web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arvizu: Enver Hoxha monstër

18 Nëntor 2014, 23:00, Aktualitet CNA

Pak ore pasi e quajti fotografinë e Enver Hoxhës si fyerje për shqiptaret në festimet e 70 vjetorit të çlirimit të Tiranës, ambasadori i SHBA në Shqiperi, Aleksandër Arvizu, ka deklaruar në emisionin ?Tonight Ilva Tare?, se Enver Hoxha ka qenë një monstër që ka sjellë vetëm vuajtje për popullin shqiptar dhe është për të ardhur keq që shikon të rinj me grushtin lart apo me foto të Enver Hoxhës në festimet për 70-vjetorin e çlirimit.

?Po ndiqja ceremoninë dhe po e shihja në televizor dhe pashë gjithë kabinetin, kryetarin e kuvendit, personat qe mbanin foto të Enver Hoxhës, dhe thashe se kjo është një qeveri që ka punuar kaq fort dhe ka bërë një punë shumë të mirë përsa i përket projektimit të një imazhi pro eruopian për statusin në BE dhe arriti që të ishtë vizita e Papës dhe fjalët në fakt ishin të miat. Stafi ime më tha që kjo fjala e fundit ?një fyerje për shqiptarët është e forte? dhe unë thashë që ashtu dua që të jetë e fortë.

Kjo është një deklaratë serioze. Kjo është e rëndësishme që SHBA të mbajë një qëndrim të qartë për një çështje të tillë. Ky ka qenë një monstër që ka sjellë vuajtje. Nuk ka asgjë për ta glorifikuar, dhe shumë prej sfidave janë trashëgimi e Enver Hoxhës, kjo quhet ?Enverizëm?, këtë e shohim edhe të të majtët por edhe të të djathtët.

Është e vështirë që të mund të vlerësosh se cilat janë motivimet, unë thjesht nuk e di, por SHBA kanë besim te kjo qeveri, edhe qeveria e mëparshme që nuk kanë asnjë marrëdhënie me Hoxhën dhe trashëgimin që ai përfaqëson. Por disa prej këtyre pleqëve shfaqen sërish, por nuk është shqetësimi i personave 80 vjeç, por janë të rinjtë. Më kujtohet imazhi i atyre fëmijëve me grushtin dhe kjo është vërtet një fyerje?, tha ai.





Lajmet e fundit nga