Berisha: Protesta studentore si qëndrim frymezues ndaj padrejtësive
ish-kryeministri Sali Berisha ka mbeshtetur protestat e stud...
Sistemi energjitik në vend ndodhet në një situatë kritike për shkak të vjedhjes së energjisë elektrike.
Kështu u shpreh ministri i Energjitikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri gjatë lancimit të planit operacional kundër vjedhjes së energjisë në përfundim të afaktit 5 ditor ndaj atyre që Kryeministri i cilësoi si hajdutët e energjisë.
Ndërsa falenderoi Kryeministrin për mbështetjen dhe masat e marra për frenimin e këtij fenomeni, Gjiknuri thekson se kjo terapi kaq e nevojshme është vetëm faza e parë
?Jemi përpara një situate kritike të vjedhjes së energjisë. Falenderoj kryeministrin, jo për shkak kortezie, por për rëndësinë që i ka dhënë mesazhit për të luftuar abuzimet në sistemin e energjisë. Kjo terapi kaq e nevojshme është faza e parë, ka plagë të thella?, u shpreh Gjiknuri.
Në konferencën me temë ?Takimi kombëtar, Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike?, Gjiknuri ka sqaruar arsyet sepse sistemi energjetik ndodhet në këtë situatë.
Sipas tij, Qeveria Rama gjeti një kufomë energjitike, një borxh që arrinte deri në 1.1 miliardë dollarë. Në këtë kuadër, Gjiknuri tha se kjo situatë gjithashtu ka ardhur për shkak të privatizimit të dështuar të sektorit të shpërndarjes së energjisë, pasi para privatizimit niveli i humbjeve ishte 34 % humbje, ndërsa pas privatizimit kaloi 45%.
?Në vend gjetëm një kufomë energjetike, gjetëm një borxh që arrinte deri në 1.1 mld dollarë kjo për shkak të privatizimit të dështuar. Para privatizimit niveli i humbjeve ishte 34 %, ndërsa pas privatizimit mbi 45%. Duhet të shmangim kolapsin, ky aksion është terapi e nevojshme kundër këtij tumori?, theksoi Gjiknuri.
Duke u ndalur në marrëveshjen me CEZ për zgjidhjen e konfliktit, Gjiknuri theksoi se sistemi energjetik kërkonte investime dhe nëse nuk mernim masa, vitin tjetër sistemi shkonte në kolaps. Në këtë kuadër ai shtoi se marrëveshja ishte për t?i hapur rrugë investimeve aq të nevojshme.
?Sistemi energjetik kërkonte investime dhe nëse nuk merrnim masa në vitin tjetër sistemi shkonte në kolaps. Bëmë zgjidhjen më të mirë me marrëveshjen me CEZ. Marrëveshja me CEZ ishte për t?i hapur rrugë investimeve?, shtoi Gjiknuri.
Në vijim ai u ndal tek reformat që do të ndërmerren në sistemin energjitik. Ai theksoi se do të merren masa drastike që faturat për energjinë elektrike të paguhen, duke filluar që nga drejtuesit e administratave.
?Ky është momenti të bëhen reforma të thella. Gjeja e parë bëmë transparencë. Pas çlirimit nga konflikti ligjor hapëm rrugën për investime. Me të vërtetë ka probleme, por do të marrim masa drastike për pagimin e energjisë. Në vitet në vijim sektori të kthehet në fitim prurës?, u shpreh Gjiknuri.
Ministri i Energjetikës e Industrisë shtoi gjithashtu se do të ketë ndjekje penale edhe për punonjësit e sistemit të energjisë të cilët abuzojnë dhe ndihmojnë shkelësit që vjedhin. Më tej ai ka prezantuar edhe një nga risitë që mund të vendosen në sistemin e energjisë siç është çmimi më i ulët i energjisë gjatë natës.
?Ndjekje penale jo vetëm atyre që vjedhin, por edhe bashkëpunëtorëve të tyre brenda sistemit. Projektligji i ri për sistemin e energjisë është gati. Nga viti tjetër mbi 40% e sistemit do të jetë e liberalizuar. Kjo do të ulë barrën e publikut duke ulur tarifat. Energjia me çmim më të lirë do të jetë gjatë natës?, shtoi Gjiknuri.
Për Administratorin e sistemit të shpërndarjes Arben Seferi, humbjet në rrjet ishin në nivele të mëdha, sikundër edhe abuzimet, ndërsa 80% e rrjetit ishte e amortizuar. Me marrjen e masave nga qeveria aktuale, Seferi tha se në një vit qeverisje janë ulur ndjeshëm humbjet në rrjet.
?Niveli i humbjeve në rrjet ishte i madh. Gati gjysma e energjisë humbej në rrejt. 80% e rrejturi ishte e amortizuar. Gjetëm kabina të shkatërruara. Në magazina gjetëm vetëm 6300 mates të papërdorshëm.
Jashtë funksionit gjetëm edhe laboratorët për matjen. Evidentuam po ashtu edhe një gropë financiare. Një pjesë e faturistëve plotësonin blloqet nga lokalet apo shtëpitë, edhe duke marrë ryshfetin nga vjedhësin e energjisë. Çdo muaj faturat paguheshin nga më pak se gjysma e abonentëve.
U përballëm me një numër të madh rastesh abuzimesh, mbifaturimesh, etj. Të gjitha këto shtonin radhën e ankesave në zyrat tona.
Hapësira të mëdha abuzimi u krijuan edhe kur u hoq faturimi afrofe. Thyerjet e matësve në këtë kohë u bënë masive.
Gjatë një viti në qeverisje kemi bërë shumë, por kemi ende shumë për të bërë. Rritëm vlerën totale të arkëtimeve. Dhe po punojmë për t?i dhënë fund abuzimeve.
Në total humbjen ranë në nivele të ndjeshme. Nga janari në shtator 2014 situata është krahasuar ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë?, tha Seferi.
Ministria e Energjisë lancoi planin operacional kundër vjedhjes së energjisë. Pas përfundimit të afatit që qeveria ju kishte lënë atyre bizneseve dhe personave të tjerë, që vjedhin energjinë elektrike, pritet që nga dita e sotme të fillojë një operacion i gjerë në gjithë vendin, ku përveç punonjësve të OST do të jenë të angazhuar dhe qindra forca policie.
ish-kryeministri Sali Berisha ka mbeshtetur protestat e stud...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk do të presë më kan...
Ish-Ministri socilaist i Financave Arben Malaj, ka pohuar se...
Deklarata për shtyp e deputetit të PS, Ervin BushatiShqipëri...
Deklaratë e Grida Dumës ku dënohet ndalimi me forcë i aktivi...
Deputetët e Partisë Demokratike denoncojnë ndryshimet në Kod...
Grupi Parlamentar i Partise Socialiste i mbledhur nen drejti...
Deputeti Florjon Mima shprehet në favor të ligjit por dënon ...
Nga Mero BazeLulzim Basha nuk thotë ndonjë gjë për t’u kriti...
Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim BashaVen...
Nga Spartak NgjelaGjithmonë ka pasur e do të kete gjithashtu...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i kërkon Presidentit Nish...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ka dërguar presidenti...
Nga Sali BERISHAÇlirimi i Kosovës, marrëveshjet historike mi...
Deputetja e Partise Demokratike Mesila Doda, nje nga zerat m...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit përmes një komenti në rrjeti...
Deputeti Gent Strazimiri denoncon korrupsionin me lejimin e ...
Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve të bashkohen në ...
Në krye të Bankës së Shqipërisë mund të jetë një femër shqip...
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...