Nuk ka pse të kemi më frikë. Burgu e ka zbutur
Ja çfarë shkruante New York Times ditën kur Hitleri doli nga...
Prokurorët në gjyqet e Agimit të Artë pretendojnë se grupi kishte kryer therje të deleve për të praktikuar teknikat e thikës, mbanin raketëhedhës dhe po stërviteshin për t?u futur në parlament me tanke. Dëshmia e dhënë nga njëri prej ish pjesëtarëve të organizatës, i shndërruar në informator të Prokurorisë ? në lidhje me ideologjinë e kësaj partie, metodat e stërvitjes dhe planet e të ardhmes ? është thjeshtë e tmerrshme
Neonazistët grekë të Agimit të Artë kanë qenë shumë më të frikshëm, nga sa e kishte imagjinuar shumëkush. Kështu e titullon raportin e tij Yiannis Baboulias, gazetari investigativ grek, të cilin e ka botuar në revistën prestigjoze amerikane Foreign Policy. Sipas artikullit të tij, dëshmia e dhënë nga njëri prej ish pjesëtarëve të organizatës, i shndërruar në informator të Prokurorisë ? në lidhje me ideologjinë e kësaj partie, metodat e stërvitjes dhe planet e të ardhmes ? është thjeshtë e tmerrshme.
Sipas tij, ?Agimi i Artë kishte rekrutuar një kasap për të stërvitur pjesëtarët e tij në artin e përdorimit të thikës, me qëllim neutralizimin e kundërshtarëve. Anëtarë të partisë merrnin pjesë në therje masive të deleve, në forma të ndryshme përreth rajonit të Atikës, i cili përfshin Athinën dhe rrethinat e saj, me qëllim që të mësonin si të godisnin direkt e në qafë?. Sipas dëshmitarit, po ky kasap kishte siguruar furnizimin me armë të pjesëtarëve.
Më tej, në artikullin e tij për Foreign Policy, Baboulias shkruan se sipas dëshmitarit, të gjithë këto stërvitje kryeshin me qëllim që ?të përmbysej qeveria e Greqisë?. Një kujtesë kjo, se sa pak i vetëdijësuar ishte publiku grek për aftësitë operacionale të Agimit të Artë. ?Ata na thonin vazhdimisht se kishin ndërmend të hynin në parlament me tanke?, kishte rrëfyer i penduari.
Raporti i prokurorëve, të cilin revista amerikane thotë se e disponon, është hartuar përpara daljes para gjyqit të dhjetëra anëtarëve të Agimit të Artë, nën akuza që variojnë nga trafiku njerëzor, deri tek vrasjet. Dhe në pragun e seancave të para gjyqësore që pritet të nisin në mesin e nëntorit, hetuesit kanë zbuluar se ky grup kishte ambicie më të mëdha dhe më të frikshme, nga sa kishin imagjinuar edhe armiqtë e tyre më cinikë. Dhe, pavarësisht objektivave të karakterit revolucionar, lidhjet e tyre me koalicionin në qeverisje ishin shumë më të ngushta nga sa kishte kuptuar publiku në Greqi.
Më tej, revista e amerikane ka publikuar një historik të shkurtër të Agimit të Artë, një organizatë e krijuar në mesin e viteve 1980. E cila do t?i shpalonte pak kohë më vonë ambiciet e saj të vërteta. Organizata që, edhe pasi hyri në politikë, mbeti gjithësesi një aktor skajor, duke mos marrë asnjëherë më shumë se 1% të votave, kthesën e madhe e realizoi në vitin 2010, atëherë kur kishte pllakosur kriza financiare globale, pasojat e të cilës goditën vecanërisht rëndë Greqinë. Me papunësinë që rritej me ritme të paprecedentë, Agimi i Artë arriti të joshë gjithnjë e më shumë njerëz që po humbisnin shpresën, dhe udhëhoqi pakënaqësinë antiqeveritare. Pas kësaj, në vitet e ardhshëm mediat greke dhe ato ndërkombëtare do të ishin të mbushura me lajme sulmesh të dhunshëm të kësaj organizate ndaj imigrantëve dhe majtistëve, me retorikën e fortë nacionaliste dhe në fund, suksesin elektoral: Agimi i Artë shkaktoi tronditje në gjithë Europën në vitin 2012, kur fitoi 18 vende në Parlament, me afro 7 % të votave.
Kjo ishte ngjitja e shpejtë e Agimit të Artë. Rënia e organizatës, sipas Foreign Policy, filloi në shtator të 2013-ës, kur një person me emrin Giorgos Roupakias vrau me thikë muzikanin antifashist grek, Pavlos Fyssas. Megjithëse vrasësi mohoi fillimisht lidhjet e tij me Agimin e Artë, fotografitë dhe pamjet filmike që dolën më vonë ishin prova të pakundërshtueshme për të kundërtën. Aksioni që pasoi këtë ngjarje ishte i menjëhershëm dhe i paprecedentë: Të gjithë deputetët dhe më shumë se 60 anëtarë të partisë tashmë përballen me një sërë akuzash, dhe 30 anëtarë janë të ndaluar, duke përfshirë dhe themeluesin dhe udhëheqësin historik, Nikolaos Michaloliakos.
Në artikulliun e tij, gazetari grek shkruan se ?operacioni kundër Agimit të Artë mund të ketë filluar me një hetim për vrasje, por fotografitë, pamjet filmike dhe rregjistrimet telefonikë treguan se anëtarët e partisë janë të përfshirë në një rrjet veprimtarish kriminale, që nga zotërimi i armëve të zjarrit dhe eksplozivëve, deri tek pastrimi i parave, trafiku njerëzor dhe sulmet ndaj personave. Shumë anëtarë përballen me akuzën për vrasjen e muzikantit, duke përfshirë edhe një deputet, Ioannis Lagos, që akuzohet se ka qenë porositësi.
Më tej, pasi shkruan në detaje në lidhje me ngjarje të ndryshme që hedhin dritë mbi veprimtarinë e Agimit të Artë, por sidomos mbi lidhjet e tij me shumë pjesëtarë të koalicionit qeverisës të asaj kohe, Baboulias shkruan se pasojat e gjyqeve që pritet të nisin do të jenë të forta. Ndërkohë që ekonomia greke ka treguar shumë pak shenja përmirësimi të dukshëm, e teksa opozita po bën thirrje për zgjedhje të parakohshme vitin që vjen, duket se Samaras do të përpiqet që të kapitalizojë prej suksesit të prokurorisë. Kryeministri është mburrur se është ai njeriu që rrëzoi Agimin e Artë, duke i quajtur ?simpatizues të nazistëve? gjatë një fjalimi këtë vit si dhe duke denoncuar ideologjinë e tyre. ?Gjaku, sakrificat dhe kujtesa jonë historike fyhen dhunshëm prej atyre që sot mbajnë simbolet e nazizmit?, deklaronte ai.
Për Greqinë, ka përfunduar Baboulias, ?muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë. Pjesa e mbetur e aktivistëve të Agimit të Artë pothuajse ka rënë në heshtje. Por, sulme më të vegjël po ndodhin në të gjithë Athinën, kundër aktivistëve të LGBT dhe majtistëve, teksa disa thonë se mbështetësit e Agimit të Artë vazhdojnë të vijnë vërdallë rrugëve. A do të zbehet apo zhduket kjo dhunë e rrugës, apo do të rikthehet më e fortë? Shumë gjëra do të varen nëse prokurorët do të kenë sukses atje ku politikanët dështuan: në shpërbërjen e asaj që u rrit dhe u bë partia më e madhe neonaziste në Europë?.
Ja çfarë shkruante New York Times ditën kur Hitleri doli nga...
Nicholas J. Cull, David Culbert, David WelchCitimi i mëposht...
Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona, të cilët dysho...
Investitorët potencialë ndërkombëtarë nuk po e shohin Kosovë...
Një tjetër event mjaft i bukur që do të mbahet për herë të p...
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror...
Një 37-vjeçar nga Gramshi është ekzekutuar pranë banesës së ...
Forcat e policisë gjatë një operacioni të realizuar mbrëmjen...
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka vendosur të sjellë në ...
Dy punonjës të Inspektoriat Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ja...
Në burgun e Fushë-Krujës 25-vjeçarit Kostandin Xhuvani i ësh...
Një ngjarje e shëmtuar dhe perverse ka ndodhur mesnatën e mb...
Gjyqtari Bardhyl Dhamo është gjetur i vdekur në banesën e ve...
“Vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama është histori...
Sven Saksalber ka ngritur kështu një mullar të lartë me kash...
Shumë femra dhe meshkuj janë të dhënë pas aromës së parfumev...
Në një-vjetorin e vdekjes së ish-deputetit demokrat, Sokol O...
Florenc Hoxha është qëlluar me thikë gjatë mbrëmjes së djesh...
Një tjetër shqiptar ka tronditur Italinë.Bëhet fjalë për 53-...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...