web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përndiqte pedagogun/ 6 muaj burg studentes

10 Dhjetor 2014, 10:31, Aktualitet CNA

Një studente 27-vjeçare është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi prej katër vitesh përndiqte ish-pedagogun e saj të kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë.
Studentja Inelda. Z, ishte denoncuar nga pedagogu dhe bashkëshortja e tij, pasi i përndiqte prej kohësh.
Ajo i merrte në telefon, herë pas herë u shkonte te shtëpia, u dilte në rrugë dhe i shante e kërcënonte.
Madje, njëherë i kishte dalë para gruas së pedagogut në fjalë, duke aluduar se ajo mund të pësonte aksident, ose një keqtrajtim që mund t?i bëhej djalit të vet.
Për këtë arsye, Gjykata e Tiranës e ka dënuar atë me 6 muaj burg, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar 1 vit burg.





Lajmet e fundit nga