web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kastriot Myftaraj, leter te hapur Adriatik Llalles

16 Nëntor 2014, 23:00, Aktualitet CNA

Letër e hapur Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë

Z. Prokuror i Përgjithshëm

Njeriu që sot është Kryeministër, z. Edi Rama, në librin e tij ?Refleksione? denoncon si veprimtari terroriste pikërisht atë ngjarje të cilën e nderon sot si kultin historik të Qeverisë së tij, Luftën Antifashiste Nacional-çlirimtare. Ato që thuhen në atë libër nuk mund të shpërfillen nga pikëpamja e ligjit penal, si shprehje opinionesh të lira. Se pastaj z. Prokuror i Përgjithshëm, të tjerët kanë të drejtë që ta konsiderojnë z. Rama kryetar të një organizate terroriste, të kamufluar si parti politike, e cila vazhdon luftën civile në vend me mjete të tjera, dhe të ndërmarrin veprimet adekuate për ta shpëtuar Shqipërinë nga ky përbindësh historik. Libri ka pasur disa ribotime prandaj z. Rama, nuk përfiton as nga amnistitë e bëra që nga ajo kohë, as nga afati i parashkrimit të ligjit penal. Në këtë manifest që mban autorësinë e Kryeministrit dhe kryetarit të sotëm të PS-së, partisë në pushtet, thuhet: ?Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë.?(Edi Rama & Ardian Klosi, ?Refleksione?, Shtëpia botuese ?Albania?, Tiranë 1992, f. 180-181)
Pra, ajo që sot Kryeministri Edi Rama e përkujton si Luftë Antifashiste Nacional-çlirimtare, këtu quhet Luftë Civile, e drejtuar nga terroristë të huaj. Gjithashtu, më tutje në këtë manifest thuhet: ?Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhëtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencies e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonëshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokumentacionit për këto nyje të rëndësishme të historisë sonë do t? i kthente Shqipërisë figurat e demokratëve, do t? i kthente në jetën normale njerëzit e ndershëm dhe do t? u tregonte vendin inkuizitorëve, që na e bënë atdheun të pabanueshëm dhe që sot bashkojnë zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për demokraci.?(Edi Rama & Ardian Klosi, ?Refleksione?, Shtëpia botuese ?Albania?, Tiranë 1992, f. 181)
Më tutje, në manifest, për Kongresin e Përmetit, që tashmë Rama e quan një ngjarje kulmore të Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare, thuhet: ?Për ata që mund ta kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhet me një referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Përmetit me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike.? (Edi Rama dhe Ardian Klosi, ?Refleksione?, Shtëpia botuese ?Albania?, Tiranë 1992, f. 182)
Në këtë libër ata që për Kryeministrin Rama sot janë dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe në nder të të cilëve ai vendos kurora me lule në varrezat e tyre, quhen gjaku i rremë në themel të kolltuqeve të pushtetarëve komunistë. Në fillim të librit thuhet: ?U ulëm të zbërthenim mitologjinë e 28 mijë dëshmorëve. Gjaku i rremë në themel të kolltuqeve nisi tërmetin?. (Edi Rama & Ardian Klosi, ?Refleksione?, Shtëpia botuese ?Albania?, Tiranë 1992, f. 7)
Në këtë manifest Edi Rama e konsideron Partinë e Punës së Shqipërisë një organizatë terrroriste, që e ka origjinën te Partia Komuniste që organizoi luftën civile. Ai shkruan se duhet bërë: ?Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë t? ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që kanë humbur besimin. Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s? mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme.? (Edi Rama & Ardian Klosi, ?Refleksione?, Shtëpia botuese ?Albania?, Tiranë 1992, f. 184)
Pra, Edi Rama del kundër mënyrës se si u bë transformimi i PPSH në PS, duke u ndryshuar emri, dhe kërkon që PPSH të nxirret jashtë ligjit për shkak se ajo është një organizatë terroriste që vetëm sa ka ndryshuar emrin e saj për herë të dytë: ?Kemi mendimin se për këtë problem po ndodhemi sërish te një dëshirë e pakontrolluar për pushtet; pikërisht tek ajo që siç thamë më lart i shtyu komunistët në 1942-43 të nxisnin luftën civile. Nisur nga kjo, me të drejtë çdo demokrati i mbetet të denoncojë rrezikun e njohur të degjenerimit të demokracisë në demagogji.?(Edi Rama & Ardian Klosi, ?Refleksione?, Shtëpia botuese ?Albania?, Tiranë 1992, f. 184)
Sipas këtij manifesti, z. Prokuror i Përgjithshëm, të shkruar nga Kryeministri i sotëm, del se sot Shqipërinë e sundon një organizatë terroriste e kamufluar, që është PS e drejtuar pikërisht nga Edi Rama, autori i këtij manifesti. Prandaj, z.Prokurori i Përgjithshëm, ju keni detyrë të bëni njërën nga dy gjërat, ose të filloni një çështje penale ndaj z. Rama për ato që ka shkruar në këtë libër, ose të urdhëroni ndalimin e festimeve për të ashtuquajturën Luftë Antifashiste Nacional-çlirimtare, si veprimtari terroriste.
Nëse ju nuk bëni asnjërën nga këto gjëra, z. Prokuror i Përgjithshëm, unë rezervoj të drejtën që në veprimtarinë time t? i konsideroj të shfuqizuara të gjitha ato dispozita të Kodit Penal që mbrojnë Qeverinë ?Rama? nga veprimet për përmbysjen e saj. 

Kastriot Myftaraj





Lajmet e fundit nga