?.
Nëse duam të rilancojmë atë që një herë e një kohë e quanim ?gjeniu italik?, duhet t?ia nisim pikërisht prej këtu. Duhet t?u mësojmë fëmijëve dashurinë për kulturën. Duhet t?i ndihmojmë të zhvillojnë fantazinë, krijueshmërinë dhe antikonformizmin. Për të menduar si të mëdhenjtë duhet dhe pakëz marrëzi. T?i lëmë të ëndërrojnë. Ndoshta një ditë, njëri prej tyre, do të dijë sërish se si ta ndryshojë botën. /Focus/bota.al
Zyrtarisht Oppo R5 është smartfoni më i hollë në botë. Ai ës...
Ettore LiviniAlfa dhe omega. Fillimi dhe fundi. Këtu ka lind...
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri tha se qeveria...
1- Në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mëso...
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi se të ardhurat ...
Zëdhënësja Nebijaj denoncon rastin e të zgjedhurit të Edi Ra...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me ftesë të kan...
Gjykata e Sarandës ka dënuar me dy vite burg Agron Canen. Ky...
Shkarkimet nga puna në administratë për ata që nuk paguajnë ...
Flitet se kjo ide është hedhur për tu përshtatur më shumë me...
Me siguri që produkti i fundit i Xiaomi nuk do të shihet si ...
Duke ndërthurur sportiven me luksin, kompania suedeze “Gray ...
Sa i madh do të jetë kubi yt? Qindra metra apo mijëra metra?...
Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Lushnje, pasi aku...
Ne Pogradec me 12 dhe 13 Dhjetor festohet per te 10-tin vit ...
Daniel Graf, i cili mbante postin e shefit të produkteve në ...
Shoqata per Mbrojtjen e te Larguarve nga Administrata, ka zh...
Komiteti i Inteligjencës së Senatit publikoi dje një raport ...
Një studente 27-vjeçare është dënuar me 6 muaj burg nga Gjyk...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...