Miqte dhe shoket: Nje kenge per Sokolin
Miqte dhe shoket e Sokolit ne nje vjetorin e ndarjes tragjik...
Elvi FUNDO
Qyteti i Korcës së fundi po mer fytyrën që prej kohësh kërkonte ti jepte ish-kryebashkiaku Niko Peleshi. Projektet dhe punët e tij po vazhdohen ende edhe sot nga kreu i ri i Bashkisë, Sotiraq Filo. Ky i fundit më shumë sësa kyetar është drejtori dhe roja i punëve që urdhëron Peleshi.
Investimet e kryera në Korcë, po e kthejnë atë në të vetmin qytet pa sheshe, me bulevarde të ngushtuara duke zbatuar cdo ditë tezat e ish kryebashkiakut Niko Peleshi, i cili mendimet e tij i ka kthyer në një projekt që po sjell një qytet vetëm me rrugica, me rrugë më një sens kalimi, dhe fatkeqsisht qyteti i serenatave po kthehet në qytet me trafik dhe i rrëmujshëm, përkundrejt qetësisë dhe lirshmërisë që ofrontë në levizjë.
Por problemi i parë ka lindur më ndërtimin e një pedonaleje në Korcë, e cila është ndërtuar nga Bashkia, duke mbyllur një nga bulevardet kryesore të qytetit. Kjo pedonale e cila kapi një investim rreth 1 milion dollarë, tashmë është totalish jashtë funksionimt të saj të vërtetë apo atë cfarë duhet të jetë një pedonalë në të vërtetë. Kudo në ballkan dhe europë, pedonalet janë zonat më të rahura nga këmbesorët, pedonalet e qëndrave të qyteteve si në rastin e Korcës, kanë më mijëra këmbësorë në ditë, janë zona që vazhdojnë disa kilometra, kanë dyqanet e firmave më prestigjoze në botë, restorante që ofrojnë gatime nga më të ndryshmet, kanë kinema apo qëndra biznesi, të cilat e bëjnë zonën më atraktive dhe tu shkelur intensivisht nga qytetarët. Pra një ndërthurje e biznesit me shërbimet dhe nevojat e banorëve apo njërzve që vizitojnë zonën përkatëse.
Këto lloj pedonalesh të frekuentuara masivisht bësojmë që dhe vetë ish kryebashkiaku i ka parë në Gjermani, ku ai ka emigruar dhe punuar si pjatalarës apo pastrues restorantessh. Pra për shkak të punës, ka pasur mundësinë të shofë nga afër se cfarë ofron një pedonalë në shtetin Gjerman. Por shëmbuj të tjera ka plot edhe afër Korcës, sesi funksionon dhe ku ndërtohet një pedonale. Një zgjidhje perfekte sot ka Manastiri (Bitola), ku gjatë gjithë ditës dhe deri në orët e vona të natës pedonalja është me rritëm ka lëvizje dhe ofron atë që vetë qytetarët kërkojnë.
Nga ana tjetë kemi një pedonale të ndërtuar nga Peleshi në Korcë e cila ashtu sic e përmenda dhe më lart, nuk shërben për asgje, vecse i ka rritur fitimet miqve dhe ortakëve të tij në ndonjë nga lokalet në qëndër të pedonalës, ku janë ndërtuar edhe cadra pa leje, apo tenda të cilat nuk paguajnë taksa sepse janë miq dhe ortakë të ish kryebashkiakut. Pa haruar të theksojmë edhe një skandal tjetër ku shtrivanin e vetëm në pedonale e komandojnë po ortakët e Peleshit, pra mbajnë celsat dhe e vendosin në fuinksion sipas dëshirës.
Kjo është e vetmja copë e pedonales që ka aktivitet dhe pjesa tjetër është totalisht jashtë funksioni, e braktisur dhe thjesht shërben si një trotuar i madhe për disa njërëz që shkojnë për të blerë në pazar produkte më cmime më të lira.
Dyqanet janë gati në falimentim, një prej bizneseve na thotë se nuk ka pune, xhiroja është sa për të mbajtur derën hapur. Nuk ka fluks levizjeje nga njerzit. Më ndërtimin e pedonales puna na rënë me 70% shprehet një tjetër biznesmen. Ndërkohë dikush tjetër thekson se janë bërë vetëm kafe, kafe, kafe e klube pafund.
Kjo është ajo që ofron pedonalja 1 milion dollarë e Niko Peleshit dhe klientelës të tij që e ndërtoi. Pra një pedonale jashtë funksionit, dhe e braktisur nga qytetarët. Ndryshe nga sa shikon në qytetet më periferike të ballkanit ku pedonalet kanë jetë dhe janë zemra e qytetit. Korca e ka pasur gjithmonë pedonalën e saj e cila është nga Bulevard Republika tek Parku Rinia, ku së fundi po kryhet një investim, por që nga pas ka interesa klienteliste të Niko Peleshit dhe ortakëve dhe sekserëve të tij në biznese.
Qytetarët e Korcës janë shembull për pagimin e taksave, energjisë, ujit etj, por me paratë që ata paguajnë si taksa në vend të një zhvillimi real dhe investime infrastrukturore në funksion të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të zonave vërtet të prekshme nga njerzit, sot po shohin se taksat e tyre përdoren për investime të pa menduara.
Rasti i pedonales në Korcë është shëmbulli më i dukshëm sesi mund të investosh 1 milion dollarë dhe gjithcka të ngelet jashtë funksionit dhe të falimentojë edhe ato pak biznese që i kishin ngelur vërtet, njërës prej zonave më të shkelura në qytet që tashmë me bllokimin dhe kthimin në pedonale është thjesht skena e disa koncerteve nga fëmijët e shkollave.
Pra kemi dy fytyra pedonaleje të cilat i shihni në foto. Foto e pare ne pedonalen në Manastir (Bitola) që ka një fluks të madh njerzish, foto e dyte nga pedonalja në Korcë që është kthyer në rrugën ku shumohën qentë. Ky është ndryshimi i njerzve që projektojnë dhe investojnë në interes të qytetarëve dhe atyre që investojnë për interesa klienteliste që nuk i sjellin asgjë qytetit, thjesht shtojnë fitimet e tyre.
Miqte dhe shoket e Sokolit ne nje vjetorin e ndarjes tragjik...
Prokurorët në gjyqet e Agimit të Artë pretendojnë se grupi k...
Ja çfarë shkruante New York Times ditën kur Hitleri doli nga...
Nicholas J. Cull, David Culbert, David WelchCitimi i mëposht...
Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona, të cilët dysho...
Investitorët potencialë ndërkombëtarë nuk po e shohin Kosovë...
Një tjetër event mjaft i bukur që do të mbahet për herë të p...
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror...
Një 37-vjeçar nga Gramshi është ekzekutuar pranë banesës së ...
Forcat e policisë gjatë një operacioni të realizuar mbrëmjen...
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka vendosur të sjellë në ...
Dy punonjës të Inspektoriat Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ja...
Në burgun e Fushë-Krujës 25-vjeçarit Kostandin Xhuvani i ësh...
Një ngjarje e shëmtuar dhe perverse ka ndodhur mesnatën e mb...
Gjyqtari Bardhyl Dhamo është gjetur i vdekur në banesën e ve...
“Vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama është histori...
Sven Saksalber ka ngritur kështu një mullar të lartë me kash...
Shumë femra dhe meshkuj janë të dhënë pas aromës së parfumev...
Në një-vjetorin e vdekjes së ish-deputetit demokrat, Sokol O...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...