web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tahiri: Pranga kush vjedh energjinë

26 Tetor 2014, 23:00, Politikë CNA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ritheksoi angazhimin e Qeverisë për të luftuar informalitetin dhe paligjshmërinë. Tahiri u ndal tek fakti se dhunuesit e shkelësit e ligjit deri më tani nuk janë ndëshkuar, por janë lënë të lirë, duke i bënë kështu apel drejtësisë të ndëshkojë shkelësit e ligjit.

?Është prioritet absolut beteja mbi informalitetin dhe paligjshmërinë, pasi ky është armiku më i madh i shtetit, shoqërisë dhe ligjit. Energjia s?do të trajtohet më si mall pa zot. Në 23 qershor u votua që të mos të ketë të preferuar.

Krimet ndaj mjediset, janë krime ndaj të ardhmes. Janë 2467 vepra penale të evidentuara, por vetëm 86 vetë vuajtën burg, pasi ka gjyqtarë që e kanë kthyer në pazar, dhënien e drejtësisë?, u shpreh ministri Tahiri.

Në vijim ai shtoi se Shqipëria informale dhe paligjshmëria duhet të marrin fund njëherë e mirë, ndaj Policia e Shtetit do të jetë në krye të detyrës për ta bërë të mundur?.

Deklaratat ministri i Brendshëm i bëri gjatë takimit të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve ku u lancua nisja e operacionit të OSSHEE dhe Policisë së Shtetit kundër fenomenit të vjedhjes së energjisë elektrike.

Tahiri u shpreh se tashmë ka ardhur koha që energjia elektrike të mos trajtohet më si mall pa zot.

?Nëse dëgjoni që do ju thonë se po ndërtojmë një shtet policor, kuptoni që janë ata që deri dje nuk bënë shtetin kur ishin në pushtet. Ne thjesht vendosëm bashkë me qytetarët në 23 qershor të zbatojmë ligjin që ishte në fuqi edhe kur ne nuk ishim në krye të këtij vendi.

Pavarësisht se ka gjyqtarë që e kanë kthyer në pazar dhënin e drejtësisë, kjo nuk duhet të na dekurajojë. Kush ndërton pa leje, kush pret pyjet, kush vjedh energjinë në mënyrë sistematike nuk duhet të ketë të njëjtat të drejta me qytetarët që e zbatojnë ligjin?, deklaroi ministri Tahiri.

Një paralajmërim, Tahiri drejtoi edhe ndaj punonjësve të OSSHEE, për të cilët tha se policia kriminale do të mbledhë të dhëna për cilindo prej tyre përsa i takon ushtrimit të detyrës.

?Nuk do të ketë ndëshkime vetëm për ata individë që vjedhin energjinë, por edhe ndaj atyre punonjësve të kompanisë që bashkëpunojnë me hajdutët e energjisë?, theksoi ai.

I pranishëm në konferencë, Drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Cipa  theksoi se edhe në këtë rast Policia e Shtetit do jetë në krye të detyrës, për të bashkëpunuar me punonjësit e OSHEE-së dhe Prokurorinë në evidentimin e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike.

?Kemi një plan të posaçëm mbi evidentimin ndërprerjen dhe hetimin e personave apo subjekteve private që vjedhin energjinë. Ky është një proces që konsiston në raportimin e punonjësve të OSHE për personat që vjedhin energjinë, për linja të dyta ata do të evidentojnë abonentët e rregullt, ata pa kontrata si dhe vjedhësit. Bashkëpunim edhe me policinë për të hetuar dhe arrestuar këta persona?, shtoi ai.

Sipas Cipës, ?Policia e Shtetit do të jetë në krye të detyrës, rikthejmë autoritetin e shtetit dhe përmirësojmë financat?.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermolena Felaj tha se vjedhja e energjisë elektrike cënon shërbimin e furnizimit me energji, si dhe rrit barrën për taksapaguesit.

Sipas Felaj, ky veprim duhet të ndëshkohet si çdo vjedhje tjetër, ndërsa kërkoi bashkëpunim edhe me drejtësinë për të vënë para përgjegjësisë vjedhësit.

?Vjedhja e energjisë elektrike cenon edhe shërbimin furnizimit të energjisë elektrike. Si pasojë e vjedhjes rritet barra për taksapaguesit, dhe ky veprim duhet të ndëshkohet si ço vjedhje tjetër. Ka vite që tolerohet vjedhja e energjisë.

Janë të ndryshme mënyrat sesi vidhet energjia elektrike, dhe për këtë nevojitet një ndërhyrje efikase e operatorëve të shpërndarjes dhe të Policisë së Shtetit për të luftuar këtë dokument. Në mjaft raste ajo që faktohet në terren, humbet rrugën, pasi nuk dokumentohet siç duhet?, tha Felaj.

Felaj u ndal edhe në ndryshimet në ligjin për ndërtimet e paligjshme, duke paralajmëruar se masat ndaj këtij fenomeni do të ashpërsohen.

Në këtë kuadër, Felaj tha se të ndryshimet parashikojnë që të gjithë ata që ndërtojnë në mënyrë të paligjshme në tokën e tyre do të dënohen deri në 1 vit burg, ndërsa ata që ndërtojnë në tokën e tjetrit apo në tokë publike do të dënohen nga 1 deri në 5 vjet,





Lajmet e fundit nga