web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD përkujton 8 dhjetorin 1990

8 Dhjetor 2014, 11:47, Aktualitet CNA

Partia Demokratike përkujtoi 8 Dhjetorin 1990 në një forum të hapur me të rinj të organizuar në qytetin Studenti në Tiranë, atje ku 24 vite më parë nisi lëvizja që çoi në përmbysjen e regjimit komunist.
Me një panel të gërshetuar mes disa prej protagonistëve të lëvizjes dhe enrave të rinj që i janë bashkuar Partisë Demokratike, kreu demokrat Lulzim Basha gjatë fjalës së tij tha se ?sot nderojmë kujtimin e studentëve të dhjetorit që u ngritën për të drejtat e tyre, që luftuan për lirinë e tyre?.
Basha u shpreh se studentët e dhjetorit ia dolën të gjunjëzonin regjimin e së keqes. Basha tha se tek ky kinoteatër gjendjen sot rrënjët e lirisë.
?Aty bota mbarë kuptoi vokacionin perëndimor të Shqipërisë. Ndaj vijmë këtu çdo 8 dhjetor, për të përkujtuar me nderim Lëvizjen e 8 Dhjetorit.
Në këtë pelegrinazh të përjetshëm, vijmë këtu se këtu janë rrënjët tona të lirisë, këtu ra diktatura më e egër. Këtu nisi rrugëtimi i Shqipërisë së lirë, nderimi dhe lartësimi i të vrarëve, këtu lëshoi rrënjët e para dinjiteti i njeriut të lirë, këtu lindi PD forca e ndryshimeve të mëdha euriopianizuese, ky kampus është ?Meka? dhe Jeruzalemi? i lirisë dhe demokracisë shqiptare. Qyteti Studentit është tempull lire për shqiptarët brez pas brezi, studentët e dhjetorit janë krenaria jonë?, tha Basha.
Sipas tij, nëse duhet folur për Rilindje, pikërisht rilindja e vërtetë e Shqipërisë është realizuar në 8 Dhjetor.
Duke shprehur mirënjohje për studentët, pedagogët dhe intelektualet, ata që e shndërruan 8 Dhjetorin, në një lëvizje mbarkombëtare, Basha vlerësoi lart edhe rolin e Azem Hajdarit, liderit të dhjetorit.
?Esenca e lëvizjes ishe përbashkuese, jo përçarëse. Ishte rebelim kundër varfërisë shtypjes, rebelim që donte të merrte me vete në rrugët e së ardhmes nënat, baballarët e kombit, i bëri të kuptonin të gjithë njerëzit komunizmin. Ishte lëvizje atdhetare, solli shëndet për një komb të dhunuar. Drejtimi shpëtimtar i lëvizjes së kombit. Liria themel dhe substancë e antikomunizmit.
Më 8 dhjetor bashkohet rinia me lirnë si për të na treguar se liria është rinore dhe rinorja është flaka e pashuar e lirisë. Nderojën Azem Hajdarin shembullin e lëvizjes së madhe përballë hakmarrjes së forcave të vjetra, përkulemi para veprës dhe kujtimit të tij?, tha ai.
Duke u ndalur tek aktualiteti politik, kreu demokrat tha se të rriturit me idealet e këtyre studentëve, aty ku edhe u vetëpërfshi refuzojnë të kthehen pas tek e shkuara. Ai i bëri apel kryeministrit Rama e Meta të distancohen nga trashëgimia e Enver Hoxhës.
?Ne të rritur me trashëgiminë e studentëve refuzojmë çdo kthim mbrapa drejt së vjetrës, së shkuarës dhe së keqes. Tendencat e kthimit të oligarkisë në vend të sundimit të ligjit janë në kundërshtim flagrant me vlerat tona. Këto janë antidhjetori, antirinia. Nuk pajtohemi me shtetin policor në vend të atij të së të drejtës.
Nuk pranojmë rehabilitimin e figurës së Enver Hoxhës, askush nuk mund të vijë me Enverin duke porositur të tunden portretet e tij. Enveri dhe diktatura, tirania e tij nuk mund të ndryshojmë kurrë. Ne sot i bëjmë thirjre Ramës dhe Metës të heqin dorë nga trashëgimia e Enverit?, u shpreh Kryetari i PD-së.
Në vijim ai shtoi se sot njerëz të paditur kanë kapur pushtetin dhe me forcën e pushtetit po u marrin lirinë dhe frymën njerëzve të ditur.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte një nga të ftuarit në panel, në krah të Arben Imamit dhe Eduard Selamit.
Duke iu drejtuar të pranishmëve në sallë, Berisha nuk ka nguruar të hedhë akuza të forta dhe fyerje ndaj Kryeministrit Edi Rama, ndërsa paralajmëroi se bijtë e etërve mizorë do të rrëzohen njëlloj sikundër ndodhi 24 vite më parë.
?A mundet studentët vetëm tia dilnin në krye? Jo nuk dua t?ju zhgënjej miqtë e mi. Atë që bënë ata nuk mund ta bënin askush, por pa bashkimin e Tiranës, punëtorëve të Tiranës, të ndërrmarjeve të Tiranës që vërshuan në mënyrë të paimagjinueshme të mbronin e mbështesnin studentët, diktatura do bënte cdo gjë të gjenin një zgjidhje. Vërshimi masiv i punonjësve të Tiranës i shndërroi këtë qytet në kështjellën e vërtëtë e të pamposhtur të lirisë?.
?Ramiz Alia na solli një mesazh, mos ngrini dy gishtat se do jua thyej. Këtë mesazh na dha bastard Edi Rama gjatë fushatës elektorale. Në shenjë urrejtje atërore, shembi monumentin e dy gishtave në qytetin e Kavajës.
Le të betohemi këtu në këtë qytet se ne sot pas 24 vjetëve me dy gishtat lart do rezervojmë fatin e etërve tuaj.
Dhe kjo është ky është nderimi më i madh i nderimit të ?90. Le ti themi Edi Ramës se ne që përmbysëm bustin e diktatorit edhe bustet e e diktatorëve të gjallë shumë shpejt do përmbysim bustet e diktatorëve të rinj të Edi Ramës e të tjerë, që dekoruan këto ditë mbi 1 mijë ekzekutorë xhelatë armiq vetëm për të nderuar kohën e tyre.
Dhjetori është muaji që duhet të ngrihemi fuqishëm kundër kësaj klike. Kam besim të madh te rinia, se përsëri shpejt do thotë fjalën e saj. Nderim Azem Handarit, tribunit triumfator, studentëve që përmbysën bustin, studentëve sot që do përballen me bijtë e etërve mizorë dhe do i rrëzojnë ata?, tha Berisha
Arben Imami, një nga protagonistët e lëvizjes Dhjetor 1990, në atë kohë petagog në Universitetin e Arteve, solli në vëmenje dy parrullat në 24 vite më parë ushtonin në Qytetin Studenti.
?Liri-Demokraci dhe E duam Shqipërinë si gjithë Europa, ishin dy thirrjet që ushtonin në atë kohë. Shqipëria ishte pjesë e Europës dhe shqiptarët nuk kërkonin në atë kohë të hanin cimcakiza apo të pinin koka-kola, por donin në ndjeheshin europianë, të lëviznin lirshëm sikundër ndodh sot, të arsimoheshin sikundër ndodh sot, pra të ndjeheshin të lirë?, theksoi Imami.
Eduard Selami, një tjetër protagonist i Dhjetor ?90 ka drejtuar një apel për të gjithë të rinjtë që të angazhohen fuqishëm, pasi në këtë mënyrë do i shërbejnë vendit të tyre.
Selami në vijim vlerësoi rolin e Azem Hajdarit dhe Gramoz Pashkos në lëvizjen e Dhjetor ?90, ndërsa shprehu një falenderim për të gjithë ata shqiptarë që 24 vite më parë mbështetën fuqishëm lëvizjen studentore.
?Në 1990 fituam sepse shpresa vrau frikën?, tha Selami.





Lajmet e fundit nga