Detaje nga të shtënat me armë në Sarandë/ Dyshohet për atentat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me ftesë të kancelares Angela Merkel, mori pjesë në kongresin e 27-të CDU-së që u zhvillua në Këln. Në këtë kongres, kancelarja Merkel u rikonfirmua për të tretën herë në krye të CDU. Të ftuar në kongresin e CDU ishin liderë të partive të qendrës dhe qendrës së djathtë të BE, drejtues të PPE dhe të institucioneve të BE.
Ndërsa e ka uruar për rizgjedhjen kancelaren Merkel, z.Basha e konsideroi atë shembull frymëzimi për çdo lider që synim të punës dhe aktivitetit politik ka zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve. Z.Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që kancelarja Merkel i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit euro-atlantik dhe europian dhe në procesin e liberalizimit të vizave, ku qëndrimi i Gjermanisë ishte vendimtar për Shqipërinë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë mbështetjen e drejtuesve të lartë të CDU-së për përpjekjet e PD në mbrojtje të standardeve demokratike të arritura në Shqipëri.
Në takimet që kryetari i Partisë Demokratike ka pasur me drejtues të lartë të CDU, Partisë Popullore Europiane dhe të institucioneve të BE është shprehur shqetësimi për gjendjen e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Bashkëbiseduesit theksuan se cënimi i pavarësisë së institucioneve, moszbatimi i vendimeve të gjykatave dhe sjellja në kundërshtim të hapur me normat e shtetit ligjor janë të papranueshme për vendet demokratike dhe veçanërisht për vende që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian. Ata shprehën mospajtimin e tyre të plotë për infiltrimin në administratë dhe në Kuvend të personave të inkriminuar, të cilët përdorën dhunën dhe kërcënimet për të sulmuar opozitën në parlament, me skenarë të orkestruar.
Z.Basha theksoi se pavarësisht krizës së rëndë parlamentare dhe të demokracisë në vend si rezultat i veprimeve të dyshes Rama-Meta, Partia Demokratike është angazhuar fuqishëm për të gjetur rrugët e rikthimit të kushtetuetshmërisë dhe normalizimit të jetës parlamentare.
Në këtë kuadër edhe në Këln bashkëbiseduesit diskutuan mbi propozimet e Partisë Demokratike për një marrëveshje politike shumicë – opozitë që do i jepte fund shkeljes së Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe mohimit të instrumenteve të mbikqyrjes parlamentare si dhe do të adresonte çështjen e mprehtë të mekanizmit që promovon krimin deri në Kuvendin e Shqipërisë.
Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se pavarësisht përpjekjeve të opozitës, për fat të keq, dyshja Rama-Meta ka refuzuar deri tani cdo angazhim në këtë drejtim, duke pretenduar herë se nuk ka dijeni për cështjet e ngritura nga opozita e herë se kushtet e opozitës tashmë qenkan plotësuar.
Kjo mungesë reflektimi nga drejtuesit e shumicës është një tregues i mungesës së deritanishme të vullnetit politik nga kryeministri Rama për të marrë përgjegjësinë që i takon për këtë situatë të krijuar në vend.
Nga ana tjetër, kreu i opozitës vlerësoi dhe mirëpriti angazhimin e përfaqësuesve politikë të së djathtës dhe të majtës në Parlamentin Europian, të cilët duke vlerësuar me shqetësim situatën politike në Shqipëri kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar në adresimin e krizës parlamentare në vend.
Intensifikimi i bashkëpunimit mes PD dhe CDU ishte temë e rëndësishme e takimeve të z.Basha me drejtues të lartë të kristian ? demokratëve gjermanë. Kryetari i PD dhe drejtues të CDU dhe Fondacionit Konrad Adenauer kanë diskutuar mbi bashkëpunimin dhe mbështetjen për Partinë Demokratike dhe rolin e saj në integrimin europian të Shqipërisë. Projekte konkrete në drejtim të trajnimit dhe zgjerimit të kapaciteteve të Partisë Demokratike si dhe hartimit të një programi në funksion të alternativës fituese për Partinë Demokratike janë prioritetet e bashkëpunimit mes dy partive simotra PD dhe CDU.
Gjykata e Sarandës ka dënuar me dy vite burg Agron Canen. Ky...
Shkarkimet nga puna në administratë për ata që nuk paguajnë ...
Flitet se kjo ide është hedhur për tu përshtatur më shumë me...
Me siguri që produkti i fundit i Xiaomi nuk do të shihet si ...
Duke ndërthurur sportiven me luksin, kompania suedeze “Gray ...
Sa i madh do të jetë kubi yt? Qindra metra apo mijëra metra?...
Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Lushnje, pasi aku...
Ne Pogradec me 12 dhe 13 Dhjetor festohet per te 10-tin vit ...
Daniel Graf, i cili mbante postin e shefit të produkteve në ...
Shoqata per Mbrojtjen e te Larguarve nga Administrata, ka zh...
Komiteti i Inteligjencës së Senatit publikoi dje një raport ...
Një studente 27-vjeçare është dënuar me 6 muaj burg nga Gjyk...
Sipas një raporti nga Gamasutra është ndarë nga jeta në mosh...
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Florian Ra...
Kemi dëgjuar shumë histori të shpërthimit të baterive të tel...
Deputetët demokratë të komisionit të Çështjeve Sociale dhe d...
Kryetari i Partise Demorkatike Lulzim Basha ne nje postim ne...
Mandatet e deputetëve të opozitës bëhen “nul” me 12 janar, n...
Policia e Tiranës ka arrestuar së fundmi disa persona, të ci...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen numër ...
Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, shtetasi G. R....
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...